Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-13, 21:53   #36
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Akademik Mehmet Kraja shkruan nё lidhje me atё se a duhet tё korrigjohen tekstet e historisё.
Marrё nga gazetaexpress.com

Kodi HTML:
Korrigjimet nė tekstet e historisė


Pse duhej tė ndodhte?

Historia krijon vetėdije dhe botėkuptim, prandaj sulmet ndaj historisė sė njė populli qė prej kohėsh konsiderohen si sulme ndaj identitetit dhe qenies kombėtare. Politika, regjimet dhe ideologjitė vazhdimisht kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė tė kujdesshme ndaj historisė, sepse nė shkrimet pėr kohėn e shkuar gjithmonė janė fshehur paralajmėrimet pėr tė ardhmen. Asnjė histori deri mė sot nuk ėshtė shkruar pa pėrzierjen e pikėpamjeve politike nė diskursin historik, madje, nė disa raste, shkrimi historik ka mundur tė shėrbejė si pararendės i zhvillimeve tė mėvonshme politike. Prandaj, nuk ishte e rastit qė mė 2002-3, nė situatėn e njė krize tė pėrgjithshme tė ideve pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, atėherė kur nė bashkėsinė ndėrkombėtare u rifuqizua ideja e kthimit te Kosovės nėn administrimin e Serbisė, u shfaq edhe kėrkesa e Kėshillit tė Europės, nė formė tė rekomandimit, qė nė tekstet e historisė pėr shkolla tetėvjeēare dhe tė mesme tė Kosovės tė bėhen disa korrigjime, tė vogla, tė parėndėsishme nė dukje tė parė, por esenciale nė substancė.

Nė pamje tė jashtme korrigjimet kishin kėtė synim: qė nga tekstet tona tė historisė tė mėnjanohej diskursi i ashpėr nacionalist, nė mėnyrė qė te fėmijėt shqiptarė tė Kosovės tė mos krijohej urrejtja ndaj popullit serb, sepse, sipas njė parimi tė pėrgjithshėm, pėr atė qė kishte ndodhur nė Kosovė nuk mund tė ishte fajtor populli serb, por regjimi, pushteti, pra Millosheviqi. Prandaj, kudo qė veprimet negative tė Serbisė nė Kosovė ishin identifikuar si “serbe”, u zėvendėsuan me “shtetėrore”, ndėrsa nė shumė vende “pushtuesi serb” ose u hoq nė tėrėsi, ose u zėvendėsua me “pushtetin”. Kėto korrigjime, nė substancė, kishin implikime tė mėdha pėr historinė mbi njėqindvjeēare tė Kosovės nė raport me Serbinė, por, mbi tė gjitha, nė luftėn e vitit 1999. Tani dilte se Serbia nuk kishte qenė asnjėherė pushtuese nė Kosovė dhe se luftėrat e shqiptarėve tė Kosovės kundėr Serbisė, pėrfshirė edhe luftėn e UĒK-sė, nuk kishin qenė luftėra ēlirimtare, por mė shumė njė konflikt i “shqiptarėve etnikė” me pushtetin, i cili ua shkelte liritė dhe tė drejtat. Kėshilli i Europės desh ta sillte situatėn nė kėtė pikė dhe pėr kėtė qėllim tregoi gatishmėri tė financonte korrigjimet e teksteve dhe ribotimin e tyre.

Shumė mė e rėndė se historia e shkruar, ishte historia qė pėrgatitej tė jetohej: nėse shqiptarėt e Kosovės kishin luftuar kundėr pushtetit dhe jo kundėr pushtuesit, atėherė ndryshimi i pushtetit nė Serbi (me njė garanci eventuale ndėrkombėtare) vetvetiu nėnkuptonte kthimin e Kosovės atje ku kishte qenė para vitit 1999. Do vėrejtur se grupi i historianėve qė i propozoi ndryshimet nė tekstet shkollore mė 2003, njėsoj si edhe strukturat e Ministrisė sė Arsimit, vinin nga provenienca politike e LDK-sė, sė cilės, nė kontekstin e zhvillimeve politike tė atyre viteve, i shkonte pėrshtat minimizimi ose njė paraqitje sa mė inverzive e luftės sė UĒK-sė, sepse trashėgimia e kėsaj lufte e bėnte kundėrshtarin e saj politik tepėr tė fuqishėm.


Dhjetė vjet mė vonė...

Dhjetė vjet mė vonė situata nė Kosovė paraqitet krejtėsisht ndryshe: Kosova ėshtė shtet sovran me shumė njohje ndėrkombėtare, loja me statusin e saj ka marrė fund dhe nuk ka rrezik qė ajo tė rikthehet nėn Serbi nė asnjė rrethanė, nė pushtet tani nuk ėshtė LDK-ja, por PDK-ja etj. Pėrdorimi politik i historisė nuk vazhdoi aty ku mund tė pritej dhe tė supozohej, nė valorizimin folklorik tė UĒK-sė, sepse ky valorizim tashmė mund tė quhet i pėrfunduar, pa gjetur ndonjė kundėrshtar aq tė denjė dhe tė fisėm.

Por, papritmas u shfaq nė horizont njė kėrkesė tjetėr: Qeveria e Turqisė filloi njė trysni tė paparė mbi institucionet e Kosovės, pėr tė spastruar tekstet e historisė tė ciklit parauniversitar nga pėrmbajtjet qė denigrojnė Perandorinė Osmane, nė kėtė fushatė u angazhua kupola mė e lartė e shtetit turk, duke filluar nga kryeministri, ministri i Jashtėm, ministri i Arsimit dhe, natyrisht, ambasadorja nė Prishtinė, e cila tashmė ka marrė nė dorė kryerjen e punėve operative. Ngjashėm me rastin e dhjetė viteve tė shkuara me rekomandimet e Kėshillit tė Europės, Ministria e Arsimit e Kosovės pėrsėri bėri njė komision, pėr tė identifikuar pikat nevralgjike ku duhej ndėrhyrė, tani komisioni nuk pėrbėhet vetėm nga historianėt, por pėrfshin edhe gjeografė, albanologė, osmanologė etj, pra, njė spektėr tė gjerė tė “dinjitarėve” kosovarė, tė angazhuar pa hile qė nga kjo lojė tė dalė e fituar Turqia dhe shteti i Kosovės tė nėpėrkėmbėt sa mė fort.

Themi kėshtu, pėr shkak se planet dhe programet mėsimore janė ēėshtje tė shtetit dhe ndėrhyrjet nga jashtė nė pėrmbajtjet mėsimore mund tė konsiderohen si shkelje e sovranitetit. Mė anė tjetėr, pėrfshirja e pashembullt i kupolės mė tė lartė politike tė shtetit turk nė kėtė ēėshtje, bėn tė ditur se trashėgimtarja e sotme e dinastisė sė dikurshme tė selxhukėve, Turqia bashkėkohore, krahas fuqizimit ekonomik, nė programin e vet kombėtar e ka ndryshimin e imazhit tė pushtuesit tė dikurshėm tė Ballkanit. Qė nė vitin 2009, nė njė konferencė pėr ēėshtjet e Ballkanit mbajtur nė Sarajevė, ministri i Jashtėm turk, Ahmet Davutogllu, pasi u shpreh me fjalė mallėngjyese “pėr sundimin e lavdishėm osman”, i cili “i solli dritė dhe emancipim Gadishullit Ballkanik”, “u bėri thirrje popujve ballkanas, e nė radhė tė parė Bosnjės, Shqipėrisė dhe Kosovės qė t’i kthehen prapė asaj kohe tė artė” (citimi sipas Kadaresė, “Mosmarrėveshja”, faqe 35). Pėr tė realizuar kėtė program kombėtar, Turqia e sotme ka gjetur terren tė pėrshtatshėm nė tre shtetet e pėrmendura tė Ballkanit, njėsoj si nė dy ose tre shtete tė Azisė sė largėt: paqėndrueshmėrinė ekonomike, trashėgiminė historike dhe mentalitetin anadollak.

Kriza ekonomike nė Europė i shkon pėrshtat kėsaj rrethane, sepse nė shtetet e Ballkanit mungojnė ndjeshėm investimet perėndimore, ndėrsa Turqia paraqitet prijėse nė eksportimin e kapitalit nė kėtė rajon, duke krijuar njė atmosferė biznesi krejtėsisht orientale nė kėto vende tė pėrfshira nga transicioni i mundimshėm. Pra, thėnė ndryshe, Turqia e sotme e ka vendosur tė mos bėjė investime vetėm pėr leverdi ekonomike, por duke imponuar edhe synimin e saj pėr njė rol tė ri nė kėto hapėsira, i cili shkon deri te projeksioni fantastik i rikthimit nė skenė tė Perandorisė Otomane, natyrisht me njė pamje tė re dhe me veshje tė re botėkuptimore dhe doktrinare.


Bashkėpunimi nė gjenocid

Tani mbetet ēėshtje e diskutueshme se cilat janė interesat e shqiptarėve nė kėto aspirata tė Turqisė dhe se me ēfarė ēmimi duhet ta paguajnė mbėshtetjen politike dhe ekonomike qė ky shtet ua bėn klasave politike shqiptare.

Ēmimi mė i rėndė dhe mė i papėrballueshėm do tė ishte krijimi i njė amalgame identitare joeuropiane, njė mallkim ky qė u ka qėndruar mbi kokė shqiptarėve, sė paku njėqind vjet para se ta bėnin shtetin dhe njėqind vjet pasi e bėnė shtetin shqiptar. Pėrgjatė gjithė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, pėrfshirė edhe Lidhjen e Prizrenit, Lidhjen e Pejės, kryengritjet qė i patėn paraprirė formimit tė shtetit shqiptar, pra pėrgjatė gjithė kėtyre zhvillime me parashenjė tė qartė kombėtare, nė lėvizjen shqiptare ka vepruar e pandarė njė rrymė proturke, e cila nė disa ēaste vendimtare arriti ta devijonte ēėshtjen shqiptare, qoftė duke u bėrė zė i fuqishėm vetėm pėr njė autonomi shqiptare nė kuadėr tė Turqisė, qoftė edhe mė vonė, duke synuar ta bėnte shtetin shqiptar “njė Turqi tė vogėl nė Ballkan”. Ishte meritė e njė klase politike dhe njė klase intelektualėsh properėndimorė, tė cilėt, gjatė viteve njėzet dhe tridhjetė tė shekullit tė kaluar, pėrfundimisht e shkėputėn Shqipėrinė nga trashėgimia anadollake. Mirėpo, nė Kosovė, pėr shkak tė zėvendėsimit tė njė pushtuesi me njė pushtues tjetėr edhe mė tė egėr, nuk u zhvillua procesi i shkėputjes emancipuese nga orientalizmi dhe turqizmi, madje, sikundėr dihet, ruajtja e trashėgimisė otomane nė tė gjithė pėrbėrėsit e jetės shoqėrore u stimulua nga programi nacional serb. Ēuditėrisht, jo Turqia e sulltanėve, por Turqia e Ataturkut u bė aleate e fuqishme e njėrės dhe tjetrės Jugosllavi pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova. Asgjė nuk ndihmoi qė kjo tė mos ndodhte, as lidhjet tradicionale shqiptaro-turke, as minoriteti i madh shqiptar nė Turqi, as prania e madhe e shqiptarėve nė nivelet mė tė larta tė administratės civile dhe ushtarake tė shtetit turk. Kosova u lėndua rėndė nga marrėveshjet e fshehta dhe traktatet e mbetura nė tentativė ndėrmjet Mbretėrisė Jugosllave dhe Turqisė, apo tė Titos me Kypriliun nė vitin 1953 nė Split.

Qė tė mund tė ndėrronte imazhin e saj negativ, tashmė jo otoman, por modern, Turqia do tė duhej tė kishte kurajė t’i kėrkonte falje popullit tė Kosovės pėr kėtė gjėmė tė madhe qė i shkaktoi, duke u bėrė aleate e programit nacional serb nė gjenocidin e hapur ndaj popullit tė Kosovės. Po kaq lėndues pėr shqiptarėt ėshtė edhe njė fakt tjetėr: nė njėrėn anė, arroganca me tė cilėn ajo kėrkon t’i avancojė tė drejtat e minoritetit turk nė Kosovė, ndėrsa, mė anė tjetėr, minoritetit shqiptar nė Turqi nuk ia njeh asnjė tė drejtė. Nxjerrja si pengesė e zgjidhjeve kushtetuese qė aplikon Turqia ndaj minoriteteve kombėtare ėshtė justifikim i paqėndrueshėm, sepse, kur Erdogani ka interes tė fuqizojė pushtetin civil mbi atė ushtarak, ndryshimet kushtetuese i bėn pa hezitim.


Diskursi apo pėrmbajtja?

Ndryshimet, pėr tė cilat kėmbėngulė administrata e lartė e shtetit turk, nė dukje tė parė nuk janė tė papėrballueshme, sepse ngjajnė disi kozmetike, sikur prekin dizajnimin e historisė, pra shkrimin dhe jo substancėn, jo pėrmbajtjen, jo faktet historike. Pavarėsisht nga mjegulla qė mund tė krijohet rreth kėsaj ēėshtjeje, qėllimi mbetet po ai: tė bėhet “ē’mitizimi” (siē do ta quajė kėtė proces njėri nga mbėshtetėsit e kėtyre ndryshimeve) i rolit negativ tė Perandorisė Osmane nė historinė shqiptare, jo sa pėr sy e faqe, por duke i krijuar favore Turqisė bashkėkohore.

Pra, sipas mbėshtetėsve tė kėtij procesi, historiografia shqiptare e ka mitizuar rolin negativ tė Perandorisė Osmane dhe, duke e quajtur atė “pushtuese tė egėr”, pėrēon mesazhe negative edhe pėr Turqinė bashkėkohore. Prapavija ėshtė politike, nuk ėshtė aspak shkencore. Si nė rastin e Kėshillit tė Europės, kur synohej qė, duke zėvendėsuar “pushtuesin serb” me “pushtetin serb” tė krijohej njė klimė e favorshme pėr kthimin e Kosovės nėn Serbi, po sipas kėtij modeli, historiografia shqiptare qė e quan Perandorinė Osmane “pushtuese tė egėr”, bėhet pengesė qė doktrina e Davutogllusė tė gjejė hapėsirė me tė gjerė veprimi ndėr shqiptarėt. Mė anė tjetėr, pavarėsisht kamuflazhit, korrigjimet dhe ndryshimet nuk janė aspak periferike, jashtėsore, por prekin esencėn e trashėgimisė kulturore shqiptare, prekin vetė konceptin e historisė sonė, kuptimin e saj, vlerėn e saj. Pėr shkollarėt shqiptarė, tė Kosovės apo tė Shqipėrisė, ē’kuptim mund tė ketė Skėnderbeu me krejt historinė dhe krejt literaturėn qė i shoqėron bėmat e tij, nėse pėrball nuk ka sulltanėt pushtues, por ca pėrhapės tė emancipimit? Ē’kuptim mund tė kenė letėrsia dhe dijet humane tė Rilindjes Kombėtare, nėse pėrball tyre nuk qėndronte njė pushtues qė ua kishte mohuar lirinė shqiptarėve, por dikush qė rrezaton kulturė dhe civilizim? Idetė se shqiptarėt kanė marrė pjesė aktive nė ndėrtimin e Perandorisė Osmane dhe se i kanė shfrytėzuar favoret qė ua ka krijuar ajo, janė kryekėput ide tė historiografisė serbe.

Fundja, historia e popujve tė botės asnjėherė nuk ėshtė shkruar duke madhėruar vasalėt dhe kolaboracionistėt e pushtuesve, sado tė shumtė qė mund tė kenė qenė ata, sikundėr qė as e drejta e popujve pėr liri nuk pėrcaktohet nga ky ves i shėmtuar njerėzor. Pėr mė tepėr, ēdo shtet normal dhe ēdo komb i emancipuar, prekjen nga dikush i jashtėm nė gjėra kaq esenciale, siē ėshtė vetė kuptimi i mėsimit tė historisė, do ta konsideronte shkelje tė dinjitetit, pėrēmim dhe fyerje.


Kush janė mbėshtetėsit?

Idetė pėr njė rol tjetėr tė Perandorisė Osmane nė zhvillimet historike nė botėn shqiptare, nė historinė e Kosovės nė veēanti, kishin njė mbėshtetje edhe para se tė shfaqeshin nė formėn e tanishme. Qė nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar nė Prishtinė, nė periudhėn e liberalizimit tė dijes historike, nė mesin e historianėve tanė (me gjasė, nėn ndikimin e historianėve tė Turqisė) ishte shfaqur teza se islamizimin e shpejtė dhe masiv tė shqiptarėve tė Kosovės nėn Perandorinė Osmane duhej parė nė njė kėndvėshtrim pozitiv, sepse, sipas kėsaj teze, ka qenė pikėrisht ky islamizim qė i ka ndihmuar ata tė ruajnė identitetin dhe kombėsinė, kundrejt sllavizimit, i cili i asimiloi nė masė tė madhe shqiptarėt e krishterė nė Kosovė dhe nė viset pėrreth saj.

Sesa ėshtė e paqėndrueshme kjo tezė, mjafton tė sjellim nė vėmendje faktin se ishte pikėrisht myslimanizmi sllav ai qė hoqi pėrgjithmonė nga posedimi shqiptar Tivarin, Plavėn, Tutinin dhe Pazarin e Ri. Mė vonė, po kėta zėra, ose tė ngjashėm, hodhėn idenė se Skėnderbeu e ka dėmtuar substancėn shqiptare me luftėrat e tij kryeneēe kundėr njė perandorie tė madhe, siē ishte Perandoria Osmane. Kėto shqyrtime, ndonjėherė pseudoshkencore dhe ndonjėherė krejtėsisht tė pėrhanta, nga qarqet e disa historianėve u zhvendosen pak nga pak nė rrethe fetare ose gjysmė fetare dhe gjysmė shkencore apo intelektuale. Duke ndjekur mėnyrėn e ndėrtimit tė doktrinave ideologjike, ligjėsia historike shartohet me dogmėn, nė kėtė rast me dogmėn fetare, duke deformuar kėshtu jo vetėm perceptimin e historisė, por edhe krejt kuptimin e luftėrave pėr liri, te shqiptarėt dhe te mbarė popujt e botės. Ky ėshtė insturmentalizimi mė i keq i historisė pėr efekte joshkencore. Por historia nuk mund tė quhet e vlershme, nėse nė interpretimin e saj nuk projektohet e ardhmja.

Pėr mbėshtetėsit kosovarė tė doktrinės sė Davutogllusė, rikthimi nė skenėn ballkanike tė njė perandorie turke nė kufijtė e Perandorisė Osmane, nėse jo me kufij politikė, atėherė gjithsesi me kufij ekonomikė, fetar dhe kulturor, sė pari, do tė fuqizonte faktorin shqiptar nė Ballkan, madje duke arritur ta bashkojė atė, siē ishte i bashkuar nė kohėn e asaj perandorie (si alternativė e bashkimit tė paarritshėm europain); dhe, sė dyti, bėrja e Kosovės republikė islamike, sipas tyre, do tė shkonte mė lehtė pėrmes njė islami tė moderuar, tė tillė ēfarė e kultivon Turqia moderne. Shqyrtimet e kėtilla mendjelehta, tė cilat fshehin brenda ca dredhi primitive, nuk besoj tė krijojnė hapėsirė mė tė madhe nė botėn shqiptare tė ideve, sikundėr qė edhe kjo trysni politike e radhės mbi historiografinė, kulturėn dhe mendimin shqiptar do tė dėshmohet si njė recidivizėm tragjik, i frikshėm pėr nga egėrsia, por me parashenjėn e qartė tė dėshtimit pa alternativė.
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė