Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-13, 21:07   #54
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Gabelistan.


Kryeministri rumun favorizon njohjen e Kosovės


Bukuresht, 03.06.2013

Kryeministri i Rumanisė, Victor Ponta, ka thėnė se ėshtė nė favor tė njohjes mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės, raportojnė mediat serbe.

Ponta dhe ministri i tij i Jashtėm janė takuar sot me dy komisionet kryesore parlamentare, pėr tė diskutuar nėse Rumania duhet tė ndryshojė pozicionin e saj dhe tė lėvizė drejt njohjes sė Kosovės.

Ponta ka thėnė se personalisht konsideron se Rumania duhet tė pėrputhė qėndrimin e saj ndaj statusit tė Kosovės me partnerėt evropianė, marrė parasysh se 22 anėtare tė BE-sė tashmė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Ai po ashtu ka thėnė se do tė formohet njė grup pune, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė diplomacisė rumune dhe deputetė, pėr tė shqyrtuar zhvillimet e reja qė lidhen me statusin e Kosovės, transmeton REL raportontin e B92.

“Nuk bėhet fjalė pėr asnjė vendim. Jemi pajtuar tė formojmė njė grup tė punės, i cili do tė merret me kėtė ēėshtje. Jemi pajtuar qė kjo temė nuk ėshtė tabu, por duhet tė merremi edhe me tė”, ka thėnė Ponta.

Nė pyetjen nėse Rumania pret qė Serbia tė njohė e para Kosovėn, Ponta ka thėnė se “do tė ishte pak qesharake po qe se Rumania mbetet prapa Serbisė”.

Rumania, ashtu si edhe katėr anėtare tė tjera tė Bashkimit Evropian – Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja – nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt, 2008
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė