Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 19:51   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Idealet e lirisė

Sami Frasheri
E shqetėsuar nga formimi i Lidhjes sė Pejės dhe nga zgjėrimi i
veprimtarisė sė saj, qeveria e Stambollit nxori njė numer urdhėrash pėr tė
ēarmatosur shqiptarėt dhe pėr tė shtypur Lidhjen. Qeveria osmane ndaloi
mbledhjen e kuvendit tė pėrgjithshėm, qė do tė mbahej nė Prizren nė maj 1899.
Nė fillim Lidhja e Pejės u qendroi presionėve tė Portės sė Lartė, madje ajo
filloi luftėn e armatosur kundėr administratės osmane, pėr ta zėvėndėsuar ate mė
administratė shqiptare. Nė
rrethana tė tilla, gjatė viteve tė para tė shek.
XX, levizja e armatosur mori pėrpjesėtime mjaft tė gjėra. Dhjetėra pėrleshje tė
armatosura u bėnė nė rrethet e Shkodrės, Pejės, Mitrovicės, Prishtinės,
Prizrenit, Gjakovės, Lumės, Dibrės, Mirditės, Pukės, etj.
Atėherė Porta e Lartė dergoi forca tė mėdha ushtarake kunder Lidhjes sė Pejės
dhe e shtypi ate. Megjithatė ajo shenoi njė ngritje tė re nė Levizjen Kombėtare
Shqiptare.
Nė funksionin e detyrave strategjike Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Besėlidhja
Shqiptare e Pejės dhe kuvende e levizje tė tjera kombėtare diten tė shkrijnė nė
njė llogor tė vetm ballafaqimin politik mė pėrleshjen e armatosur, armėn e
ideologjisė, aksionin e masave, luftėn e memorandumeve mė betejen diplomatike.
Gjatė disa dekadave levizja kombėtare shqiptare nuk u zhvillua vetėm nė
frontin politik, diplomatik e ushtarak, por edhe nė atė kulturor. Ajo ishte e
para levizje kombėtare ēlirimtare, e cila nė luftė "mė pushkė e mė penė",
pjesėrisht arriti tė mėvetėsoi njė pjesė tė territorit tė vet nė vitin 1912 mė

shpalljen e pamvarsisė sė Shqiprisė dhe ngritjen e Flamurit kombėtar tė
shtetit shqiptar tė udhėhequr nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, pas 450 vjet
robėrie turke. Por, Konferėnca e Ambasadorėve tė Londrės
(dhjetor 1912-gusht
1913) nuk pranoi asnjė kėrkesė shqiptare pėr njohjėn e Shqipėrisė nė shtrirjėn e
saj etnike dhe historike dhe krijoi njė "Shqipėri" mė tė vogėl sė njė e treta
pjesė e Shqipėrisė Etnike,
njė Shqipėri gati sa Vilajeti i Manastirit, njė
Shqipėri shumė mė tė vogėl sė Vilajeti i Kosovės.
Homeri i kombit shqiptar,
Patėr Gjergj Fishta, i nevrikosur nga veprimi antishqiptar i paarsyeshem i
Evropės, nė tė mirė tė interesave tė pansllavizmit rus dhe tė panortodoksisė
sllavo-greke, i indinjuar shau:
"… Uh Evropė, ti kurvė e motit;
Po a kėsaj i thonė besė e Zotit;
A
kjo asht shejė e qytetnisė;
M’i da tokat e Shqypnisė;
Mė ua dhanė klyshėve
tė Rusisė…"
Shqipėtaret iu nėnshtruan gjenocidit tė paparė serbo-grek. Shqipėtaret mė
siguri do tė ishim populli mė numerik i Ballkanit po tė mos ishte ploja
serbo-sllavo-bizantine qė u krye mė mizori tė pashembullta gjatė kėtyre 86
viteve tragjike.

Mbledhjės historike tė Prizrenit, tė Pejės e tė tjera u
parapriu Levizja e Rilindjes Kombėtare, e cila realizoi nė shkallė kombėtare
bashkimin e kombit shqiptare. Kultura kombėtare e Rilindjes zbuloi boten
shqiptare mė gjithė madhėshtinė dhe tragjizmin e historisė sė saj. Ajo zbuloi
njė tė kaluar sa tė lavdishme e heroike aq edhe te dhimbshme e tė pėrvuajtur,
ajo zbuloi
ekzistencėn nė mjerim dhe mbrapambetje tė popullit, por edhe
aftėsinė e njė populli, qė qendronte i pamposhtur e i paperkulur pėrballė
rrebėsheve dhe fortunave mė tė rėnda tė historisė. Ajo zbuloi jetėn, traditen,
zakonet, psikologjinė e njė populli luftėtar, punėtor, trim e guximtar mė
shpresa pėr njė tė ardhme tė ndritur.
Kultura kombėtare e Rilindjes, para emėrtimeve "arnaut", "kaur", "toskė",
"gegė", "musliman", "korēar", "mirditas", qė pėrdornin tė huajt,
zbuloi
shqiptarin dhe u dha njė emėr tė
perbashkėt, emrin e Shqipėrisė, trojeve ku
nga kohėrat parahistorike kishin jetuar brez pas brezi gjyshėrit dhe

stergjyshėrit . Kjo kulturė ishte faktor zgjimi i vetedijes kombėtare e i
pėrgjegjėsisė sociale pėr fatet e kombit, ajo i dha njė kuptim krejt tė ri jetės
sė shqiptarit, i kultivoi krenarinė kombėtare,
i dhuroi dinjitetin e
pėrkatėsinė kombėtare, tė ciles poeti i kendoi:
"…Ti, Shqipėri, mė jep nder,
mė jep emrin shqiptar,
Zemrėn ti ma
gatove
plot mė deshirė e mė zjarr…".
Naimi Frasheri
Koha e Rilindjes ishte pėriudha kur kombi ynė vendosi dhe hyri nė lidhje
intensive mė kulturėn pėrparimtare botėrore. Ndėrkohė, rilindasit e vleresuan
lart kulturėn popullore sepse sė pari ajo e zbulonte popullin tonė si njė forcė
kulturore krijuese, si deshminė mė tė rėndėsishme tė lashtėsisė, autoktonisė,
vazhdimėsisė dhe origjinalitetit tė ekzistencės, tė historisė dhe tė jetės sė
popullit, tė kombit tonė. Ata ēmonin ne kulturen popullore frymėn e saj
kombėtare, e vlerėsonin atė si bartėse tė vetme tė idealeve demokratike, si njė
mjet tė edukimit patriotik, si njė mjet tė bashkimit tė popullit.
Shpirti i gjallė i kulturės sė re u bė nacionalizmi shqiptar, ideja e
shqiptarizmės, e formuar nga Pashko Vasa nė "Marsejezėn" shqiptare "Moj
Shqipni,
e mjera Shqypni", qė tingėlloi e fuqishme dhe krenare nė rreshtat e
luftėtarėve tė Lidhjes sė Prizrenit qysh nė orėt e para tė saj.
Ēoniu, o shqyptarė, prej gjumit ēoniu,
tė gjithė si vllazėn nė nji besė
shtrėngoniu,
edhe mos shikoni kisha e xhamia,
fe e Shqyptarit asht
Shqyptaria.
Qysh prej Tivarit deri nė Prevezė,
gjithkund lėshon diell e
vep' e rezė,
ashtė toka jonė, tė parėt na e kanė lan,
kush mos na e prek,
se desim, t'tanė.
Tė desim si burrat qė diqne motit,
e tė mos marohna
pėrpara Zotit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė