Komentimi i Kaptines En-Nebeė
Kaptina En-Nebeė ose Amme ėshtė kaptinė mekase, ka gjithsej 40 ajete dhe ka zbritur pas kaptinės El-Mearixh. Nė radhitjen e Mushafit mban numrin rendor 78.
Transmetojnė Ibn Durejsi, Nuhasi, Ibn Merdevije dhe Bejhekiu nga Ibn Abbasi tė ketė thėnė: Ka zbritur kaptina Amme jetesaelune nė Mekė. Ibn Merdevije transmeton tė njėjtin transmetim edhe nga Ibn Zubejri.[1]
Emėrtimi i kėsaj sureje
Kjo sure ėshtė emėrtuar me kėtė emrin En-Nebeė, sepse nė tė bėhet fjalė pėr njė lajm shumė tė rėndėsishėm, e ai ėshtė momenti i kataklizmės - Kiameti dhe ringjallja.
Lidhmėria kuptimore e kaptinės En Nebeė me atė paraprake El Murselat
Si nė mes ēdo kaptine tė Kuranit qė ekziston lidhmėria kuptimore, poashtu shohim se edhe nė mes sures En-Nebeė dhe asaj paraprake El-Murselat ekziston njė lidhmėri e mrekullueshme kuptimore, po edhe tematike.
Kaptina El-Murselat fillon me betimet e Allahut:
Betohem nė (engjėjt ose erėrat) qė dėrgohen njėri pas tjetrit (pandėrprerė), betohem nė ata qė shfaqen si stuhia e rrėmbimshme (duke kryer urdhrat e Zotit), betohem nė engjėjt qė u ėshtė besuar sjellja e shpalljeve, dhe pastaj dallojnė qartė (tė vėrtetėn nga e pavėrteta), dhe qė pėrcjellin kėshillat (libra tė Zotit, te pejgamberėt), si arsyetim ose si vėrejtje, ska dyshim se ajo qė premtoheni (Dita e Gjykimit) gjithėsesi ka pėr tė ndodhur (El Murselat 1-7),
betime kėto qė kishin tė bėnin me shenjat e Ditės sė Gjykimit e tė cilat idhujtarėt i pėrgėnjeshtronin.
Fundi i ajetit:
ska dyshim se ajo qė premtoheni (Dita e Gjykimit) gjithėsesi ka pėr tė ndodhur ėshtė pėrgjigje e betimeve tė mėparshme tė Allahut, se ajo ditė tė cilėn ju, mohues, po e pėrgėnjeshtroni, patjetėr do tė vijė dhe do tė jetė njė realitet. Pėr tua sqaruar edhe mė afėr kėtė realitet se si do tė ndodhė, Allahu xh. sh. vazhdon mė tutje tė pėrmendė shenjat e kėsaj ndodhie tė madhe, nė ajetet vijuese:
Kur yjet tė shuhen (zymtohen), dhe kur qielli tė hapet, dhe kur kodrat tė copėtohen, dhe kur tė dėrguarve u ėshtė caktuar koha (pėr tė dėshmuar). E pėr cilėn ditė atyre u ėshtė caktuar koha? Pėr Ditėn e Gjykimit (kur drejtėsia e Zotit ndan tė mirėn nga e keqja). E ku e di ti se ēka ėshtė Dita e Gjykimit? Atė ditė ėshtė mjerim pėr ata qė pėrgėnjeshtruan. (El Murselat 8-15).
Duke u nisur nga tėrė kjo, ėshtė plotėsisht e arsyeshme dhe e logjikshme qė kaptina qė do tė pasonte, nė kėtė rast ajo En Nebeė, tė sqaronte se ēėshtė vėrtet Dita e Gjykimit.
Nėse ndalemi dhe analizojmė ajetet 12-14 tė kaptinės El-Murselatė:
E pėr cilėn ditė atyre u ėshtė caktuar koha? Pėr Ditėn e Gjykimit (kur drejtėsia e Zotit ndan tė mirėn nga e keqja). E ku e di ti se ēka ėshtė Dita e Gjykimit?, do tė shohim se kurdo qė Allahu xh.sh. ka cekur fjalėn Ve ma edrake, menjėherė ka pasuar sqarimi prej tė Plotfuqishmit se pėr se ėshtė fjala, nė kėtė rast nė suren vijuese En Nebeė ka ardhur sqarimi se Dita e Gjykimit ėshtė njė ndodhi e madhe, njė lajm i madh e tronditės, dhe ėshtė njė ditė e caktuar:
Ska dyshim se dita e gjykimit ėshtė caktuar. Ėshtė ditė qė i fryhet Surit, e ju vini grupe-grupe. (En Nebeė 17-18)
Ndėrsa, sa herė qė nė Kuran ėshtė pėrdorur kjo fjalė nė trajtėn e kohės sė ardhme Ve ma judrike, atėherė ajo gjė nuk ėshtė sqaruar dhe ka mbetur enigmė ose njė sekret prej sekreteve tė Allahut.
Kaptina Amme ka lidhmėri tjetėr stilistike nė ajete me suren paraprake El-Murselat, siē e shohim edhe nga ajetet nė vijim. P.sh. nė suren El-Murselat ajetet 25-26, thuhet: A nuk e bėmė Ne tokėn qė nė gjirin e vet mban, tė gjallė e tė vdekur, kurse nė suren En-Nebeė ajeti 6, thuhet: A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme (pėr jetė).
Pėrmbajtje e shkurtėr e kėsaj kaptine
Pėrgjithėsisht, tematika e kėsaj kaptine rikonfirmon besimin nė ringjalljen pas vdekjes, qė e kontestonin idhujtarėt. Pėr ta pėrforcuar faktin se Kiameti vėrtet dhe patjetėr do tė ndodhė, Allahu xh. sh. sjell argumente tė pakontestueshme tė fuqisė sė Tij absolute, kur thuajse nė formė pyetjeje sikur u drejtohet mohuesve tė kėsaj dite: Si nuk besoni nė ringjalljen kur:
A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pėrshtatshme (pėr jetė), dhe (a nuk i bėmė-ngulitėm) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)? (En-Nebeė, 6-7)
I Gjithėfuqishmi pas kėtyre pyetjeve varg, qė dėshmojnė nė tė njėjtėn kohė se Ai ėshtė krijues, ricek ringjalljen dhe ditėn e caktuar (Jevmul Fasl), ditėn kur i fryhet Surit dhe kur ēdo krijesė do tė dalė para Madhėrisė sė Tij pėr tė dhėnė llogari.
Mė pas nė vazhdim tė kėsaj kaptine flitet pėr Xhehennemin si vendstrehim dhe vendqėndrim i pabesimtarėve, pėrshkruhen vuajtjet dhe mundimet qė do ti pėrjetojnė ata qė mohuan urdhrat e Allahut, kurse nė vazhdim flitet edhe pėr besimtarėt e devotshėm, pėr tė mirat dhe kėnaqėsitė qė janė pėrgatitur pėr ta nė Xhennet.
Kjo kaptinė pėrfundon me njė skenė tė tmerrshme e tė llahtarshme tė asaj dite tė vėshtirė, kur femohuesit mė tepėr do tė dėshironin tė ishin pluhur (dhé), sesa tė japin llogari pėr tė gjitha ligėsitė dhe tė paudhat qė punuan gjatė jetės sė kėsaj bote.