Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-11, 14:37   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim 6 mijė kalorėsit Ilirė nė Pakistan

Studime historike nga Aristidh Kola!






Hundėza dhe hundėzakėt jetėgjatė, pasardhės tė ilirėve nga studimi i arvanirtasit Aristidh Kola deri nė fokusin e studiuesve tė huaj

Historia e pakistanezėve me origjinė shqiptare. Si mbijetuan e ruajtėn traditat

Paraardhėsit tanė ilirėt janė shpėrndarė gjithandej. Pas betejave pa lavdi tė prijėsve tė tyre, ata endeshin nė kėrkim tė njė atdheu tė dytė, larg nėnshtrimit dhe shfrytėzimit. Nė librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dėshmon njė nga qindra histori tė vendosjes sė ilirėve nė njė shtet larg Ilirisė.

Po ashtu, edhe njė skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi njė fis nė Pakistanin e largėt. Vendi ku ishin vendosur kėta njerėz quhej Hundėz. Hundėzakėt njė fis mė prejardhje ilire tashmė edhe sot e kėsaj dite me tradita, gjuhė dhe zakone tė ndryshme ėshtė vendosur nė Kafiristan, nė pjesėn e Pakistanit, aty ku e kanė kufirin e pėrbashkėt Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani.

Historia e hulumtuar deri mė sot tregon se kėta janė pasardhėsit e 6000 luftėtarėve ilirė tė larguar nga shteti i tyre pas vrasjes sė mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorėve tė Hundėzės janė tė ndryshme nga ato tė pakistanezėve, ata jetojnė gjatė, janė shtatlartė dhe kanė flokė gėshtenjė, bėjnė dhe pijnė verė si askush tjetėr nga zonat dhe rajoni ku jetojnė. Flasin njė gjuhė tė veēantė, e cila nuk shkruhet.

Shkrimi pėr Hundėzėn po e fillojmė me njė pjesė tė marrė nga libri i Aristidh P. Kolės, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėrve”, Sh.B. 55, Tiranė, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijė ushtarė ilirė, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh, e veēuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa pėrfunduan nė Kafiristanin e sotėm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.

Pėrpara pak vjetėsh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi njė dokumentar tė titulluar “Horizonte tė humbura” (Lost Horizons). Banorėt e asaj zone janė tė gjatė, tė bardhė, me flokė gėshtenjė dhe jetojnė shumė vjet. Lugina ku jetojnė quhet nė ditėt e sotme Hundėza (Hundė e vogėl) dhe me tė vertėte kjo fushė mbyllet me njė hundėz midis dy maleve qė e rrethojnė.

Njė tjetėr vendndodhje moēalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, qė do tė thotė gjuhė e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim tė fesė myslimane dhe megjithatė edhe sot bėjnė dhe pijnė (nė kundėrshtim nga tė gjithė banorėt e atjeshėm) verė e madje tė pėrzierė me ujė, siē bėnin tė lashtėt.

Shumė zakone dhe tradita tė tyre dėshmojnė prejardhjen iliro-helene tė tyre; kėtė e dėshmon edhe Ernesto Skura nė shkrimin e tij, “Ilirėt nė Afganistan” nė gazetėn “Lidhja” tė Antonio Bellushit, maj 1983.

Kėrkimi nė bibloteka dhe internet nxori shumė tė dhėna, sqarime, studime, receta shėndeti dhe botime pėr Hundėzėn dhe gjuhėn Burushaski, gjuhėn e burrave, e cila ėshtė njė gjuhė e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan, pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit ėshtė aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundėza ndodhet nė pjesėn e Pakistanit.

Nga njė shkrim nė internet shpjegohet pse ai rajon ėshtė quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, qė do tė thotė vendi i qafirėve ose ndryshe, vendi i tė pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan (vendi i dritės), pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane. Hundėzakėt janė shumė tė ndryshėm nė krahasim me pakistanezėt me lėkurė tė errėt apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezėt.

Hundėzakėt janė tė bardhė dhe me mollėza tė kuqe. Shumica e 50 mijė hundėzakėve kanė sy blu, tė gjelbėr ose bojė hiri dhe flokė qė kalojnė nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fėmijė kanė edhe flokė tė kuq. Lart nė male ėshtė njė fis i madh qė quhet KALASH dhe ngjashmėria e tyre me paraardhėsit evropianė tė lė me gojė hapur.

Perėnditė e Kalasheve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashėt skalisin nė portat e tyre edhe njė gjė qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirė dhije (edhe Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare). Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė, qė fėmijėt e mbledhin nė mal apo fushė e quajnė BISHA.

Njė libėr gjuhėsor i hollėsishėm pėr rajonin e Hundėzės ėshtė botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libėr tregohet se hundėzakėt pėrdorin shprehjet apo fjalėt e mėposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hėna (gjinia femėrore); Foljet kam dhe baj nė zgjedhimet e tyre tė ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan tė tharėt rrushin kur nuk e arrin; zor (vėshtirė); Shtrij kambėt sa ke jorganin; BUE (buejt e arės); Ku damė na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Ēila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj.

Ndėrsa tė dhėnat e mėposhtme janė nxjerrė nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i kėtij libri nė shqip ėshtė: “Hunza: Pesėmbėdhjetė tė fshehtat e njerėzve mė tė shėndetshėm dhe mė tė vjetėr qė jetojnė”.

Hundėza, vendi i vendosjes sė ilirėve

Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tėrė lugina rrethohet nga male me lartėsi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi ėshtė malor, ai ėshtė shumė pjellor nė prodhimin e zarzavateve, frutave e drithėrave tė ndryshme, si pėr shembull: patate, bizele, kastraveca, grurė, misėr, elb, kajsi, dardhė, mollė, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorėt janė bujq (ar-bėrės) tė shkėlqyer dhe kanė krijuar njė sistem mahnitės e madhėshtor taracash dhe vaditjeje pėr to.

Kanalet kullues, qė lidhin dhe ushqejnė taracat me ujė quhen KULLSE. Njė mal ngjitur me luginėn ėshtė i mbuluar me akullnaja, tė cilat rrėshqasin me kalimin e kohės; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtė). Banorėt jetojnė nė harmoni tė plotė, kanė shėndet shumė tė mirė dhe rrojnė gjatė.

Banorėt e Hundėzės janė tė gjatė, racė e bardhė dhe me flokė ngjyrė gėshtenjė. Banorėt e Hundėzės rrojnė 100-140 vjeē dhe nuk njohin ndonjė sėmundje, ēfardolloj qoftė. Njerėzit janė shumė mikpritės dhe ndihmues tė njėri tjetrit. Nuk ekziston ndonjė lloj krimi nė Hunza. Njė djalė i lindur ushqehet me gji pėr tre vjet, kurse njė vajzė pėr dy vjet dhe gjatė kėsaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanė marrėdhėnie. Nė Hunzė nuk ka ndarje tė ēifteve martesore.

Hundėzakėt, tradita tė njėjta me shqiptarėt e lashtė

Banorėt pėlqehen tė quhen Hundėzakė (Hunzakuts), e cila tingėllon saktė sipas shqipes. Vallet e hundėzakėve shoqėrohen nga daullet, fyejt apo pipėzat dhe valltarėt kėrcejnė tė kapur dorė mė dorė nė formė rrethi. Njė valle popullore e rėndėsishme ėshtė Vallja e Shpatave, qė kėrcehet vetėm nga burrat dhe valltarėt vishen me rrobe me ngjyra tė quajtura KAMARBUNDE.

Veēan shtohet se pėr Vallen e spikatur Shqiptare tė Shpatave gjendet njė pikturė madhėshtore nė Vjenė e punuar nga njė piktor i famshėm austriak. Nė raste festimesh, mė tė vjetrit veshin pelerina leshi tė qėndisura, tė quajtura Ēuka. Kryetari i Hunzės e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Nė tetor bėhet festa e verės (pijes alkoolike).

Gratė nuk janė tė mbuluara me perēe. Festa mė e rėndėsishme ėshtė festimi i Vitit tė Ri diellor (ashtu si pellazgėt, arbėreshėt) qė festohet mė 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parė e vitit tė ri bie mė 21 mars. Nė njė ditė tė vetme tė dhjetorit organizohen tė gjitha martesat e vitit.

Zakonet shqiptare

Burrat veshin pantallona tė bardha qė i quajnė SHALVARE (shal–varė), ndėrsa gratė bluzėn e tyre e quajnė KAMISHE. Banorėt tregojnė histori se si ata janė ngulmuar aty qė nga koha e Aleksandrit tė Madh. Nuk ka insekte, pėrveē mizės sė zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk pėrdoret pėr t’u ngrėnė.

Ata mund tė quhen 99 pėr qind vegjetarianė, sepse mishin e dhive tė egra e hanė me pakicė, vetėm nė dimėr. Nuk hanė qen, mace, pula apo bretkosa. Veēan, dr. Hofman vėrejti qė banorėt hanin shumė frutin e kajsisė dhe tulin e bėrthamės sė kajsisė; biles dhe aq yndyrė sa pėrdorin e nxjerrin nga tuli i bėrthamave tė kajsive.

vazhdon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante