Tema: Ali podrimja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-04-04, 11:26   #3
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Nga Kolec Traboini"

Prozė.


Rrėfimi i Parė
JETA QE NIS NE NJE ENDERR

- Lėshojeni atė fėmijė! Lėshojeni atė fėmijė! - Ndjeva nje dorė tė mė shkundėte fort.
- Cilin fėmijė? Kėtu nuk kanė kapur njeri! - Ishte gruaja e shastitur nga pėrēartja ime.
- Cilin femije?! Te dy flene si qėngja. Sapo i mbulova.
- Jo ata tė dy. Atė tjetrin. Atė me kepucė tė grisura. Me gjunjė tė pėrgjakur.
Me kapoten ushtarake qė ja shqyejne pėrdite qentė e rrugėve. Atė tė shkretin qė e zė nata nėn qiell. Qė numėron yjet dhe i nxjerr gjuhen hėnės. I thote kuēkė e pastaj flenė te dy nė mullaret e sanės...
- Fli o njeri,- me thote gruaja.- Fli! Ē’janė kėta mullare ne mes te nates? Tani ne rruge nuk ka njeri veē policeve.
“Policet! O zot sa i urrej keta policet! Kafshe fare jane.”
- E degjon,- i thashe gruas. - Eshte zeri i tij pertej dritares. Oh do tė ma vrasin nė rrugė... Nuk dua qė tė vdesė se atėhere do tė kem ne shpirt njė arkivol tė vockėl. Njė arkivol tė vockel brenda ngrehinės sė vetvehtes. Brėnda gėrmadhės sė eshtrave. Me kot do tė pėrpėlitem nėn dallgė e mbi dallgė.

Njė muranė me gur nė shpirt.
Njė shpirt ne murane i varrosur.
Shkon i vdekuri me tė gjallė!
Shkon i gjalli me tė vdekur!
O zot nė trajtė njeriu!
O njeri nė trajtė zoti!
- Fli!, - mė tha gruaja.- Fli!
- Po!, i thashė. - Do tė fle! Njė shekull do tė flė. Por kurr nuk do tė shpėtoj dot prej Tij.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė