Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-13, 15:54   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Inteligjenca e universit

Universi mendor



“Universi ėshtė mendor, i pėrfshirė nė mendjen e gjithėsisė”
Kybalioni


GJITHĖSIA ėshtė SHPIRT! Por ēfarė ėshtė Shpirti? Kėsaj pyetjeje nuk mund t’i jepet pėrgjigje, pasi pėrkufizimi do tė ishte vetė GJITHĖSIA, ēka nuk mund tė shpjegohet e as tė pėrkufizohet. Shpirt ėshtė thjesht emri tė cilin njerėzit i japin konceptit mė tė lartė tė Mendjes sė Gjallė tė Pafundme; shpirt do tė thotė “Thelb i Vėrtetė”; do tė thotė Mendje e Gjallė mė e lartė se Mendja e Jeta qė njohim, ashtu siē qėndrojnė kėto tė fundit mė lart se Energjia mekanike dhe Materia. Shpirti e tejkalon botėkuptimin tonė dhe ne e pėrdorim kėtė fjalė thjeshtė qė tė kemi mundėsi tė mendojmė apo flasim pėr GJITHĖSINĖ.

Jemi tė justifikuar kur mendojmė pėr Shpirtin si tė ishte njė Mendje e Gjallė e Pafundme pėr arsye studimi e arsyetimi, pėr sa kohė pranojmė njėkohėsisht se nuk mund ta kuptojmė atė plotėsisht. Duhet patjetėr t’i pėrmbahemi kėtij pohimi, ose pėrfundimisht tė mos mendojmė mė mbi kėtė ēėshtje.

Le ta trajtojmė tani natyrėn e Universit nė GJITHĖSINĖ e tij dhe nė pjesėt pėrbėrėse. Ēfarė ėshtė Universi? Kemi parė se nuk mund tė ketė asgjė jashtė GJITHĖSISĖ. Atėherė a ėshtė Universi GJITHĖSIA? Jo, ai nuk mund tė jetė, pasi Universi duket se pėrbėhet nga shumė gjėra dhe ėshtė nė ndryshim tė vazhdueshėm, e pėrfundimisht nuk pėrputhet as me idetė e formuluara nė kapitullin paraardhės mbi GJITHĖSINĖ, tė cilat jemi tė shtrėnguar ti pranojmė.

Nėse Universi nuk ėshtė GJITHĖSIA, atėherė ėshtė “Asgjė”; ky do tė ishte pėrfundimi i menjėhershėm i mendjes pa arsyetuar gjatė. Por as kjo pėrgjigje nuk mund tė jetė e kėnaqshme pėr pyetjen tonė, pasi ne jemi tė ndjeshėm ndaj ekzistencės sė Universit. Atėherė nėse Universi nuk ėshtė as GJITHĖSIA e as “Asgjė”, ēfarė mund tė jetė? Le ta shqyrtojmė pyetjen.

Si nė rastin kur Universi ekziston vėrtetė, ashtu edhe nė rastin kur duket sikur ekziston, ai duhet tė burojė nė ndonjė farė mėnyre nga GJITHĖSIA, pra duhet tė jetė njė krijim i GJITHĖSISĖ. Por meqenėse diēka nuk mund tė vijė kurrė nga hiēi, nga ēfarė mund ta ketė krijuar GJITHĖSIA atė? Disa filozofė i janė pėrgjigjur kėsaj pyetjeje duke thėnė se GJITHĖSIA e krijoi Universin nga VETEVETJA; domethėnė nga qenia dhe nga substanca e vetė GJITHĖSISĖ.

Por kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė pasi siē e pamė, GJITHĖSIA nuk mund tė ndahet dhe as tė hiqet diēka prej saj; e nėse do tė qe vėrtetė kėshtu, a nuk do tė ishte vallė ēdo grimcė nė Univers e vetėdijshme pėr faktin se ėshtė GJITHĖSIA? GJITHĖSIA nuk mund tė humbė vetėdijen e as tė KTHEHET nė atom, forcė tė verbėr apo gjallesė tė rėndomtė.

Njerėz tė ndryshėm pasi rrokėn idenė se GJITHĖSIA ėshtė realisht GJITHĒKA, dhe duke pranuar qė ata, njerėzit, ekzistonin, u hodhėn nė pėrfundimin se ata dhe GJITHĖSIA ishin identikė, e kėshtu nisėn tė thėrrisnin nė kupė tė qiellit “UNĖ JAM ZOTI”, duke dėfryer turmat e duke pikėlluar tė urtėt. Pretendimi i njė atomi “Unė jam Njeri!” do tė ishte mė modest krahasuar me deklaratat e tyre.

Por vėrtetė, ēfarė ėshtė Universi nėse nuk ėshtė GJITHĖSIA, e as krijim i GJITHĖSISĖ duke fragmentuar vetveten nė pjesė? Ē’tjetėr mund tė jetė; prej ē’tė jetė krijuar? Kjo ėshtė pyetja e madhe. Le ta shqyrtojmė me kujdes. Vėrejmė se kėtu na vjen nė ndihmė “Parimi i Pėrkimit” (shikoni Kapitullin II). Aksioma e vjetėr Hermetike “Si lart, ashtu edhe poshtė” mund tė bėhet e dobishme nė kėtė pikė. Le tė pėrpiqemi tė hedhim njė shikim nė ēėshtjet e rrafsheve tė epėrme duke shqyrtuar ato nė rrafshin tonė. Parimi i Pėrkimit ėshtė i zbatueshėm si nė kėtė rast, ashtu edhe nė tė tjerė.

Tė shikojmė pak! Si krijon Njeriu nė rrafshin e tij ekzistencial? Sė pari, ai mund tė krijojė duke ndėrtuar diēka prej materialeve qė e rrethojnė. Por kjo nuk mund tė vlejė nė rastin tonė, pasi nuk ka materiale jashtė GJITHĖSISĖ me tė cilat mund tė krijohet diēka. Sė dyti, ai shumon apo riprodhon specien e tij nėpėrmjet procesit tė ēiftimit, qė ėshtė riprodhim i pėrftuar nėpėrmjet transferimit tė njė pjese tė substancės sė tij te filizat e rinj.

Por edhe ky nuk mund tė jetė rasti qė kėrkojmė pasi GJITHĖSIA as nuk mund tė transferojė apo tė heqė njė pjesė nga vetvetja, e as mund tė riprodhojė apo shumėfishojė veten; nė rastin e parė diēka do tė zbritej apo hiqej prej saj, e nė rastin e dytė GJITHĖSIA do tė shtohej apo shumėfishohej; qė tė dy rastet pra pėrbėjnė absurditet. A ka vallė njė mėnyrė tė tretė nėpėrmjet tė cilės Njeriu mund tė krijojė? Patjetėr qė ka; njeriu KRIJON MENDĖRISHT. E duke vepruar nė kėtė mėnyrė, ai nuk pėrdor materiale tė jashtme dhe as shumėfishohet, e megjithatė Shpirti I tij pėrmbush Krijimin Mendor.

Duke zbatuar Parimin e Pėrkimit, mbėrrijmė nė arsyetimin e justifikuar, se GJITHĖSIA e krijon Universin MENDĖRISHT, nė njė mėnyrė tė ngjashme me procesin nėpėrmjet tė cilit Njeriu krijon Imazhet Mendore. Ėshtė pikėrisht kėtu qė zėri i Arsyes pėrputhet saktėsisht me zėrin e tė Pėrndriturve, siē dėshmohet edhe nga mėsimet e shkrimet e kėtyre tė fundit. Tė tilla janė mėsimet e tė Urtėve. Tė tilla ishin mėsimet e Hermesit.

GJITHĖSIA nuk mund tė krijojė nė mėnyrė tjetėr pėrveēse mendėrisht, pa pėrdorur material (sepse nuk ka tė tillė pėr t’u pėrdorur), e pa u riprodhuar (ēka ėshtė gjithashtu e pamundur). Nuk ka arrati prej kėtij konkluzioni tė Arsyes, i cili siē e thamė mė lart, ėshtė nė ujdi me mėsimet mė tė rėndėsishme tė tė Pėrndriturve. Ashtu siē ju, njė nxėnės, mund tė krijoni nė mendjen tuaj njė Univers tuajin, ashtu edhe GJITHĖSIA krijon Universe nė Mendjen e saj.

Por Universi juaj ėshtė krijim mendor i njė Mendjeje tė Fundme, ndėrkohė qė ai i GJITHĖSISĖ ėshtė krijim i njė Mendjeje tė Pafundme. Tė dy janė tė ngjashėm nė natyrėn e tyre, por pafundėsisht tė ndryshėm nė gradė. Do ta trajtojmė mė nga afėr procesin e krijimit dhe manifestimit teksa pėrparojmė mė tej. Por ajo ēka duhet tė ngulitni nė mendje nė kėtė pikė ėshtė: UNIVERSI DHE GJITHĒKA AI PĖRMBAN, ĖSHTĖ NJĖ KRIJIM MENDOR I GJITHĖSISĖ. Pa asnjė pikė dyshimi GJITHĖSIA ĖSHTĖ MENDJE!

“GJITHĖSIA krijon nė Mendjen e saj tė Pafundme Universe tė panumėrt, tė cilėt ekzistojnė nė amshim; e megjithatė, pėr GJITHĖSINĖ, krijimi, zhvillimi, rėnia dhe vdekja e njė milion universeve zgjat sa njė pulitje qepallash.” – Kybalioni

“Mendja e Pafundme e GJITHĖSISĖ ėshtė gjiri i Universeve.” – Kybalioni

Parimi i Gjinisė (shikoni Kapitullin II dhe tė tjerėt qė vijojnė) manifestohet nė tė gjitha rrafshet e jetės, materiale, mendore apo shpirtėrore qofshin. Por siē e kemi pėrmendur edhe mė lart, “Gjini” nuk do tė thotė “Seks”; seksi ėshtė thjesht njė manifestim material i gjinisė.

“Gjinia” ėshtė “ajo ēka ka lidhje me gjenerimin apo krijimin”. Kurdo qė diēka gjenerohet apo krijohet, nė cilindo rrafsh, manifestohet doemos Parimi i Gjinisė. Dhe kjo vlen edhe pėr krijimin e Universeve.

Mos u hidhni nė pėrfundimin e nxituar se po ju mėsojmė qė ka njė Zot ose Krijues mashkull apo femėr. Kjo ide nuk ėshtė tjetėr veēse njė shtrembėrim i mėsimeve tė lashta mbi kėtė ēėshtje. Doktrina e vėrtetė thotė se GJITHĖSIA nė vetvete, qėndron mbi Gjininė, ashtu siē qėndron mbi ēdo Ligj tjetėr, pėrfshirė ata tė Hapėsirės e Kohės.

GJITHĖSIA ėshtė LIGJI nga i cili burojnė Ligjet e nuk u nėnshtrohet kėtyre tė fundit. Por kur GJITHĖSIA manifestohet nė rrafshin e gjenerimit apo Krijimit, atėherė vepron nė pėrputhje me Ligjin dhe Parimet, pėr vetė faktin se po zhvendoset nė njė rrafsh mė tė ulėt tė Ekzistencės. Si pasojė, GJITHĖSIA manifeston Parimin e Gjinisė nė aspektin Mashkullor e Femėror, natyrisht nė rrafshin mendor.

Kjo ide mund tė tingėllojė befasuese pėr disa nga ju qė e dėgjojnė pėr herė tė parė, por nė tė vėrtetė, tė gjithė ju e keni pranuar nė mėnyrė pasive nė botėkuptimin e pėrditshėm. Ju flisni pėr Atėsinė e Zotit dhe

Amėsinė e Natyrės, pėr Zotin, Atin e Shenjtė, e pėr Natyrėn, Mėmėn Universale, duke pranuar instinktivisht Parimin e Gjinisė nė Univers? A nuk ėshtė kėshtu vallė?

Nga ana tjetėr, mėsimet Hermetike nuk nėnkuptojnė njė dyzim tė vėrtetė. GJITHĖSIA ėshtė NJĖ; Dy Aspektet nuk janė veēse aspekte tė thjeshta tė manifestimit. Sipas mėsimeve, Parimi Mashkullor I shfaqur nga GJITHĖSIA qėndron nė njė farė mėnyre i ndarė nga krijimi mendor ekzistues i Universit. Ai ushtron Vullnetin e tij mbi Parimin Femėror (i cili mund tė quhet “Natyrė”) e kėshtu ky i fundit nis punėn e vėrtetė tė evolucionit tė Universit, qė nga “qendrat e thjeshta tė aktivitetit” deri tek njeriu, dhe mė tutje e mė lart akoma, gjithēka nė pėrputhje me Ligjet e ngahershme e tė prera tė Natyrės.

Nėse preferoni mėnyrėn e vjetėr figurative tė tė menduarit, mund ta mendoni Parimin Mashkullor si ZOTI, Ati, dhe Parimin Femėror si NATYRA, Mėma Universale nga gjiri i sė cilės ka lindur gjithēka.

Kjo ėshtė shumė mė tepėr se njė figurė poetike; ėshtė njė ide e procesit real tė krijimit tė Universit. Por mos harroni kurrė se GJITHĖSIA ėshtė gjithmonė NJĖ dhe ėshtė pikėrisht brenda mendjes sė saj qė Universi gjenerohet, krijohet dhe ekziston.

Zbatimi i Ligjit tė Pėrkimit mbi veten dhe mendjen tuaj, mund t’ju ndihmojė tė kuptoni mė saktė kėtė ide. Ju e dini qė pjesa juaj tė cilėn e quani “Unė”, nė njė farė mėnyre qėndron veēmas dhe vėshtron krijimin e Imazheve Mendore nė mendjen tuaj. Pjesa nė mendjen tuaj nė tė cilėn kryhet gjenerimi mendor mund tė quhet “Mua”, e dallueshme nga “Unė” qė qėndron veēmas si dėshmitar pasiv dhe kėqyr mendimet, idetė dhe imazhet e gjeneruara nga “Mua”. Mos harroni “Si lart, ashtu edhe poshtė” dhe fenomenet e njėrit rrafsh tė jetės mund tė shfrytėzohen pėr tė zbardhur misteret nė rrafshe tė tjera, mė tė larta apo mė tė ulėta.

Nuk ju duket vallė e ēuditshme qė Ju, bijtė, ndjeni njė nderim instinktiv pėr GJITHĖSINĖ, ndjenja tė cilat i quajmė “fé”, respekt e pėrulėsi pėr MENDJEN ATĖRORE? Nuk ju duket vallė e ēuditshme qė kur kėqyrni veprat dhe mrekullitė e Natyrės, pėrfshiheni nga njė ndjenjė e fuqishme e cila i ka rrėnjėt thellė brenda qenies suaj?

Kjo ndodh sepse ngjisheni butė pas MENDJES AMĖNORE ashtu siē bėn njė foshnjė pas gjirit.

Mos bėni gabimin tė mendoni se kjo botė e vogėl qė shikoni pėrreth jush, Toka, e cila nuk ėshtė veēse njė grimcė pluhuri nė Univers, ėshtė vetė Universi. Ekzistojnė miliona e miliona botė tė tilla, e mė tė mėdha akoma. Dha ka miliona e miliona Universe qė ekzistojnė Brenda Mendjes sė Pafundme tė GJITHĖSISĖ. Madje edhe nė sistemin tone tė vogėl diellor ka zona e rrafshe jetėsore shumė mė tė larta se tonat, e qenie krahasuar me tė cilat, ne, tė vdekshmit tokėsorė, ngjajmė sikundėr format baltake jetėsore qė rrojnė nė shtratin e oqeanit kur krahasohen me Njeriun.

Ekzistojnė qenie me fuqi dhe atribute mė tė larta se ato qė Njeriu mund tė imagjinojė se vetėm Perėnditė i zotėrojnė. E megjithatė, kėto qenie dikur kanė qenė si ju, madje edhe mė poshtė, e ju njė ditė do tė jeni si ato, madje edhe mė lart me kalimin e kohės, sepse i tillė ėshtė shkruar Fati i Njeriut nė kumtimet e tė Pėrndriturve.

Vdekja nuk ėshtė reale as nė kuptimin relativ tė fjalės; ajo nuk ėshtė veēse Lindja nė njė jetė tė re; Ju do tė ngjiteni e ngjiteni, lart e mė lart nė rrafshe jetėsore, nė pėrjetėsinė e kohės. Universi ėshtė shtėpia juaj dhe ju do tė eksploroni edhe skutėn mė tė largėt tė tij pėrpara fundit tė Kohėrave. Ju jetoni nė Mendjen e Pafundme tė GJITHĖSISĖ dhe keni mundėsi e shanse tė pafundme si nė Kohė ashtu edhe nė Hapėsirė.

Dhe nė fund tė Ciklit tė Madh tė Kohėrave, kur GJITHĖSIA do tė tėrheqė pas brenda vetvetes tė gjitha krijimet e saj, ju do tė shkoni buzagaz sepse atėherė do tė jeni tė aftė tė njihni tė Gjithė tė Vėrtetėn e tė qenit Njė me GJITHĖSINĖ. Ky ėshtė kumtimi i tė Pėrndriturve; ata tė cilėt kanė ecur larg pėrgjatė Udhės.

Ndėrkohė jetoni tė qetė e nė paqe; ndodheni tė sigurt e tė mbrojtur nga Fuqia e Pafundme e MENDJES ATĖRORE-AMĖNORE.

“Brenda Mendjes Atėrore-Amėnore, bijtė e vdekshėm ndodhen nė shtėpinė e tyre.”
Kybalioni

“Nė Univers askush nuk ėshtė pa Atė apo pa Mėmė.”
Kybalioni
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė