Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-12, 12:04   #12
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Kushtet pėr vlefshmėri tė kurorės


1 Ligjshmėria
Kushti i parė qė kurora e martesės tė jetė e vlefshme ėshtė ligjshmėria: qė kurora – tė pėrputhet me ligjin hyjnor, natyror dhe kishtar.
Kurorėzimi nė shumė mėnyra mund tė bėhet i paligjshėm. P.sh. nėse dikush provon tė martohet nėn emrin e huaj, dhe kėshtu ta mashtrojė partnerin, kurorėzimi i tij do tė ishte i paligjshėm dhe njėkohėsisht i pavlefshėm. Para Zotit kurora e pavlefshme nuk ekziston aspak. Vetėm para njerėzve gjyqi kishtar duhet tė shpallė se cili kurorėzim ishte i pavlefshėm, qė ana e mashtruar tė jetė e lirė pėr martesė tė re. Nė mėnyrė tė paligjshme do tė provonte tė martohet edhe ai qė nuk ėshtė i gjendjes sė lirė pėr martesė: njerėzit e martuar, derisa e kanė bashkėshortin e gjallė. Janė edhe shumė pengesa tė tjera pėr martesė: mosha e mitur, paaftėsia pėr jetė bashkėshortore, dallim feje, afėrisa nga gjaku, grabitja, vrasja e bashkshortit etj.

2 Liria morale
Liria ėshtė dhuratė e paēmueshme, tė cilėn Zoti ua ka dhėnė tė gjithė njerėzve. Vlera e ēdo pune tė mirė varet nga liria. Prandaj Kisha dėshiron nė ēdo mėnyrė ta sigurojė lirinė e kandidatėve pėr martesė, sepse dashuri me zor (me dhunė) s’ka, e martesa pa dashuri nuk do tė kishte elementin kryesor qė i lidh bashkėshortėt dhe qė i bėn tė lumtur. Pėr kėtė arsye pyetja kryesore nė hetimet e famullitarit pėr martesė ėshtė pyetje pėr liri. Martesa pėr hatėr (pėr dėshirė) tė babės, nėnės, vėllait, dajės ose kujtdo qoftė, nėse nuk pranohet me liri tė plotė, do tė ishte e pavlefshme! Bukur ėshtė nėse djali apo vajza janė njė mendimi me prindin e vet, por nėse nuk janė, fjala e fundit ėshtė e atyre qė martohen, e jo e atyre qė “pinė kafe”.

3 Kurorėzimi publik
Edhe pse sakramentin e kurorės e ndajnė vetė bashkshortėt – ndėrsa tė gjithė tė tjerėt janė vetėm dėshmitarė (dėshmitar ėshtė edhe meshtari qė e bekon kurorėn!), prapėseprapė kurrnjė kurorė nuk ėshtė e vlefshme para Kishės nėse nuk ėshtė vėnė publikisht, nė formė tė cilėn e ka caktuar Kisha. Kurorėzimi kishtar bėhet nė kishė, para meshtarit ose diakonit dhe para dy dėshmitarėve, rregullisht gjatė Meshės. Nė raste tė jashtėzakonshme, kur kurrsesi nuk ėshtė e mundshme qė tė arrihet brenda njė muaji ditė deri te meshtari, Kisha pranon ligjshmėrinė e kurorėzimit edhe para vetėm dy dėshmitarėve – kuptohet, nėse bashkėshortėt i premtojnė njėri–tjetrit se do tė jetojnė sipas ligjit tė Zotit e tė Kishės: nė dashuri dhe besnikėri deri nė vdekje. Nė bazė tė kėsaj norme Kisha i ka shpallur tė ligjshme dhe tė vlefshme tė gjitha kurorat nė Shqipėri, nga koha e ndalimit tė fesė, prej vitit 1967-1991, sepse populli ishte e pamundshme t’i kryejė detyrat fetare. Prandaj, kurora e tyre, edhe pse s’ėshtė vėnė nė kishė para meshtarit, nuk ėshtė e pavlefshme dhe nuk mund tė zgjidhet pa vendim tė gjyqit kishtar. Nėse kandidatėt pėr martesė nuk patėn pengesa, e nėse kanė dhėnė pėlqimin e vet pėr martesė tė krishterė, para se paku dy dėshmitarėve, martesa e tyre ėshtė e vlefshme edhe para Kishės.
Faleminderit Zotit, nevojė pėr martesė tė tillė te na mė nuk ka. Por ekzistonte dikur nė ende tė ndryshme tė botės, p.sh. nė Japoni, pasi u pėrjashtuam misionarėt e krishterė; nė Kinė nė kohė tė “Revolucionit kulturorė”, si edhe nė do vende tė tjera ku s’ka liri fetare, apo ku ėshtė mungesė e madhe e meshtarėve.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė