Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-14, 19:34   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Haremi i Sulltanit

Aty nuk mund tė hynte asnjė mashkull, pėrveē sulltanit, princėrve dhe tė tredhurve !






Fuqia e eunukėve

Pėr tė ushtruar ndikimin e tyre nga haremi, gratė e fuqishme thėrrasin vartėsit nė njė sallon zyrtar ku, tė fshehura bashkėbisedojnė me funksionarė dhe dinjitarė. Nė mėnyrė mė pak zyrtare, transmetojnė nė fshehtėsi mesazhe sekretė, duke blerė besnikėrinė me veshje dhe xhevahirė. Nė kėtė kontekst, skllevėrit e pallatit qė bėjnė lirisht lidhjen mes haremit dhe botės sė jashtme, pėrbėjnė njė fuqi mė vete: eunukėt.

Qė nga 1591, ruajtja e haremit ėshtė detyrė ekskluzive e eunukėve zezakė. E kanė pothuajse gjithmonė prejardhjen nga Sudani apo Etiopia, dhe rekrutohen nė mėnyrė barbare: djem mes tetė dhe 12 vjec rrėmbehen dhe tridhen nga kristianė apo hebrenj (Islami ndalon besimtarėt e tij tė tredhin njerėz apo kafshė). Tredhėsi ndan penisin dhe testikujt, ndalon hemorragjinė, sterilizon plagėn dhe ndalon bllokimin e kanalit urinar.

Njė fėmijė nė tre i mbijeton procedurės, procesit tė shėrimit, qė zgjat edhe me muaj, si dhe vuajtjeve urinare. Ata qė ia dalin janė njė pasuri e vėrtetė pėr tregtarėt: vetėm familjet mė fisnike mund t’i lejojnė vetes shėrbyes tė tredhur. Pėr Topkapinė blihen me qindra.

Eunukėt e moshuar u mėsojnė tė rinjve gjuhėn kombėtare dhe fenė. Tė rinjtė mėsojnė tė lexojnė, tė shkruajnė dhe tė bėjnė hesape, dhe i nėnshtrohen stėrvitjes ushtarake. Mė pas, nė bazė tė talentit dhe aftėsive, shėrbejnė nė rojėn e pallatit apo si shoqėrues personalė tė njė anėtari tė familjes mbretėrore apo njė tė preferuare.

Mė tė aftit mund tė arrijnė pozicione me ndikim nė administratėn e haremit; komandanti i tyre ėshtė njė prej njerėzve mė me pushtet, mė tė informuar dhe mė tė korruptuar tė sulltanatit: ėshtė anėtar i kėshillit shtetėror, komandon rojat, kontrollon formimin e sulltanėve tė mundshėm nė burgjet e princėrve, kryen detyrėn e inspektorit pėr fondet pėr qytetet e shenjtė tė Mekės dhe Medinės. Nėse u mbijeton intrigave tė oborrit, ku eunukėt me ngjyrė luajnė shpesh njė rol kyc, nė fund mund tė kėrkojė lirimin e tij pėr t’i kaluar vitet e fundit tė jetės si njeri i pasur.

Eunukėt nuk bėjnė vetėm rojė nė hyrje tė haremit dhe nė apartamente, kontrolli i tyre ushtrohet edhe brenda. Haremi ėshtė si njė bėrthamė gjigante familjare, ku duhet tė mėsohen shėrbyesit, tė bėhet shoqėrimi dhe ku duhet tė bėsh tė mundur qė tė dalin hesapet. Si dhe tė ruash njė disiplinė tė hekurt.

Hierarkia ėshtė e fortė, ceremoniali i ngurtė, mosbindja ndėshkohet me tė rrahura me shkopinj: skllavet qė kryejnė marrėdhėnie homoseksuale apo tentojnė tė afrohen me eunukėt rrezikojnė ndėshkimin fizik ose vdekjen. Nėse sulltanesha nėnė dhe krerėt e eunukėve janė nė kėrkim tė vajzave tė duhura pėr sovranin, skllavet e thjeshta largohen sapo ata afrohen: asgjė nuk do ishte mė e papėlqyeshme se sa njė takim informal.

Seksualiteti nė harem menaxhohet me njė rreptėsi tė lartė. Natėn sulltani pret njė grua qė pėr kėtė qėllim ėshtė depiluar, parfumosur dhe zbukuruar. Konkubinat e para kanė tė drejtė pėr njė numėr tė vogėl netėsh. Disa sovranė lėshohen edhe nė shthurje, ndonjėherė edhe homoseksuale, por jashtė dalin vetėm zėra, qė pikėrisht nė kėta raste i garantojnė kontrollin sulltaneshės nėnė. Eshtė ajo qė komandon imazhin e tė birit, edhe nė rastin e ceremonive ku sovrani merr pjesė.

Sulltanesha Kėsem shfaqet madje edhe para popullit, nė rastet e ceremonive nė xhami apo udhėtimeve. Gjithnjė me fytyrėn mbuluar, nė karrocėn e artė, por e pranueshme pėr tė gjithė si zonja e tyre. Ndonjėherė turma njerėzish rrethojnė karrocėn, nė kėrkim tė bekimit.

Pasuria e mbretėreshės ka burime tė ndryshėm: njė shpėrblim i pėrditshėm, qė vit pas viti e bėn milionere; pasuritė e mėdha tė kurorės, tepricat e tė cilave mbėrrijnė nė arkat e saj. Shtėpi nė Stamboll, me qera shumė tė lartė. Gratė e sulltanit mund tė zgjedhin lirisht si tė pėrdorin pasurinė e tyre, edhe pse pritet qė pasurinė e tyre ta shfrytėzojnė pėr tė mirėn e mbretėrisė.

Kėsem, pėr shembull, porosit ndėrtimin e njė xhamie nė Stamboll (nė qytet, mes viteve 1550 dhe 1700 pjesa mė e madhe e tempujve financohen nga gra), tė banjove publike dhe njė hoteli tė madh. Mbėshtet institucione socialė dhe fetarė, furnizon me ujė pelegrinėt e nisur pėr nė Mekė dhe njė herė nė vit u shpėrndan nevojtarėve kėmisha, mbulesa dhe callma. Dhuron prikėn pėr tė rejat jetime qė pėrndryshe nuk kanė mundėsi tė gjejnė burrė. Pas dy apo tre viteve shėrbim liron skllavet e saj dhe u siguron jetesėn.

Tė burgosura ballkanike

Duke qenė se Islami ndalon skllavėrimin e myslimanėve, shėrbyeset qė nuk kanė liri vijnė mbi tė gjitha nga provincat ballkanike tė fesė sė krishterė. Veē kėsaj, piratėt sulmojnė anijet nė kėrkim tė pasagjereve tėrheqėse. Luftėtarėt fitimtarė marrin si pre bijat e tė mundurve. Tregtarėt e skllaveve sjellin gjeorgjiane dhe ruse nga Kaukazi. Ndonjėherė janė vetė prindėrit qė japin bijat, me shpresėn qė haremet e metropolit do tė ofrojnė njė tė ardhme mė tė mirė se sa vendlindja e tyre.

Vetėm vajzat shumė tė bukura dhe tė gjalla hyjnė nė shtėpinė mė elegante, haremi i Topkapisė.

Mbėrrijnė kur janė 6 deri 13 vjeēe, fillimisht u ngarkohen detyra tė pėrditshme, mėsojnė gjuhėn dhe diktatet e fesė islame, manierat e mira dhe sjelljen nė oborr.

Gjithmonė nėn mbikėqyrje tė rreptė. Nėse shfaqin talent, promovohen: ato mė tė aftat nė kaligrafi shkojnė nė qendrat e kopjimit, ato mė tė prira pėr muzikė marrin mėsime kėnge dhe valleje dhe mėsojnė si t’i bien njė instrumenti.

Tė pėrzgjedhurat mėsojnė tė shkruajnė letra dashurie plot lule dhe shumė poetike, si dhe tė ėndėrrojnė qė njė ditė tė munden tė bėjnė njė jetė mes luksit, si konkubina apo edhe tė bėhen sulltane nėna.

Pjesa mė e madhe e vajzave nuk do thirret asnjėherė nė pjesėn e haremit tė rezervuar pėr sovranėt. Pas disa vitesh shėrbim fitojnė lirinė bashkė me njė prikė qė do u shėrbejė pėr martesėn. Apo mund tė vendosin tė qėndrojnė nė kėtė ambient qė pėr to ėshtė i njohur dhe relativisht i sigurt: sepse kush luan me dinakėri brenda mureve tė Topkapisė, bėn karrierė dhe arrin tė veshin rroba tė kushtueshme, xhevahirė tė mėdhenj, tė ketė njė dhomė krejt tė sajėn dhe madje edhe disa shėrbyese.

Kur nė vitin 1789 Mihrishah, nėna e Selimit III, merret me pompozitet nga Pallati i Lotėve, kjo botė ėshtė pranė njė ndryshimi radikal. Ushtritė e fuqive europiane pėrballen me otomanėt pothuajse nė tė gjithė frontet, perandoria rrezikon tė shpėrbėhet nėse nuk modernizohet, mbi tė gjitha nga kėndvėshtrimi ushtarak.

Selimi III ėshtė i pari i njė serie sulltanėsh qė e kupton situatėn dhe nis reformat. Pėr fat tė keq, atij kjo nuk i shėrben aspak. Trupat e zgjedhura tė tij, qė janė kundėr reformave, e rrėzojnė nė 1807.

Gjatė shekullit XIX, forcat e armatosura, administrata shtetėrore dhe drejtėsia pėsojnė pėrshtatje tė vazhdueshme sipas nevojave tė reja tė kohės, edhe oborri mbretėror transferohet nė pallate madhėshtorė mbi Bosfor, e bashkė me tė edhe haremi.

Mė pas, mes viteve 1908 dhe 1909, revolucionarėt turq i japin praktikisht fund monarkisė. Sulltani Abdyl Hamidi II detyrohet tė heqė dorė nga froni, kreun e urryer tė eunukėve turma e var mu nė urėn e Gallatės, skllavet dhe eunukėt e gradėve mė tė ulėta pėrfundojnė nė mes tė katėr rrugėve.

Disa gra kthehen nė familjet e tyre, tė tjera jepen pėr nuse apo gjejnė punė si shėrbyese, ato mė pak fatlumet ekspozohen si formė argėtimi nė qytetet e mėdhenj europianė bashkė me indiane dhe eskimeze. Vetėm pak prej tyre mund tė kthehen nė haremin e vjetėr tė Topkapisė. Nė fund, edhe kėto duhet tė largohen: pallati transformohet nė muze, qė nė 1924, dy vjet pas shpaljes sė republikės, hap dyert pėr kureshtarėt nga e gjithė bota.

Fundi i tmerrshėm i Kėsem

Valide sulltania e fundit ishte grekia Kėsem, e lindur me emrin Anastasia dhe bashkėshorte e Ahmetit I, bir i Mehmetit III. Kėsem pati aftėsinė tė kushtėzonte marrjen e pushtetit nga kunati Mustafa si dhe tė siguronte njėkohėsisht mbijetesėn e bijve Murat dhe Ibrahim, falė korrupsionit dhe ndikimit tė saj personal.

Eshtė e vėrtetė qė ligji vėllavrasės nė ndėrkohė ishte shfuqizuar, por nė cdo kohė ai mund tė risillej, duke sjellė asgjėsimin e vėllait. Nė fakt ishte ende i gjallė kujtimi kur, pas hipjes nė fron tė Mehmetit III, nė 1595, plot 19 kufoma princėrish u larguan nga pallati nė zbatim tė ligjit vėllavrasės.

Kur i erdhi radha tė mbretėrojė Ibrahimit I, ky rezultoi, sic ka thėnė historiani anglez Jason Goodwin “mė i marri mes sovranėve tė kėsaj familje gjithnjė e mė tė marrė dhe patologjike”.

Ērregullimet qė pllakosėn shumė princėr dhe sulltanė, duke filluar nga Selimi II (epiteti i tė cilit ishte Pijaneci) mund tė shpjegohen me rivalitetin e pamėshirshėm tė oborrit, mė shumė se sa me ndėrrimin e munguar tė gjakut tipik nė monarkitė perėndimore, ēiftėzimet nė tė cilat ndodhnin nė brendėsi tė njė rrethi tė ngushtė familjesh mbretėrore.

Nė tė kundėrt, sovranėt otomanė shumė pak gjėra turke kishin: gjak gjithnjė i freskėt futej nė familjen mbretėrore pėrmes konkubinave qė vinin nga ēdo anė.

Njė studim autoritar i kryer nė fillim tė shekullit XX ka nxjerrė qė nė venat e Mehmetit V nuk kishte mė as njė tė njė miliontėn pjesė gjak turk. Pas rrėzimit dhe ekzekutimit tė Ibrahimit I (8 gusht 1648), njė luftė shumė e fortė vuri pėrballė valide sulltan Kėsemin dhe Hatixhe Turhan, nėnė e Sulltanit tė ri Mehmeti IV. Fitoi e dyta.

Kėsem, nėnė e dy sulltanėve humbi pėrgjithmonė ndikimin e saj mbi pushtetin. Por edhe jetėn.

Nė 1651, e zhveshur nga rrobat dhe bizhutė, e lėnė ashtu lakuriq, u tėrhoq zvarrė nga kėmbėt dhe u lidh me njė litar.

Nė 15 shtator 1656 Mehmeti IV, apo mė mirė nėna e tij Hatixhe Turhan emėroi vezir tė madh energjikun Mehmet Koprulu, pasi sulltani i pavend ia kish dhėnė detyrėn njė furrtari.

Ishte fillimi i njė periudhe mė shumė se 20-vjeēare stabiliteti dhe qeverisjeje si dhe restaurimi tė prestigjit tė shtėpisė sė Osmanėve: ishte pra drita nė fund tė tunelit. Edhe njė herė kish qenė njė grua, nė tė mirė e nė tė keq, qė kishte vendosur fatet e perandorisė otomane.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė