Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-11, 09:11   #36
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Imoraliteti dhe dėmet qė ai shkakton .

Imoraliteti dhe dėmet qė ai shkakton


1. Imoraliteti e shkatėrron mirėqėnien e mbarė njerėzimit dhe bėhet shkak pėr humbjen e pėrkatėsive farefisnore.
Dijetari i islamit Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Dėmet si pasojė e imoralitetit janė shkatėrruese tė mirėqėnies se mbarė njerėzimit. Femra nėse bėn imoralitet, e mbulon me turp familjen, bashkėshortin dhe tė gjithė tė afėrmit e saj, si dhe bėhet shkak qė ata ta humbasin krenarinė nė mesin e njerėzve. Nėse ajo ngel shtatzėnė si pasojė e imoralitetit, po ta vrasė fėmijėn e saj, ajo ka bashkuar midis dy krimeve tė shėmtuara, kurvėrisė dhe vrasjes. Nėse e mbart atė tek bashkėshorti i saj, ka futur nė familjen e tij njė tė huaj, i cili nuk ėshtė prej tyre. I trashėgon ata duke mos qenė prej tyre, merr pėrkatėsinė e tyre duke mos qenė gjaku i tyre, si dhe janė edhe shumė e shumė dėme tė tjera si pasojė e imoralitetit. Ndėrsa, pėr sa i pėrket kurvėrisė sė burrit, ajo gjithashtu bėhet shkak pėr humbjen e pėrkatėsisė familjare. Pas kėsaj qėndron shkatėrrimi i gruas dhe nderit te saj, si dhe vėnia nė rrezik e rolit tė saj, duke e bėrė atė burim tė shthurjes dhe shkatėrrimit. E s'ka dyshim se ky krim bėhet shkak pėr rrėnimin e jetės sė kėsaj bote dhe botės tjetėr (ahiretit). Janė tė shumta gjynahet tė cilat ndėrmerren pėr shkak tė imoralitetit. Sa e sa tė drejta hidhen poshtė pėr shkak tė tij?! Sa e sa padrejtėsi ndodhin si pasojė e imoralitetit?!"
Po ashtu ka thėnė: "E pėrderisa dėmet si pasojė e kurvėrisė ishin prej dėmeve mė tė mėdha, ku ajo bėhej shkak pėr humbjen e pėrkatėsive farefisnore, mosruajtjes sė nderit dhe mosruajtjes sė ndalesave tė Allahut; bėhej shkak pėr futjen e urrejtjes dhe armiqėsisė ndėrmjet njerėzve, duke bėrė qė ēdokush tė cėnoj nderin e gruas, vajzės, motrės apo nėnės sė tjetrit. E s'ka dyshim se kėto qė pėrmendėm janė prej shkaqeve kryesore tė pėrhapjes sė shkatėrrimit nė tokė. Pikėrisht pėr tė gjitha kėto arsye, kurvėria u rendit menjėherė pas krimit tė vrasjes pėr nga madhėsia, kėshtu e ka renditur atė Allahu i Madhėruar nė Librin e Tij dhe i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė sunetin e tij. Imam Ahmedi(Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Nuk di qė pas vrasjes tė ketė krim mė tė madh se kurvėria. Allahu e ka pėrforcuar moslejueshmėrinė e saj me Fjalėt e Tij: "Edhe ata qė pėrveē Allahut, nuk lusin ndonjė zot tjetėr dhe nuk e vrasin njeriun qė e ka ndaluar Allahu vrasjen e tij, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto ai e gjen ndėshkimin. Atij i dyfishohet dėnimi ditėn e kiametit dhe aty mbetet i pėrbuzur pėrgjithmonė. Pėrveē atij qė ėshtė penduar..." [El Furkan: 68-69]
Allahu i Madhėruar nė kėtė ajet e ka shoqėruar kurvėrinė me shirkun dhe vrasjen e njeriut padrejtėsisht dhe si ndėshkim pėr kėto nė botėn tjetėr, pėrcaktoi dėnim tė dyfishtė e tė pėrjetshėm, pėrveē se nėse njeriu e heq kėtė barrė nga vetja e tij duke u penduar tek Allahu i Madhėruar, duke e pėrforcuar besimin dhe duke vepruar punė tė mira. Allahu i Madhėruar thotė: "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ajo ėshtė vepėr e shėmtuar dhe rrugė shumė e keqe." [El Israė: 32]
Allahu i Madhėruar nė kėtė ajet e ka cilėsuar kurvėrinė si "vepėr e shėmtuar", madje tė qenėt e saj njė vepėr shumė e keqe ėshtė njė realitet i ngulitur nė mendje, jo vetėm tek njerėzit por edhe te shumė prej kafshėve.
Buhariu (Allahu e mėshiroftė!) nė "Sahihun" e tij ka pėrmendur njė transmetim nga Amėr ibėn Mejmun el Eudi se ka thėnė: "Kam parė nė kohėn e injorancės dy majmunė tė cilėt bėnė kurvėri. Majmunėt u mblodhėn rreth atyre dyve dhe nisėn t’i gjuajnė me gurė derisa ngordhėn."[1]
Allahu i Madhėruar e ka bėrė tė qartė se cili ėshtė pėrfundimi i kėsaj vepre duke e quajtur atė "rrugė shumė e keqe", kjo sepse kurvėria ėshtė rruga e skamjes, rrėnimit dhe poshtėrimit nė kėtė botė, si dhe ajo ėshtė rruga e vuajtjes, ndėshkimit dhe dėshpėrimit nė botėn tjetėr."

2. Kurvėria i pėrmbledh tė gjitha nyjet e sė keqes.

Ibnul Kajim(Allahu e mėshiroftė!) ka thėnė: "Kurvėria i pėrmbledh tė gjitha nyjet e sė keqes. Ajo bėhet shkak pėr dobėsimin e besimit, largimin e turpit, mungesėn e personalitetit dhe humbjen e xhelozisė. Nuk ndodh qė njė imoral tė jetė i turpshėm, pėrmbushės i amanetit, i besueshėn nė fjalė, besnik ndaj shokut, si dhe tė ndjejė xhelozi tė plotė ndaj familjes se vet. Tradhtia, mashtrimi dhe gėnjeshtra janė natyrė e tij. Paturpėsia, mungesa e xhelozisė dhe moskujdesi pėr ruajtjen e ndalesave tė Allahut; tė gjitha kėto janė simptoma tė imoralitetit."

3. Kurvėria i hap njeriut dyert e gjynaheve.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Kurvėria e shtyn njeriun nė prishjen e lidhjeve me tė afėrmit e tij, nė mosrespektimin e prindėrve, nė kėrkimin e pasurisė nė rrugė tė ndaluara dhe nė bėrjen padrejtėsi ndaj tė tjerėve. Kurvėria bėhet shkak pėr humbjen e bashkėshortes dhe fėmijėve, madje jo rrallė herė ajo e ēon njeriun drejt dhunės dhe gjakderdhjes. Ka edhe prej atyre tė cilėt pėr tė arritur te kurvėria, kėrkojnė ndihmėn e fallxhorėve dhe magjistarėve, e ky veprim, nė shumicėn e rasteve i shtyn ata drejt shirkut, qoftė kjo me apo pa dijen e tyre. Pra ky gjynah, nuk pėrmbushet ndryshe, veēse duke u shoqėruar me njė varg gjynahesh para dhe pas tij; gjynahe kėto tė cilat lindin tė tjera lloje gjynahesh. Kurvėria ėshtė gjėja mė tėrheqėse e tė keqes sė kėsaj bote dhe botės tjetėr. Ajo nė tė njėjtėn kohė ėshtė gjėja mė penguese e tė mirės sė kėsaj bote dhe botės tjetėr. Nėse njeriu bie pre e kurvėrisė dhe ajo zė vend nė zemėr, si dhe shndėrrohet nė ves tė tij; atėherė kurimi i saj bėhet tepėr i vėshtire. Robi i saj ėshtė vėshtirė tė lirohet, ndėrsa viktima e saj nuk mund tė kurohet. Allahu i Madhėruar i ka dhėnė kėtij krimi kompetencėn e prishjes sė mirėsive. Nėse njeriu ka rėnė pre e kurvėrisė, atėherė le t'u thotė lamtumirė mirėsive tė Allahut, kjo sepse ato do tė jenė tė dobėta; e shpejt do tė jetė shvendosja e tyre, e afėrt do tė jetė zhdukja e tyre. Allahu i Madhėruar nė Librin e Tij ka thėnė: "Kėtė (masė ndėshkuese) e bėri, sepse Allahu nuk e ndryshon njė begati, tė cilėn ia ka dhuruar njė populli, derisa ata ta ndryshojnė gjendjen e tyre."[El Enfal: 53]
Gjithashtu i Lartėsuari ka thėnė: "E nėse Allahu vendos ta ndėshkojė njė popull, Atė nuk ka kush qė ta zbrapsė. Ata (njerėzit) nuk kanė mbrojtės tjetėr pėrveē Tij." [Er Rra'd : 11]

4. Kurvėria shkakton sėmundje psikike dhe e sėmurė zemrėn.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Prej veēorive tė imoralitetit, ėshtė gjithashtu edhe fakti se ai e hallakat zemrėn dhe e sėmurė, nė qoftė se nuk e vret atė. Ai fut mėrzitje, dėshpėrim dhe frikė nė zemėr. E largon njeriun nga Allahu i Madhėruar dhe e afron atė tek shejtani i mallkuar."
Po ashtu ka thėnė: "Prej pasojave tė imoralitetit, ėshtė se ai e errėson zemrėn dhe e shuan dritėn e saj." Ndėrsa nė njė tjetėr vend ka thėnė: "Pasojė e kurvėrisė ėshtė edhe trishtimi tė cilin Allahu i Lartėsuar e vendos nė zemrėn e lavirit, trishtim ky, shenjat e tė cilit vėrehen nė fytyrėn e tij. Nė krah tė kundėrt, i moralshmi, nė fytyrėn e tij ka dritė dhe ėmbėlsi, nė zemrėn e tij ka rehati dhe qetėsi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, shumė shpejt miqėsohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndėrsa laviri, nė fytyrėn e tij vėrehet trishtimi. Nėse dikush ulet apo bisedon me tė, zmbrapset dhe ndjen neveri ndaj tij.
Po ashtu ka thėnė: "Prej pasojave tė imoralitetit ėshtė edhe ankthi dhe gjendja e keqe shpirtėrore, kjo sepse laviri shpėrblehet me tė kundėrtėn e asaj qė dėshironte. Ai i cili e kėrkon kėnaqėsinė nė ato gjėra qė Allahu i Madhėruar i ka bėrė tė ndaluara, Allahu e ndėshkon atė me tė kundėrtėn e asaj qė kishte pėr qėllim. Kėnaqėsia e Allahut nuk arrihet ndryshe, veēse duke ju bindur Atij. Allahu i Madhėruar, gjynahet kurrėsesi nuk i ka bėrė shkaqe pėr arritjen e ndonjė tė mire. E sikur ta dinte imorali se ēfarė fshihet pas ndershmėrisė, prej kėnaqėsisė, lumturisė, rehatisė shpirtėrore dhe jetesės sė mirė, do ta kuptonte se kėnaqėsia tė cilėn e ka humbur, ėshtė shumė herė mė e madhe se ajo me tė cilėn e shkėmbeu atė.

5. Kurvėria shkakton skamje dhe varfėri.

Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė sqarim tė kėsaj ka thėnė: "Prej veēorive tė imoralitetit, ėshtė edhe fakti se ai shkakton skamje dhe varfėri. Nė trashėgiminė fetare pėrmendet se Allahu i Madhėruar ka thėnė: "Vėrtet, Allahu i shkatėrron zullumqarėt dhe i varfėron imoralėt."



vijon....
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė