Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-13, 19:16   #29
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

26.01.2013

Nuk mendoj se ėshtė, apo duhet tė jetė vazhdim i meditimit tė kaluar... Thjeshtė, nga njė rrėmujė mendimesh nė kokė, qė dėshirojnė tė dalin jashtė, tė shohin dritėn e ditės, krijohet kaos edhe mė i madh, pa fillim e fund, sa qė ėshtė shumė vėshtirė tė radhiten dhe drejtohen sipas njė rendi apo rregulli qė tė kenė kronologji logjike dhe rrjedhė natyrore. Mė kujtohet thėnia "nuk di nga tė ia filloj". Mu tani e kam atė ndjenjė tė "humbjes nė kohė dhe hapėsirė".
Sytė shohin. Veshėt dėgjojnė. Dy persona shikojnė tė njejtin gjėsend por shohin gjėsende tė ndryshme. Dėgjojnė tė njejtėn muzikė por e pėrjetojnė ndryshe. Flasin pėr shqisat dhe ndjenjat dhe arsyetohen se ashtu po shohin ose ashtu po dėgjojnė. Pėrjetimet qenkan tė ndryshme. Gjėsendi dhe muzika e njejtė shkaktojnė pėrjetime tė ndryshme. Mund tė pajtohem se ato janė gjėra subjektive, shpirtėrore dhe ndjehen dhe pėrjetohen individualisht. Prandej secili ka tė drejtė nė mendimin e vet, shijen e vet qė nuk mund t`i
mohohet assesi.Nėse kjo quhet liri e mendimit atėherė mendoj se ėshtė nė rregull. Edhe nėse provon tė mė bindė se bora ėshtė e zezė, nuk do ta kundėrshtoj, edhepse e di se ėshtė e bardhė! Nėse provoj tė ia shpjegoj dhe argumentoj me krahasime dhe prova tjera bardhėsinė e borės, nė menyrė tė qetė dhe tė qartė ndoshta do tė arrij sukses, pėrndryshe nuk do ta kundėrshtoj dhe nuk do tė ia prishi "qejfin". Nuk thuhet kot "budallait lėshoja rrugėn ose plumb nė kokė". Rrugė ka mjaft e pėr plumba nuk kemi qenė as nuk jemi. prandej mė mirė le tė mbetet bora e zezė se sa ndonjė "pėrshėndetje" nėnės dhe familjes pa pritė e pa kujtuar.

Ata qė duhej tė mbanin mbledhje dje, qė duhej tė quhej seanca e parė pranverore e Odės se madhe tė Kosovės, ishin pagėzuar cirkuzanta nga mjetet e informimit. Nėse ata janė cirkuzanta, dmth. vetvetiu Oda duhej tė ishte cirkus. Ky krahasim nuk ka tė bėjė me realitetin. Nuk ka asnjė bazė dhe asnjė arėsye pėr kėtė krahasim. Nė cirk, tė gjithė pjesėmarrėsit (duke pėrfshirė edhe anėtarėt katėrkėmbėsh), janė tė edukuar, shkolluar dhe ushtruar maksimalisht. Secili ėshtė virtuoz i profesionit tė vet, artist me
plotkuptimin e fjalės dhe maestro. Ngjashmėria e vetme e Odės sė Kosovės me cirkun mund tė gjendet (pėrafėrsisht) me disa artistė qė quhen palaēo, qė ndėrhyjnė nė mes tė pikave artistike dhe argėtojnė publikun me lojėn e tyre artistike. Kėta palaēo dhe "palaēotė" e Odės kanė tė pėrbashkėt vetėm maskat e tyre. Maska e palaēove ėshtė artistike kurse e kėtyre tjerėve ėshtė maskė njerėzore, maskė karakteri dhe identiteti...

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė