Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 19:46   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Analfabetizmi nė Kosovė

Kosova ka 137 mijė analfabetė


Magbule Neziri
25.05.2013



Ndonėse jemi nė vitin 2013, megjithatė analfabetizmi nė Kosovė vazhdon tė mbetet njė dukuri tejet shqetėsuese. Sipas statistikave zyrtare tė Agjencisė sė Statistikave tė Kosovės, nė bazė tė regjistrimit tė popullsisė, janė 55 mijė qytetarė analfabetė tė plotė, qė nuk dinė tė lexojnė dhe tė shkruajnė, ndėrsa 82 mijė qė dinė tė lexojnė dhe tė shkruajnė.

Eksperti i arsimit, Dukagjin Popovci, ka thėnė se analfabetėt e regjistruar nė mes tė moshės 10 dhe 24 vjeē, janė mė shumė tė gjinisė mashkullore. “Njė fakt qė brengos ėshtė numri prej 5,178 analfabetėve tė regjistruar tė moshės 10-24 vjeē. Nėse analizohet mė mirė kjo shifėr vėrehet se nė grupmoshėn 10-19 ka mė shumė djem analfabetė sesa vajza, qė flet se mė nuk bėhet fjalė pėr konzervativizėm tė familjeve siē mendohet shpesh tek ne, por pėr probleme ekonomike me tė cilat pėrballen ato familje. Pra, djemtė duhet tė punojnė pėr ta ndihmuar familjen dhe mbeten analfabetė. Kjo ėshtė moshė e re pėr tė mos ditur lexim-shkrim, sepse nga kėta tė rinj pritet tė punėsohen dhe tė mbajnė familje”, ka thėnė Popovci.

Gjithashtu ai ka thėnė se analfabetizmi nė vend zhduket duke ofruar mėsim cilėsor. “Kėtu ėshtė roli i shtetit. Ndėrkaq, organizimi i kurseve pėr lexim-shkrim mund tė ndihmojė nė zbutjen e problemit, por nė Kosovė problemi i analfabetizmit nuk ėshtė as i pėrmasave as i natyrės sė tillė qė kurset tė jenė zgjidhja e preferuar”, ka thėnė ai.

Ndėrsa, Jonuz Salihaj ka thėnė se shkak i analfabetizmi nė vend ėshtė Ministria e Arsimit e cila nuk ėshtė duke bėrė sa duhet pėr kėtė kategori. “Asnjėherė deri mė tani nuk kanė organizuar kurse speciale pėr kėtė kategori. Nuk janė tė interesuar pėr ta zhdukur analfabetizmin, e gjitha ēka ata janė duke bėrė janė duke u munduar qė pėrmes fakulteteve tė shumta qė i kanė hapur, ta mashtrojnė opinionin qė gjoja nuk ka analfabetizėm nė vend”, ka thėnė Salihaj.

Ndėr tė tjera Salihaj ka deklaruar se duhet qė tė ndryshohet sistemi i arsimit nė vend, sepse nė kėtė mėnyrė vendi ėshtė duke prodhuar analfabetizėm dita-ditės.

Kurse Arbėr Morina, zėdhėnės i Ministrisė sė Arsimit, ka thėnė se gjitha shqetėsimet pėr kėtė ēėshtje Ministria i merr shumė seriozisht. “Tė gjitha tė gjeturat qė lidhen me sferėn e arsimit, MAShT i merr seriozisht dhe mu pėr kėtė MASHT nė Planin Strategjik tė Zhvillimit tė Arsimit nė Kosovė 2011-2016, objektivė ka gjithpėrfshirjen dhe mėsimin gjatė gjithė jetės si bazė tė tėrė sistemit arsimor dhe si tė drejtė dhe obligim ndaj qytetarėve”, ka thėnė Morina.

Sipas tij, analfabetizmi ėshtė i lidhur me numrin e braktisjes sė shkollimit. “Sipas Statistikave tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė nė vitin shkollor 2002/2003 shkollimin e kanė braktisur 1,67 % e nxėnėsve, ndėrsa nė vitin shkollor 2011/2012 braktisja e nxėnėsve ka rėnė nė 0,5 %, qė d.m.th se shkalla e braktisjes ka rėnė shumė”, ka thėnė ai. Ndėr tė tjera Morina ka thėnė se shumica e atyre qė e braktisin shkollimin kėtė e bėjnė pėr shkaqe ekonomike, migrimi i shpeshtė fshat-qytet.

Kurse psikologia, Jeta Rexha, ēėshtjen e analfabetizmit nė vend e ka arsyetuar me situatėn e rėndė ekonomike nė vend. “Shkaqet e braktisjes janė tė shumta dhe tė ndėrlidhura mes vete. Nė Kosovė situata ekonomike ėshtė e rėnduar. Kjo situatė pasqyrohet me shkallėn e lartė tė varfėrisė (45 % varfėri dhe 15 % varfėri ekstreme), qė i vė shumė familje nė sfidėn e dėrgimit tė fėmijėve nė shkollė, e pėr mė tepėr mbajtjes sė tyre nė shkollė sė paku gjatė shkollimit tė obliguar. Po ashtu, situata e kėtillė ekonomike nuk krijon mundėsi pėr investime nė fushėn e arsimit, si nė aspektin e cilėsisė, ashtu edhe nė aspektin e infrastrukturės. Lėvizjet e pakontrolluara demografike fshat?qytet e kanė vėshtirėsuar procesin e mėsimit, duke stėrngarkuar shkollat urbane. Sistemi i arsimit, pasluftės nuk ka pasur trajtimin e duhur institucional”, ka thėnė Rexha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė