Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:16   #7
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Me lindjen e qyteteve u krijua edhe njė popullsi qytetare, e cila mė parė nuk njihej. Burimet nuk e bėjnė tė qartė pėrbėrjen dhe karakterin e kėsaj popullsie, por meqė qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre pėrbėhej nga masa e gjerė e prodhuesve zejtarė, bujq e blegtorė, nga pronarėt e punishteve zejtare, tregtarėt dhe aristokracia e vjetėr fisnore qė pėrbėnte parinė e qytetit. Si e tillė, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar nė shtresa shoqėrore, me interesa tė ndryshme. Prej tyre, pronarėt e punishteve dhe tregtarėt formonin shtresėn e re tė pasuruar, e cila zhvendos pėrfundimisht nė plan tė dytė aristokracinė e vjetėr fisnore.

Si qendra ekonomike e politike mė vete qytetet i rrethonte njė popullsi fshatare e lidhur me ta nėpėrmjet interesave ekonomikė tė ndėrsjelltė. Nė burimet kėto popullsi njihen akoma si fise tė mėdha apo tė vogla, por fisi nuk ka mė kuptimin e tij klasik. Vetė dukja e qyteteve dhe prerja e qarkullimi i monedhave janė elemente qė nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkėsisė njė pėrmbajtje tė re nga pikėpamja e marrėdhėnieve ekonomike e shoqėrore.

Ashtu si nė Maqedoni, edhe nė Epirin fqinjė tė kėsaj kohe, shumica e popullsisė nė Iliri jetonte nė fshatra; qytetet ishin ende nė numėr tė vogėl. Masėn kryesore tė kėsaj popullsie e formonte fshatarėsia e lirė, por burimet bėjnė fjalė edhe pėr njė popullsi fshatare tė varur. Theopompi nė veprėn e tij “Filipika” shkruan se “ardianėt kanė 300 mijė prospelatė si helotė...”. Me prospelatė autorėt e vjetėr kuptonin njė popullsi tė varur qė merrej me punimin e tokės dhe qė u jepte zotėruesve tė saj si detyrim njė pjesė tė prodhimit.

Duke i krahasuar prospelatėt e ardianėve me helotėt e Spartės, Theopompi e pėrcakton edhe mė mirė gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe kėta ishin, sikurse helotėt, njė popullsi e nėnshtruar qė pas pushtimit ishin shpronėsuar dhe ishin kthyer nė gjendje vartėsie. Nuk kemi prova nėse kjo ishte njė popullsi e huaj apo njė fis tjetėr ilir qė pėsoi kėtė fat; numri i tyre gjithashtu duhet tė jetė i tepruar, por mbetet i padiskutueshėm fakti qė kemi tė bėjmė me njė masė popullsie mbi tė cilėn ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirėve ky nuk ishte njė fenomen i veēantė pėr ardianėt. Njė shekull mė vonė Agatharkidi nė veprėn e tij “Evropaikon” do tė pohojė se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr (ai i quan kėta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse tė tjerė edhe mė shumė. Secili nga kėta nė kohė paqeje punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri duke pasur si prijės zotin (“despotes”) e tij”.

Edhe pse Agatharkidi pėrdor termin dullos, shpjegimet e mėtejshme e bėjnė tė qartė se kemi tė bėjmė me njė popullsi tė tipit tė prospelatėve ardianė. Nuk ka asnjė dyshim qė termi “dullos” pėrdoret kėtu me kuptimin mė tė gjerė, ashtu sikurse ndodh shpesh qė autorėt antikė i quajnė helotėt “dullė tė lakeldemonėve”.

Njė rast tjetėr ėshtė ai qė pėrmend Atheneu, pėr penestėt. Sipas tij “thesalėt quajnė penestė jo ata qė lindin skllevėr, por ata qė shtihen nė dorė me anė tė luftės”. Dihet se me emrin penestė quhej njė fis i tėrė nė territorin e Mbretėrisė Ilire. Pėrkufizimi i Atheneut tė ēon nė pėrfundimin se popullsia e kėtij fisi duhet tė ketė qenė e ngjashme nga pikėpamja e gjendjes shoqėrore me prospelatėt e ardianėve dhe dullėt e dardanėve.

Prania e njė popullsie tė tillė tė varur e tė shfrytėzuar ekonomikisht midis ilirėve, ėshtė njė dėshmi e rėndėsishme pėr tė pėrcaktuar karakterin dhe strukturėn e shoqėrisė ilire. Siē tregojnė tė dhėnat e autorėve antikė, popullsia e varur e tipit prospelatė-helotė-penestė pėrfaqėsonte nė kėtė kohė nė Iliri njė formė tė hershme tė skllavėrisė qė ekzistonte nė disa nga popullsitė kryesore ilire. Kjo kategori njerėzish pėrdorej nė masė nė punimet bujqėsore dhe mbase edhe nė shfrytėzimin e minierave. Zotėrit e tyre (despotėt) duket se banonin nė qendrat e vogla tė fortifikuara ose nė qytete. Kohėn mė tė madhe ata e kalonin nė luftėra dhe jo rrallė me dėfrime. Theopompi na thotė se sunduesit e prospelatėve ardianė “ēdo ditė deheshin, bėnin mbledhje dhe shtroheshin nė gosti, tė dhėnė pas tė ngrėnit e tė pirit”. Pjesėn tjetėr tė popullsisė e pėrbėnte masa e fshatarėve tė lirė qė luante, me sa duket, ende njė rol kryesor nė prodhimin shoqėror.

Pėrveē pėrfitimit nga puna e popullsisė vendase, shtresa e pasur siguronte tė mira materiale nėpėrmjet grabitjes kolektive tė popujve fqinjė me anė tė luftėrave. Tributet e pėrvitshme qė detyroheshin tė paguanin popujt e nėnshtruar tregojnė se kėto grabitje kryheshin nė mėnyrė sistematike.
Kėshtu nė shek. IV p.e.sonė, shoqėria ilire paraqitet si njė shoqėri e ndarė nė klasa e shtresa shoqėrore. Kjo shoqėri njihte atėherė format e hershme tė varėsisė skllavopronare, prandaj edhe ishte njė shoqėri skllavopronare.

Lindja e qyteteve ndihmoi pėr thellimin e diferencimit shoqėror, sepse duke u bėrė qendra tė rėndėsishme tė zejtarisė dhe tė tregtisė ato i dhanė hov rritjes sė prodhimit, shkėmbimit me para dhe shfrytėzimit tė punės sė huaj.
Pa mbivlerėsuar peshėn dhe rolin e qytetit ilir nė kėtė periudhė tė hershme mund tė thuhet se ai vepron jo vetėm si bartės i skllavopronarisė, por edhe si pėrēues i saj nė botėn fshatare qė e rrethon. E lidhur me qytetin me anė tė marrėdhėnieve ekonomike dhe e varur prej tij pėrmes kėtyre marrėdhėnieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo qė ndodhej rreth qyteteve nuk ėshtė mė bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrėdhėnie vartėsie nė formėn e skllavėrisė sė tipit helot.

Kėshtu, nė shek. IV qyteti ilir na paraqitet me njė rol e peshė tė ndjeshme nė jetėn ekonomike e shoqėrore tė Ilirisė. Si i tillė ai sh
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė