Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-14, 22:11   #14
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

Petro Luarasi

Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian



Bota e qytetėruar do tė nderojė sė shpejti kujtimin e kolosit tė kulturės gjermane Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller, 10.11.1759 - 9.5.1805) kushtrimi i tė cilit ( nė vargjet ‘’Ode gėzimit’’) pėr unitet dhe liri tė njerėzimit, nėn ritmin e muzikės bet’hoviane (‘’Simfonia e nėntė’’) mishėrojnė himnin dhe vizionin e Bashkimit Europian.
Nga mesazhet universale tė tempullit vezullues shilerian, ka fituar dije, shpresė dhe kurajo pėr liri e dinjitet edhe kombi shqiptar.

Nė kuadrin e pėrkujtimit tė 500-vjetorit tė ndarjes nga jeta tė Shekspirit (26 prill 1564 – 23 prill 1616) Shtėpia Botuese “Onufri” po u ofron shqiptarėve kolanėn shekspiriane ku pėrfshihen edhe gjashtė shqipėrime prej Skėnder Luarasit: ‘’Mbreti Lir’’ (‘’King Lear’’), ‘’Rikardi II’’ (‘’Richard II’’ ), ‘’Rikardi III’’ (‘’Richard III’’), ‘’Tregtari i Venedikut’’ (‘’Merchant of Venice’’) , ‘’Komedia e keqkuptimeve’’ (‘’Comedy of Errors’’) dhe ‘’Si ta doni’’ (‘’As You Like It’’). Kėshtu edhe populli shqiptar do tė ketė mundėsi ta njohė e vlerėsojė mė mirė tempullin shekspirian pėrmes librave e shfaqjeve nė gjuhėn shqipe, nė aktivitete akademike apo programe shkollore, tė cilat vazhdimisht ndiqen me interesim dhe japin rezultate tė dobishme nė arsim e kulturė.’’ 1.(Petro Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, Dielli, 25 Dhjetor 2013, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/)
Kėto ditė botuesi Bujar Hudhri shpalli edhe njė tjetėr lajm, pjesė e njė vizioni ambicioz nė pėrkujtim tė dramaturgut mė tė madh gjerman Shiler, botimin pėr herė tė parė nė shqip tė dramės “Don Karlos” tė Shilerit, pėrkthyer prej origjinalit nga mjeshtri Skėnder Luarasi.
Realizohet kėshtu pas gjysėm shekulli botimi i kėsaj kryevepre, tė planifikuar nė vitin 1959 nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi , por e ndaluar pėr shkaqe konjukturale politike.
Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Skėnder Luarasi u njoh nė rini me veprėn e Shilerit, u dashurua me dramaturgjinė, me romantizmin, sidomos me natyrėn e mesazheve universal tė tij drejtuar brezave tė cilat e frymėzuan pėr t’ i shqipėruar gjashtė vepra.
Ai realizoi edhe njė dėshirė tė hershme tė udhėheqėsit shpirtėror e mikut tė tij Fan Nolit, me orientimin letrar e politik tė tė cilit bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Imzot Fan S. Noli, theksonte se kėto vepra tė Shilerit duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar, sa pėr botimin e tyre ’’edhe pėr kėtė ka Perėndia’’.
Nė pėrkujtim tė dy pėrvjetorėve tė Shilerit (10 nėntor 1759 dhe 9 maj 1805) ‘’desh Perėndia’’ tė kurorėzohet rrugėtimi plot pengesa e sakrifica i Skėnder Luarasit pėr botimin e tė gjashtė veprave tė kryedramaturgut gjerman: ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)

Skėnder Luarasi, personaliteti ku ngjizej atdhetari i pėrkushtuar, mėsuesi edukator, historiani, gjuhėtari, shkrimtari e dramaturgu, i kushtonte vėmendje tė madhe pėrzgjedhjes sė autorit e veprės qė ti shėrbente sa mė mirė kombit shqiptar, inteligjencies e nxėnėsve tė tij.
Ai si shqipėrues vlerėsonte pėrmbajtjes dhe formėn e veprės, stilin, ritmin, muzikalitetin tė ndėrthurur me fjalė tė rralla e tė reja qė pasuronin gjuhėn shqipe, pėrdorte njohjen e thellė tė gjuhėve tė huaja dhe dijet e fituara mbi zhanret letrare, nė mėnyrė qė pėrkthimi tė vlente pėr lexim tė lirė, pėr hartime, aktivitete mėsimore-edukative dhe pėr shfaqje teatrale,.
Studjuesi A.Kallulli shprehet: “Merrni cilėndo vepėr qė Skėnder Luarasi ka pėrkthyer nė shqip. Do tė vini re menjėherė koherencėn e stilit, pasurinė dhe begatinė e shqipėruesit, natyrshmėrinė e konteksteve dhe frymėn e lartė tė komunikimit. Po do tė pikasni menjėherė vrullin e ritmit, qoftė nė prozė, qoftė nė poezi, gjallėrinė dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologėve dramatikė, peshėn dhe saktėsinė e fjalės, bukurinė e shprehjes dhe buisjen e pėrfytyrimeve te cilido lexues.” 2 (A. Kallulli: Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7.)

Rezultatin e kėsaj pune mjeshtėrore nė dobi tė arsimit e kulturės kombėtare e dėshmojnė nxėnėsit e tij, lexues, regjisorė e aktorė, por qė duhet evidentuar ndėr studime e programe akademike 3. (Petro Luarasi, SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA, studim.
http://www.forumishqiptar.com/threads/ 77999-Skėnder-P-Luarasi/page8
Skėnder Luarasi pėrmes veprave tė Shilerit ka ndikuar nė personalitetin, profesionalizmin dhe edukimin ideo-profesionale tė disa breznive lexuesish, tek nxėnės si Qemal Stafa, Fadil Hoxha, Arshi Pipa, Vasil Llazari, intelektualė si Migjeni e Aleks Buda, regjisorėt Sokrat Mio, Xhemal Broja, Mihal Luarasi e Drita Agolli. Me personazhet e dramave ‘’Vilhelm Teli’’, ‘’Intrigė e Dashuri’’ (‘’Luiza Miler’’) janė edukuar dhe krenohen qė i kanė interpretuar plejada e ndritur e aktrimit shqiptar: Aleksandėr Prosi, Naim Frashėri, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Marie Logoreci, Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Edmond Budina, Antoneta Papapavli, Elida Janushi, Yllka Mujo, apo mė e reja, e talentuara Cubi Metka.
Regjisorė e aktorė dėshmojnė sesi i ndihmonte Skėnder Luarasi kur komunikonte drejtpėrdrejt me ta pėr pėrgatitjet e mbarėvajtjen e shfaqjeve.

(Vijon)

Skėnder Luarasi shqiperues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Shiler 6 vepra.jpg (51.2 KiloByte, 1 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė