Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-12, 14:54   #50
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Hoxhaj: Procesi i njohjeve ėshtė i pandashėm

Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė interpelancėn e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovės, ka thėnė se politika e jashtme ėshtė mishėrim i politikės sė brendshme dhe reflektim i unitetit politik.
Sipas Hoxhajt, Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe procesi i njohjeve ėshtė i pakthyeshėm dhe i pandalshėm.

“Prandaj, askush nuk mund tė ndalė rrjedhėn e historisė sė njohjes sė plotė tė Republikės sė Kosovės. Kosova e pavarur ėshtė pjesė e peizazhit tė shteteve sovrane, demokratike tė Ballkanit perėndimorė dhe Evropės. Ajo pėrfaqėson njė realitet politik dhe juridik dhe njė fakt gjeopolitik nė Evropė dhe botė”, tha Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka theksuar se pėr herė tė parė, lobimin, krahas qendrave multilaterale ėshtė vendosur edhe nė rrafshin bilateral - shtet me shtet.

“Gjatė tėrė kėsaj kohe, unė kam pas njė plan konkret tė punės dhe tė matshėm, njė agjendė javore, mujore dhe vjetore, tė shoqėruar me njė qasje tė menduarit mirė strategjik dhe me analiza tė detajuara pėr secilin shtet. Duke u bazuar nė kėtė strategji, unė kam vizituar mbi 42 shtete qė ende nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės. Rezultatet janė tė matshme. Brenda kėtyre 17 muajve Republikėn e Kosovės e kanė njohur 17 shtete sovrane, anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Pėr ēdo muaj kemi arritur tė sjellim nga njė njohje, nė njė pėrudhė shumė tė vėshtirė, ku sigurimi i njohjes ėshtė i kushtėzuar nga rrethana tė veēanta gjeopolitike”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se njohjet janė tė rėndėsishme dhe do tė mbesin prioriteti politikės sė jashtme, derisa Kosova do tė bėhet anėtare e plotė e OKB-sė. Mirėpo, sipas tij, politika e jashtme nuk guxon tė reduktohet vetėm nė njohje.

Ministri Hoxhaj ka pohuar se pėr njė vjet e gjysmė ai ka zhvilluar mbi 150 takime bilaterale.

“Ne nė kėtė vit e gjysmė ne kemi dyfishuar numrin e shteteve, me tė cilat kemi lidhur marrėdhėnie diplomatike. Tani jemi nė proces tė nėnshkruajmė marrėdhėnie diplomatike edhe me shtetet e mbetura. Ne kemi nėnshkruar 105 marrėveshje bilaterale nė mes Republikės sė Kosovės dhe shteteve tjera, janė 10 marrėveshje multilaterale dhe 9 marrėveshje ndėrkombėtare”, ka shtuar ai.

Nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, politika e jashtme e udhėhequr nga ministri Enver Hoxhaj ėshtė kritikuar nga deputetė tė opozitės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė