Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:52   #36
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Shkelėn nė dy valė viset e Iliris. Vala e parė nuk ka asnjė rėndėsi, pse mėsymjet bėhen nė grupe tė vogla dhe jo prej njėsish politike t'organizuara. Qėllimi i kėtyre lėvizjeve nuk qe qė tė kėrkonin banesa tė reja, por qė tė bėnin plaēkė; pas ēdo mėsymje ata ktheheshin rishtas pėrtej Danubit ku kishin banesėn e zakonėshme.

Vala e dytė qe shumė m'e rreptė. Tė bashkuar me Avarėt, ata mė 578 shkretuan Thrakėn, Ilirin e vise tė tjera dhe u hodhėn gjer nė Greqi 10). Selaniku u mėsye pėr tė parėn herė prej tyre.

Jehona e pushtimevet tė kėtyre fiseve barbare u pėrhap shpejt nė tė gjithė Perandorin, pra deri nė vise tė largėta t'Azis e t'Afrikės. Duket se nė disa luftėra kėta kanė bashkėpunuar edhe me fise ilire. Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here nė kėtė mėnyrė: «Nė lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kėsaj kohe, bashkė me Barbarėt, me popuj tė huaj e me Ilirjanė, rrėnojnė qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robėr. Vetėm qyteti i Salonikut ka mundur tė shpėtojė pse i ka muret e forta dhe, pėr hir tė mbrojtjes sė Zotit, popujt e huaj nuk kanė mundur t'a marrin ; por i gjithė populli i krahinės ka dalė fare 11)».

Kuptohet nga kjo kronikė se munt tė ketė pasur njė farė bashkėpunimi midis Sėrbve dhe njė pjese Ilirjanėsh ndėr vjetėt e parė t'ardhjes sė tyre nė Ballkan ose, tė paktėn, ordhit sllave nuk duhet tė jenė pritur keq prej Ilirvet nė krahinat e tė cilėvet zunė vėnt. E kjo duhet t'i ketė sjellė dobi tė madhe praktike popullit vėndas: ndalimin e ēfarosjes ose tė largimit tė tij nga toka ku banonte qė prej shekujsh. Por, sidoqoftė, kurrgjė nuk i pengonte Sėrbėt qė tė shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja. Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokėt qė sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtėn nė veri gjer sa u takuan me popujt gjermanė e me Hungarezėt. Nė kėtė trevė tė gjėrė ata u pėrzien me Ilirėt e i u dhanė kėtyreve gjuhėn. Tė tjera fise u pėrhapėn nė tokėn qė pėrbėn Sėrbin e sotėshme, nė Bosnje, Hercegovinė, Mal tė Zi e u shtyjtėn deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesė e dytė ka pėr ne rėndėsi shumė mė tė madhe pse, ndėrsa e para zuri vėnt nėpėr treva tė cilat qė prej kohėsh ishin romanizuar, kjo, me lėvizjet e herė-pas-herėshme ka qėnė njė kėrcėnim i vazhduarshėm pėr atė grup t'Ilirvet qė mė vonė u thirrėn Arbėr.


_____________
10) V. N. ZLATARSKI : «Die Besiedelung der Balkanhalbinsel durch die Slaven», nė Revue Int. Et. Balk., 1938, faqe 361 e tutje.
11) VASILIEV: “Op. Cit.” tome I, faqe 223, 224.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė