Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 18:29   #30
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Mbreteria Dardane

Veprimet e para qė ndėrmori shteti maqedon nė luftėn kundėr romakėve qenė ato kundėr aleatėve tė tyre, dardanėve, tė cilėt, sipas Livit, bashkė me etolėt formonin dy mbėshtetje tė mėdha pėr romakėt. Kėto veprime u pėrqendruan nė mbylljen e nė forcimin e grykės sė Pelagonisė, njė rrugė tjetėr kalimi e pėrdorur nga dardanėt sidomos pas afrimit tė tyre me sundimtarėt e Ilirisė sė Jugut. Nė vitin 199 p.e.sonė, nėn presionin e ushtrive romake Filipi V i largoi forcat ushtarake tė komanduara nga djali i tij Perseu qė mbanin ngushticat e Pelagonisė dhe nė kėtė mėnyrė u hapi rrugėn pėr nė Maqedoni ushtrive ilire tė Pleuratit e tė dardanėve. Edhe nė kėtė luftė maqedonėt i konsideruan dardanėt si armiq mė tė rrezikshėm.

Duke u tėrhequr para forcave kundėrshtare, sundimtari maqedon mori masa vetėm kundėr dardanėve, tė cilėt pasi kishin plaēkitur Maqedoninė e Sipėrme bashkė me romakėt, u tėrhoqėn drejt viseve tė tyre. Ushtria dardane qė po largohej nga Maqedonia, e sulmuar nga maqedonėt u detyrua tė rreshtohej pėr luftim. Beteja qė vuri pėrballė ushtrinė e armatosur rėndė tė dardanėve kundėr kalorisė e kėmbėsorisė sė lehtė tė stėrvitur mirė tė Maqedonisė pėrfundoi pa fitoren e asnjėrės palė. Taktika qė pėrdori ushtria dardane bėri qė nė kėtė betejė ajo tė mos kishte humbje tė mėdha dhe tė mos mbetej asnjė rob nė duart e armikut.

Nė vitin 197 p.e.sonė, pas betejės sė Kinokefalit qė pėrfundoi nė favor tė romakėve, u vendos njė armėpushim midis Romės e Maqedonisė. Dardanėt, megjithėse luftuan pėrkrah romakėve, ndryshe nga shteti ilir, nuk patėn asnjė pėrfitim, kėshtu u bė e qartė politika e diferencuar e Romės dhe synimet e qėndrimi i saj ndaj shteteve tė ndryshme ballkanike. Pakėnaqėsia e krijuar tek paria dardane ndaj romakėve, pas ngjarjeve tė mėsipėrme, shkaktoi njė tė ēarė tė thellė nė marrėdhėniet midis tyre. Ata filluan pėrsėri tė bėjnė njė politikė tė pavarur qė e provon edhe fakti se etolėt nė vitin 190 p.e.sonė, u kėrkuan dardanėve ushtarė me pagesė nė luftėn kundėr romakėve.
Nga ana tjetėr, maqedonėt pėrfituan nga paqja e qėndrimi hakmarrės i romakėve kundėr dardanėve, tė cilėve iu desh tė luftojnė tė vetėm kundėr njė armiku tė egėrsuar. Pėr kėtė qėllim, Filipi V, me forca tė shumta sulmoi dardanėt dhe nė betejėn qė u bė pranė qytetit Stobi nė Paioni e theu ushtrinė e tyre. Por dardanėt mbetėn pėr maqedonėt gjithnjė kundėrshtarė tė fortė qė nuk e ndėrprenė luftėn kundėr tyre.

Duke e ndjerė forcėn e Mbretėrisė Dardane dhe mospajtimin e saj me politikėn maqedone, sundimtarėt e Maqedonisė menduan ta shkatėrrojnė atė me anėn e forcave tė treta. Pėr kėtė Filipi V i shfrytėzoi bastarnėt qė banonin nė krahinėn e Danubit.
“Qėllimi i Filipit, - thotė Tit-Livi, - ishte qė tė zhdukte fisin e dardanėve dhe tė vendoste nė tokat e tyre bastarnėt. Ai [Filipi V], mendonte se prej kėsaj do tė kishte njė pėrfitim tė dyfishtė, nga njėra anė, do tė zhdukej fisi i dardanėve, i cili gjithmonė kishte qenė armik i rrezikshėm i Maqedonisė dhe shqetėsonte mbretėrit e saj nė ēaste tė vėshtira, kurse, nga ana tjetėr, do tė dėrgonte bastarnėt nė Itali qė ta shkretonin atė pasi tė linin nė Dardani gratė dhe fėmijėt e tyre”.

Bastarnėt invaduan viset dardane nė vitin 179 p.e.sonė tė ndihmuar edhe nga trakėt e skordiskėt, fqinjė veriorė e lindorė tė tyre. Invazionet dhe qėndrimi i bastarnėve nė viset e dardanėve krijoi pėr kėta tė fundit njė situatė shumė tė vėshtirė, kurse Perseu, pasardhėsi i Filipit V, mundi ta vazhdonte i qetė luftėn kundėr Romės. Dardanėt e pėsuan pėr tė dytėn herė nga aleatėt e tyre romakė. Roma nuk i dha asnjė pėrgjigje ankesės sė delegatėve dardanė qė njoftonin senatin romak se invazioni i bastarnėve ishte i pėrgatitur dhe i nxitur nga Maqedonia. Tė mbetur pėrsėri vetėm, sundimtarėt dardanė grumbulluan ushtrinė e tyre dhe i sulmuan bastarnėt. Beteja pėrfundimtare, tregon Tit-Livi, u zhvillua nėn muret e njė qyteti dardan.

Kjo betejė, tė cilėn e fituan dardanėt, edhe pse Livi nuk e pėrmend kėtė, pėrfundoi me largimin e bastarnėve nga Dardania nė dimrin e vitit 176-175 p.e.sonė.
Atė qė shteti maqedon nuk mundi ta bėjė me anėn e bastarnėve, u pėrpoq ta bėnte me forcėn e armėve tė tij. Nė vitin 172 p.e.sonė nė krye tė ushtrisė maqedone qė sulmoi Mbretėrinė Dardane u vu vetė mbreti Perseu. Fitorja e pėrkohshme nuk i lėkundi dardanėt dhe nuk pati ndonjė rėndėsi tė madhe, sepse nė dy vitet qė pasuan Mbretėria e Dardanėve pėrmendet si njė fuqi e rėndėsishme nė brendi tė Ballkanit. Nė kėtė kohė ata e forcuan miqėsinė me shtetin ilir nėpėrmjet njė lidhje martesore tė Teutės, bijės sė mbretit Monun, me Gentin. Kjo aleancė u shoqėrua me njė veprimtari ushtarake tė pėrkohshme kundėr Maqedonisė nė kufijtė perėndimorė tė saj, por sukseset e Perseut nė krahinėn e banuar nga penestėt dhe politika antiromake qė filloi tė bėnte Genti e afruan shtetin ilir me shtetin maqedon. Koniunktura politike qė u krijua nė prag tė luftės sė fundit tė romakėve kundėr shtetit maqedon e shtetit ilir e detyroi Mbretėrinė Dardane tė afrohej pėrsėri me romakėt, etolėt e penestėt kundėr maqedonėve.

Por me gjithė pjesėmarrjen e tyre nė koalicionin antimaqedon edhe pas mundjes pėrfundimtare tė Maqedonisė, dardanėt nuk e morėn Paioninė. “Dardanėve, tė cilėt kėrkonin Paioninė, pasi ishin kufitarė me tokat e tyre, komandanti romak, - thotė Livi, - iu pėrgjigj se u jepte liri gjithė atyre qė qenė nėn sundimin e Perseut. Duke mos u dhėnė Paioninė e kėrkuar prej tyre, u dha tė drejtėn tė tregtonin kripė
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė