Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-03-07, 12:48   #9
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E DIELA E
TRETĖ E KRESHMĖVE

11. 03. 2007.




Lexim i parė (Dal 3,1-8.13-15)
Lexim prej Librit tė Daljes
Nė ato ditė, Moisiu po i kulloste delet e vjehrrit tė vet, Jetros, priftit tė Madianit.
Pasi i dha grigjės mballimin e shkretėtirės, arriti nė malin e Hyjit Horeb. 2 Njė
engjėll i Zotit iu duk nė flakėn e zjarrit nė mes tė njė kaēube. Kaēuba ishte e
ndezur flakė, por nuk digjej.
3 Moisiu mendoi: “Po afrohem tė shoh kėtė dukuri tė madhe: pse nuk digjet
kaēuba”. 4 Kur Zoti e pa se po afrohet pėr tė parė, Hyji e thirri prej kaēube dhe i
tha: “Moisi, o Moisi”! Ai u pėrgjigj: “Urdhėro!”. 5 Ai tha: “Mos u afro kėtu!
Hiqi sandalet prej kėmbėve tė tua, sepse vendi nė tė cilin qėndron ėshtė tokė e
shenjtė”! 6 Dhe shtoi: “Unė jam Hyji i atit tėnd Abrahamit, Hyji i Izakut dhe
Hyji i Jakobit”. Atėherė Moisiu e mbuloi fytyrėn, sepse nuk kishte guxim tė
shikonte drejt Hyjit.
7 Zoti i tha: “E pashė mjerimin e popullit tim nė Egjipt dhe e dėgjova klithjen e
tij pėr ndihmė pėr shkak tė pashpirtėsisė sė mbikėqyrėsve tė tyre.
13 Atėherė Moisiu i tha Hyjit: “Ja, po qe se unė po shkokam te bijtė e Izraelit dhe
po ju thėnkam: Hyji i etėrve tuaj mė dėrgoi tek ju. Po nėse mė thonė: ‘Si e ka
emrin?’, ēka do t’u them”? 14 Hyji i tha Moisiut: “Unė jam ai qė jam”! 15Dhe
Hyji i tha pėrsėri Moisiut: “Kėshtu thuaju bijve tė Izraelit: Jahveu /Ai qė ėshtė/,
Hyji i etėrve tuaj, Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, dhe Hyji i Jakobit mė dėrgoi
tek ju. Ky ėshtė emri im i pėrhershėm, me kėtė emėrtim do tė kujtohem prej
breznie nė brezni”.
Fjala e Zotit

Psalmi 103(102)
Ref: Zoti ėshtė drita ime dhe shėlbimi im.
Bekoje, shpirti im Zotin,
dhe krejt qenia ime Emrin e tij tė shenjtė.
2 Bekoje, shpirti im Zotin,
e mos i harro bamirėsitė e tija.
_____________________
Ai i fal tė gjitha fajėsitė e tua,
Ai i shėron tė gjitha sėmundjet e tua;
4 Ai ta shpėton jetėn prej varrit,
ai tė kurorėzon me mirėsi e dashuri,
______________________
Zoti bėn veē vepra tė mira,
u jep tė drejtėn atyre qė pėsojnė padrejtėsi.
7 Synimet e veta ia zbuloi Moisiut,
bijve tė Izraelit veprat e veta.
_________________________
8 Zoti ėshtė i mirė e i mėshirshėm,
i ngadalshėm nė zemėrim e shumė i dashur.
11 Sepse sa ėshtė lartėsia e qiellit mbi tokė,
aq e madhe ėshtė mėshira e tij ndaj atyre qė i druajnė.


Leximi i dytė (1 Kor 10,1-6.10-12)


Lexim prej Letrės sė dytė tė shėn Palit apostull drejtuar
Korintasve
1 Vėllezėr, dua qė patjetėr ta dini: etėrit tanė tė gjithė qenė nėn re, tė gjithė
kaluan nėpėr det 2
dhe tė gjithė qenė pagėzuar nė Moisiun me re e me det 3 dhe tė gjithė hėngrėn tė
njėjtin ushqim shpirtėror, 4 dhe tė gjithė pinė tė njėjtėn pije shpirtėrore: pinin
nga qeta shpirtėrore qė i pėrcillte: qeta ishte Krishti. 5 Por shumica nuk i pėlqeu
Hyjit, pasi qenė vrarė nė shkretėtirė. 6 Tė gjitha kėto ndodhėn si shembull pėr ne,
qė ne tė mos e lakmojmė tė keqen, siē e lakmuan ata.
10 As mos murmurisni siē murmurisin disa prej tyre dhe engjėlli Shfarues i vrau.
11 Tė gjitha kėto u ndodhėn atyre qė tė shėrbejnė si shembull e u shkruan pėr
mėsimin tonė, pėr tė cilėt arriti mbarimi i kohės.
12 Kush, pra, mendon se qėndron, tė ruhet qė tė mos rrėzohet!
Fjala e Zotit

Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisė sė amshuar!
Kthehuni, se Mbretėria e Hyjit ėshtė ngjat!
Lavdi ty, o Krisht Mbret i lavdisė sė amshuar!

Ungjilli (Lk 13,1-9)
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukės
1 Pikėrisht atėherė ia behėn disa dhe i treguan ēka u kishte ndodhur disa
galileasve, gjakun e tė cilėve Pilati e kishte pėrzier me gjakun e flive tė tyre. 2
Jezusi iu pėrgjigj:
“A mendoni se kėta galileas, qė sharruan kėshtu, qenė mėkatarė mė tė mėdhenj
se tė gjithė galileasit e tjerė? 3 Unė po ju them: jo! Por, nėse ju nuk ktheheni kah
Hyji, tė gjithė do tė sharroni si ata! 4 A kujtoni se ata tė tetėmbėdhjetėt, mbi tė
cilėt ra kulla e Siloesė dhe i mbyti, qenė mė tė mėdhenjtė mėkatarė ndėr tė gjithė
banorėt e Jerusalemit? 5 Unė po ju them: jo! Por, nėse ju nuk ktheheni kah Hyji,
tė gjithė do tė sharroni si ata!”
Shėmbėlltyra e fikut tė pafryt
6 Atėherė u tregoi kėtė shėmbėlltyrė:
“Njė njeri kishte njė fik tė mbjellė nė vreshtin e vet. Shkoi, kėrkoi fryte nė tė,
por nuk gjeti. 7 Atėherė i tha vreshtarit: ‘Ja, tash tri vjet po vij e po kėrkoj frytin
e kėtij fiku e nuk po e gjej. Preje! Pse ta shfrytėzojė kot tokėn?’ 8 Ai iu pėrgjigj:
“‘Zotėri, lėre edhe kėtė vit qė ta mih pėrreth e t’i qes pleh. 9 Ndoshta nė tė
ardhmen do tė japė fryte... Po qe se jo, atėherė do ta presėsh!’“
Fjala e Zotit


Porosia

Nė leximin e parė shohim se si Zoti i lajmėrohet Moisiut. E rėndėsishme ėshtė
qė leximi i parė paraqet Moisiun si prijės tė popullit tė Izraelit.
Historia e daljes ėshtė njė histori e lavdishme dhe plot mėsime. Pėr ata qė e
dėgjuan Zotin dhe i qėndruan besnik e panė dh e pėrjetuan Tokėn e premtuar,
ndėrsa pėr shumė kėnd ishte vetėm ėndėrr e pa realizuar, pėr shkak tė mos
besimit apo mos dėgjimit tė Zotit. Ndoshta mė mirė ėshtė tė thuhet, tė mos
respektimit tė Ligjit tė Zotit.
Zoti ėshtė Jahve, i cili ishte, ėshtė dhe do tė jetė. Ėshtė i Amshuari. Moisiu e
pranon detyrėn qė ja jep Zoti dhe ai e kryen me sukses.
Ndėrsa shėn Pali na kėshillon ne tė cilėt mendoj se qėndrojmė nė kėmbė tė
ruhemi tė mos rrėzohemi!
Jezusi me shėmbėlltyra e fton popullin qė tė kthehemi kah Zoti, tė jetojmė si don
dhe kėrkon Ai.
Ne si pasqyrė e Zotit duhet tė mundohemi tė jetojmė si tė tillė dhe tė sjellim fryt
pėr shėlbimin e njerėzve dhe shėlbimin tonė. Kur e them kėtė mendoj nė
pėrgjegjėsi qė kemi ndaj vet vetės dhe tjerėve.
Zoti ėshtė i mėshirshėm me ne...por nėse ne nuk gjejmė kohė pėr t`u kthyer, pėr
tė jetuar njė jetė tė pastėr a thua deri kur do tė na pret Zoti.
Ne vėllezėr e motra shpesh herė jetojmė nė ėndėrr. Kemi kohė pėr shumėēka,
mos me thėnė peØr ēdo gjė, pėr shėtitje, punė, ahengje, vizita nė familje,
diskoteka, shoqėrime tė ndryshme e pėr Zotin, pėr Kishė, pėr uratė nuk kemi
kohė.
Ne posa fillojmė tė lutemi, posa fillojmė tė bėjmė diēka pėr shpirt kotemi, na
flihet...nėse duam tė bėjmė pendesė ne shpesh herė jemi nė tundim qė tė prishim
atė njet...dhe kėshtu jemi nė njė skenė tė pa lakmueshme shpirtėrore qė luhet njė
teatėr i keq dhe pa kuptim.
E kjo kohė e shenjtė e kreshmėve ėshtė kohė kur mė sė tepėrmi shprehet mėshira
dhe dashuria e Zotit pėr ne.
“A nuk do ta marrim dorėn e Zotit qė tė pajtohemi me tė”... qėndron lutja nė tė
ndalurit e XII...” po o Jezu e pėr kėtė punė po bie nė tė dy gjunjėt para teje e po
tė lutem.. ki mėshirė pėr mua mėkatarin e shkretė mėkatet e tė cilit kanė bėrė qė
tė bijsh pėr dhe....”
Qe pra kushtet dhe mundėsit janė na duhet vetėm disponimi dhe vullneti i mirė
qė tė kthehemi kah Zoti dhe tė shėlbohemi.
Ta falėnderojmė Zotin pėr kėtė dhanti kaq tė madhe tė mėshirės dhe dashurisė sė
Zotit qė ka pėr ne dhe duke e falėnderuar tė jetojmė nė hirin e Tij. Amen

Don Marjan Demaj


Fjala e Zotit ėshtė ushqim i shpirtit tonė. Duke e dėgjuar apo lexuar
Fjalėn e Zotit ne mendojmė pėr Zotin dhe porosinė e Tij. Ai na
mėson dhe frymėzon qė tė jetojmė denjėsisht dhe shenjtėrisht,
sepse jemi tė krijuar nė pėrngjasimin e Tij.
Njeriu ėshtė ikonė e Hyjit.
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė