Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-12, 21:59   #35
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ismail Kadare

Sapo komiteti i Nobel konfirmoi se Kadare ėshtė kandidat potencial pėr ēmimin Nobel njė pjesė e madhe e medias shqiptare, nė vend qė tė promovonte vlerat qė bart Kadare dhe vepra e tij, tradita jonė kulturore dhe identiteti ynė evropian, – nisėn njė fushatė tė ethshme denigrimi, fyerjesh dhe akuzash nga mė tė ashprat kundėr… Kadaresė. Nga AFRIM KRASNIQI
Mė 8 tetor 2012 Akademia suedeze do tė japė ēmimin Nobel nė mjekėsi, mė 12 tetor jepet ēmimi Nobel pėr paqen dhe brenda javės pasuese shpallet fituesi i ēmimit edhe nė letėrsi. Secila datė pėrbėn njė ngjarje kulmore globale nė fushėn pėrkatėse.
Sytė e tė gjithė qytetarėve tė interesuar nė mbarė botėn drejtohen nga zarfi i mbyllur me emrin e fituesit, emėr qė pas kėsaj hyn nė histori. Pėr shtetet, kombet dhe popujt e mėsuar me fitues tė rregullt ēmimesh, njė kurorė mė shumė ėshtė njė konfirmim mė shumė nė supermacinė kulturore dhe shkencore. Pėr vendet, kombet dhe popujt e vegjėl akti fitues tejkalon ēdo festė tjetėr dhe fiksohet si arritje historike, simbol dhe pasuri kombėtare.
Shqiptarėt kanė njė raport tė brishtė dhe gati dramatike me Nobel-in. E para dhe deri tani e vetmja fituese e ēmimit Nobel pėr Paqe ishte Nėnė Tereza (1979), njė shqiptare e lindur nė Shkup. Dhėnia e ēmimit ishte moment festiv pėr tė gjithė adhuruesit e paqes dhe lirisė, por jo pėr shtetin dhe vendin qė i pėrket. Regjimi komunist bojkotoi nderimin e saj, i refuzoi qytetarėve njohjen e Nenė Terezės dhe e ndaloi atė tė vizitojė Shqipėrinė, madje edhe pjesėmarrjen nė varrimin e nėnės sė saj.
I dyti nderim (gjysmė)shqiptar ėshtė shkencėtari Ferid Murati (1998). Deri momentin e nderimit emri i tij ishte i panjohur nė botėn shqiptare, por pas marrjes sė ēmimit tė gjithė vrapuan tė marrin diēka nga madhėshtia e tij. U nderua nga Universiteti i Tiranės (1999), Presidenti i Shqipėrisė (1999), Akademia e Shkencave (2000) dhe posta shqiptare (2000). Faqja zyrtare e Nobel pranon pėrkatėsinė shqiptare tė Nėnė Terezės, kurse tek rasti i dr. Muratit nuk reflektohet asnjė e dhėnė shqiptare.
Nė 111 vite tė tjera tė ekzistencės sė ēmimit Nobel ka pasur edhe raste tė tjera tė pėrfshirjes ose pėrfaqėsimit tė elementėve shqiptarė, por deri tani pa sukses tė dukshėm. Nė krye tė kėtij bilanci tė brishtė vjen rasti i shkrimtarit Ismail Kadare, prej vitesh kandidat zyrtar pėr cmimin Nobel nė letėrsi.
Kadare pėrfaqėson mė shumė se kushdo tjetėr gjithēka tė ēmuar nė kulturėn dhe artin shqiptar; ai ėshtė botuar nė mė shumė se 40 vende dhe pėrkthyer nė mė shumė se 30 gjuhė tė ndryshme. Kadare ėshtė anėtar i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike tė Francės (1996); si dhe ka fituar ēmime tė shumta prestigjioze pėrfshirė ēmimin Princ i Asturias (2009), dhe ēmimin ndėrkombėtar Man Booker (2005). Njėherėsh ai gėzon dekoratat mė tė larta tė shtetit shqiptar (Nder i Kombit) apo “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit” nė Francė, etj.
Pak kohė mė parė Ismail Kadare u promovua nė mediat perėndimore si njė prej tre kandidatėve kryesorė pretendentė pėr fitimin e ēmimit Nobel nė letėrsi pėr vitin 2012. Qoftė edhe ky fakt e bėn emrin, veprėn dhe simbolikėn publike tė tij njė arritje me vlerė historike dhe njė pasuri me vlerė kombėtare. Ēdo shoqėri e popull i kulturuar do ta konsideronte tė tillė, dhe pėr shkak se bėhet fjalė pėr fushėn e letrave dhe botimeve (me vlerė globale dhe tė pėrjetshme) do ta shihte gati si njė mit i gjallė, njė biletė hyrje nė qytetėrim, njė kartėvizitė krenarie nė kombet e dijes. Kėshtu kanė bėrė fqinjėt tanė me nobelistėt e tyre, kėshtu do tė duhej tė bėnin edhe shqiptarėt, tė cilėt, pėr mė tepėr, e humbėn rastin mė 1979 dhe nuk dihet se kur do tė kenė njė rast tjetėr pas Kadaresė.
Po ne ēfarė po bėjmė, si jemi sjellė e si po sillemi? Nė shoqėrinė publike shqiptare duket se koha ka mbetur njė shekull pas, dhe se ajo ēfarė ka vlerė pėr botėn e qytetėruar kėtu shihet si demode, vendin e vlerave e zė njė pirg antivlerash denigruese dhe hakmarrėse kundėr suksesit tė tė aftit, dhe se fatkeqėsisht, kriteri i vetėm vlerėsues shqiptar pėr ēdo individ mbetet kriteri ideologjik.
Shihni ēfarė po ndodh! Sapo komiteti i Nobel konfirmoi se Kadare ėshtė kandidat potencial pėr ēmimin Nobel njė pjesė e madhe e medias shqiptare, nė vend qė tė promovonte vlerat qė bart Kadare dhe vepra e tij, tradita jonė kulturore dhe identiteti ynė evropian, – nisėn njė fushatė tė ethshme denigrimi, fyerjesh dhe akuzash nga mė tė ashprat kundėr… Kadaresė.
Nga sėndukėt ideologjik tė diktaturės u shfaqėn nė media gruaja e diktatorit, hetuesit, spiunėt dhe xhandarėt e tij, tė gjithė, veē e veē ose sė bashku, pėr tė hedhur baltė mbi Kadarenė, emrin, veprėn dhe identitetin e tij kulturor. Njė sjellje e tillė ishte gati e kuptueshme nė vitet e sistemit komunist apo fillimet e sistemit demokratik, kur ambasadat tona militante dhe provinciale adresuan nė Komitetin e Nobel-it letra zyrtare kundėr Kadare, por tani, nė shekullin e ri, 22 vjet pas vendosjes sė demokracisė, tė vijojė fushata denigruese ndaj njeriut qė nė botė njihet e respektohet mė shumė se flamuri ynė kombėtar, parlamenti, qeveria, presidenti apo shpura krijuese folklorike e Tiranės pėrbėn njė akt tė turpshėm, arkaik dhe amoral. Kandidati pėr nobelist shfaqet nė mediat e pakulturuara tė Tiranės si njė figurė e rėndomtė e regjimit komunist, ithtar i diktatorit, hakmarrės ndaj kolegėve, etj, dhe tė gjitha kėto akuza bėhen e promovohen nga ata mėkatarė tė pėrjetshėm, qė pėr pushtet mohuan kombin dhe shanset e tij, qė me vetėdije dhe makinė dhune krijuan dhe drejtuan modelin stalinist shqiptar, pėrgjegjės direkt pėr inkriminimin nė shoqėri, kulturė, arte, jetėn publike e sociale.
Ky paradoks tragjik dhe fatkeq pėr njė popull tė kujton shprehjen e Konicės, se shqiptarėt e kanė tė vėshtirė tė jetojnė nė paqe pėr veten, tė shohin vetveten nė pasqyrė dhe tė pranojnė njė sistem vlerash nė shoqėri. Kadare, prej vitesh, po paguan njė ēmim tė madh, pikėrisht prej kėsaj trashėgimie mjerane, kėtij mallkimi historik, qė nuk e lejon shoqėrinė tė ngjallet, nuk krijon elitė tė lirė qytetare, nuk frymėzon me ide dhe nuk merr pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e vendit. Kundėr Kadaresė ėshtė pushteti (sepse ai guxoi ta kritikojė arrogancėn e tij zgjedhore mė 2011), ėshtė politika (sepse nė njė vend ku gjithėkushi bėhet gjithēka pa shfletuar kurrė njė libėr ata kultivojnė alergji ndaj njerėzve tė pavarur tė fjalės dhe librit), ėshtė njė pjesė e elitės lokale publike (sepse duke qenė elitė e emėruar mbetet peng i pushteteve tė radhės), siē ėshtė edhe njė pjesė e medias (sepse Shqipėria mbetet vendi i vetėm nė Evropė pa media kulturore, dhe ku botuesit janė nė shumicė ndėrtues pallatesh dhe ortakė nė tenderė politikė).
Kėtė simbolikė marrėzie gati kolektive e shprehu mė sė miri njė deputet nga ata kamikazėt e pushtetit, kur duke komentuar emrin e Kadaresė nė garėn presidenciale, tha se Kadare nuk duhet tė merret me politikė, sepse ai na duhet tė shkruajė libra. Kaq fatal dhe provincial ėshtė vizioni i pushtetit/politikės pėr shkrimtarin, intelektualin, krijuesin, akademikun dhe mendjen krijuese dhe tė adhurueshme tė Kadaresė!
Nė kėtė mėnyrė Kadare dhe ne bashkė me tė, mbetemi tė vetėm pėrballė njė sistemi tė vjetruar, tė lodhur, tė kalbur nė vlera, tė marrė peng dhe ende tė pafuqishėm tė reagojė. Ndaj askush nuk flet pėr tė, pėr Nobel-in shqiptar, pėr librat dhe imazhin qė po na dhuron nė botė; nuk reagojnė as Ministria e Kulturės, as Akademia e Shkencave, as universiteti i Tiranės, as grupet e shkrimtarėve, as grupet intelektuale, dhe as shoqėria civile. Dhe nesėr kur Kadare tė marrė ēmimin ose tė jetė nė kulmin jetėsor, po kėto turma ofiqarėsh dhe kameleonėsh do tė vrapojnė tė pėrfitojnė sa mė shumė nga madhėshtia dhe vepra e njeriut qė sot me vetėdije e kanė braktisur.
Shqipėria ka nevoja tė mėdha pėr zhvillim ekonomik dhe demokraci, pėr institucione dhe drejtėsi, pėr zbatim ligji dhe luftė ndaj korrupsionit, por ky rast dėshmon edhe njėherė se prioriteti kryesor i saj ėshtė e mbetet nevoja pėr ndjesė, pėr reflektim, katarsis dhe paqe me vetveten, pėr vetėkontroll tė sjelljes dhe mendimit, pėr njė sistem tė ri vlerash, pėr ndarje nga modelet e kaluara dhe dhėnien e shenjave tė shpresės, se ky vend, tej mallkimit tė politikave tė mbrapshta, mund dhe duhet tė bėhet. Parė nė kėtė kontekst, e vėrteta ėshtė se konfliktin e kemi me veten, jo me Kadarenė, ndaj edhe paqen duhet ta gjejmė me veten, jo me Kadarenė. Si individ ai sot nuk ka shumė nevojė pėr ne, kurse ne, si shoqėri, shtet dhe komb kemi shumė dhe do tė kemi akoma mė shumė nevojė pėr emrin, Nobel-in, mendimin dhe trashėgiminė e tij. Por qė ta kemi duhet ta meritojmė!
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė