Tema: 1912-1915
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 09:34   #4
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: 1912-1915

Beteja e parė e pėrgjakshme nė “Qafė tė Zhurit”

Beteja e parė e pėrgjakshme nė kufijtė e Lumės u zhvillua nė “Qafė tė Zhurit” dhe vijoi deri nė grykėn e Morinės. Nė kėtė lokalitet ushtria serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė, duke lėnė nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe armė. Pas kėtij dėshtimi, ushtria pushtuese serbe nė shenjė hakmarrje, nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė, tė cilėt mė pas i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė popull, pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje kryengritjen.
Ushtria serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės. Forcat shqiptare, tani pėrballė reparteve tė divizionit ”Shumadia-1”, pėr tė mos u dėmtuar u tėrhoqėn duke zhvilluar luftime sporadike, pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės, nė mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgatitje sa mė e mirė pėr njė qėndresė mė tė fuqishme. Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė, nga fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės, deri nė Bicaj dhe u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati.
Tėrheqja taktike e luftėtarėve shqiptarė dhe pozicionimi
i tyre nė vendet kyqe pėr goditjen e forcave serbe
Tėrheqja e luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi luftarak taktik: qėndresa - thyerja - tėrheqja, si ligje objektive tė luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe, nė mėnyrė qė ta ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit 5.
Kėshilli komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe (Qafė tė Kolesjanit), me kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg - Gjegjėn - Bardhoc - Morinė - Vėrmicė - Shkozė - Dobrusht - Zhur - Vėrri (Billushė - Jeshkovė - Lez...), e cila njėkohsisht luante rol tė dyfishtė:
1. mbėshtetje tė sulmit mbi forcat armike dhe
2. mbrojtje e prapavijės - tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė, ndėrsa fshatrat e Dollovishtit e tė Opojės siguruan krahėt e mbėshtetėn veprimet nė Grykėn e Vanjave, nė Qafėn e Zbinecit e tė Llapushnikut. 6
Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912, Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq (me shi e bubullim) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H. Zeqiri - bajraktar i Radomirės, Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani, Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nėrguti, Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj.7 Ndėrkohė pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme, forcat serbe u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė brigjet lindore tė Drinit tė Zi, ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė vijėn: fshati Mustafaj - Osmanaj - Bushat (Kodra e Bushatit).
Rigrupimi i forcave shqiptare

Kėshilli i luftės, pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren, mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e suksesit, nė Lumė arritėn qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj, tė cilėt nė fushat e betejės sollėn edhe 2 - 3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve. 8


Elez IsufiIsuf Xhelili
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė