Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-13, 13:23   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Fuqia e mendimit

Manipulimi i informacionit


"Me anė tė pėrdorimit tė zgjuar dhe ngulmues tė propagandės, madje edhe parajsa mund t‘u paraqitet njerėzve si ferr, dhe anasjelltas jeta mė mjerane si parajsė"

Adolf Hitleri, "Mein Kampf".



Duke qenė se mjetet e informimit janė shtuar - nga shtypshkronjat te telefoni, radioja, televizioni dhe interneti - vėrshimi i lajmeve mbushamendėse ėshtė shtuar nė mėnyrė tejet dramatike. Ky revolucion komunikimi ka ēuar nė mbingarkimin me informacion, teksa njerėzit janė tė mbytur me lajme tė panumėrta qė vijnė nga pothuajse ēdo drejtim i mundshėm. Tė shumtė janė ata qė kėsaj trysnie i pėrgjigjen mė shpejt dhe i pranojnė ato pa i hetuar apo pa i analizuar.

Propaganduesit dinakė i pėlqejnė kėto lloj mėnyrash - sidomos atė mėnyrė tė menduari qė i bėn njerėzit tė veprojnė pa u menduar. Propaganda e nxit kėtė lloj mėnyre tė menduari, duke trazuar emocionet, duke shfrytėzuar pasiguritė, dykuptimėsitė e gjuhės dhe duke nėnshtruar rregullat e logjikės. Sikundėr dėshmon edhe historia, taktika tė tilla mund tė dalin jashtėzakonisht punėbėrėse.

Njė histori mbi propagandėn

Sot fjala "propagandė" ka kuptim negativ, duke lėnė tė kuptohet pėr marifete tė pandershme, por fillimisht kjo fjalė nuk kishte kėtė ngjyrim kuptimor qė ka sot. "Propaganda" me sa duket e ka prejardhjen nga emri latin i njė grupi kardinalėsh katolikė romakė, Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni [Kisha] pėr Propagandimin e Besimit). Ky komitet, i quajtur Propaganda shkurt, u themelua nga Papa Gregori XV nė vitin 1622 pėr tė mbikėqyrur misionarėt. Gradualisht, "propaganda" mori kuptimin e pėrpjekjeve pėr tė pėrhapur besimin fetar. Por koncepti i propagandės nuk lindi nė shekullin e 17.

Qysh nga kohėt e lashta, njerėzit kanė pėrdorur ēdo mjet qė kanė pasur nė dispozicion pėr tė pėrhapur ideologjitė apo pėr tė rritur famėn dhe pushtetin. Pėr shembull, arti ka shėrbyer pėr qėllime propaganduese qė nė ditėt e faraonėve egjiptianė. Kėta mbretėr i ngrinin piramidat e tyre pėr tė pasqyruar imazhin e pushtetit dhe qėndrueshmėrisė.

Ngjashėm, arkitektura e romakėve shėrbente pėr qėllime politike: mbulimin me lavdi tė shtetit. Termi "propaganda" mori ngjyrim negativ gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur qeveritė filluan tė luanin rol aktiv nė dhėnien e trajtės informacionit tė luftės tė pėrhapur nga media. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Adolf Hitleri dhe Jozef Gėbelsi dolėn se ishin mjeshtėr tė propagandės.Duke vijuar me Luftėn e Dytė Botėrore, propaganda sa vinte e bėhej gjithnjė e mė shumė njė vegėl e madhe, pėr tė nxitur politikėn kombėtare. Qoftė blloku perėndimor, ashtu edhe ai lindor, bėnė fushata tė plota, pėr tė fituar masat e mėdha tė njerėzve asnjanės qė tė merrnin anėn e tyre.

Ēdo aspekt i jetės kombėtare dhe asaj politike u shfrytėzua pėr qėllime propagandistike. Vitet e fundit, sofistikimi nė rritje i teknikave tė propagandės ėshtė bėrė i dukshėm nė fushatat zgjedhore, sikurse nė reklamimin e shoqėrive tė duhanit. Tė ashtuquajturit ekspertė dhe udhėheqės tė tjerė janė pėrdorur pėr ta portretizuar pirjen e duhanit si magjepsėse dhe tė shėndetshme dhe jo si rrezik pėr shėndetin e njerėzve, sepse i tillė ėshtė.

Sipas pėrllogaritjeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, ēdo vit vdesin jo pak, por 5 milionė njerėz. Kjo shifėr ėshtė e barabartė me zhdukjen nga harta tė njė popullsie sa ajo e Shqipėrisė dhe Kosovės.

Pėrgjithėsimet

Njė tjetėr taktikė mjaft e suksesshme e propagandės ėshtė pėrgjithėsimi. Pėrgjithėsimet kanė prirjen tė errėsojnė faktet e rėndėsishme pėr tė dhėnat e vėrteta tė ēėshtjes dhe pėrdoren zakonisht pėr tė poshtėruar grupe tė tėra njerėzish. "Ciganėt (apo emigrantėt) janė vjedhės" ėshtė, pėr shembull, njė frazė qė dėgjohet shpesh nė disa vende europiane.

Por, a ėshtė e vėrtetė kjo?Damkosje tė tilla s‘bėjnė tjetėr vetėm se shkaktojnė njė lloj furie ksenofobie dhe shpeshherė raciste kundėr tė huajve. Faktet kanė treguar, megjithėkėtė, se kur bėhet fjalė pėr vepra kriminale, fajtorėt nė atė vend ka mė shumė tė ngjarė tė jenė vendės nė vend se tė huaj. Anketimet kanė treguar se nė Greqi, "96 nga 100 pėr qind tė krimeve kryhen nga grekėt". Shkaqet e veprimtarisė kriminale janė ekonomike dhe shoqėrore, jo "raciale". Gjithė fajin e ka media qė "nė mėnyrė sistematike kultivon ksenofobinė dhe racizmin, duke shtrembėruar realitetin".

Disa njerėz i fyejnė ata qė nuk ndajnė tė njėjtin mendim me ta, duke vėnė nė pikėpyetje karakterin apo motivet e tyre nė vend se tė pėrqendrohen te faktet. Etiketimi s‘ėshtė veēse njė mėnyrė negative dhe e lehtė pėr tė mbajtur mend njė person, njė grup apo ndonjė ide. Etiketuesit shpresojnė qė taktika e tyre tė bėjė punė.

Nė qoftė se njerėzit hedhin poshtė personat apo idenė nė bazė tė etiketimit negativ nė vend qė t‘i peshojnė vetė faktet dhe provat, atėherė strategjia e etiketuesit ka bėrė punė. Ky marifet u zbulua nga Instituti pėr Analizėn e Propagandės nė vitin 1938.Instituti pėr Analizėn e Propagandės vėren se "emrat e kėqij kanė luajtur njė rol tmerrėsisht tė fuqishėm nė historinė e botės dhe nė zhvillimin tonė individual. Ato kanė shkatėrruar reputacione, ā€¦kanė ēuar [njerėz] nė biruca dhe ua kanė prishur aq shumė mendjen njerėzve sa kanė qenė tė gatshėm tė marrin pjesė nėpėr beteja dhe nėpėr kasaphana pėr tė vrarė tė afėrmit e tyre".

Loja me emocionet

Sido qė ndjenjat janė tė pavenda kur bėhet fjalė pėr pohime tė bazuara mbi fakte apo nė logjikėn e argumentit, ata luajnė njė rol tė madh sa i pėrket bindjes. Thirrjet qė u bėhen ndjenjave krijohen nga reklamuesit e praktikuar, qė luajnė me ndjenjat me po aq mjeshtėri sa edhe virtuozi luan nė piano.

Urrejtja ėshtė njė emocion i fuqishėm qė shfrytėzohet me mjeshtėri nga propaganduesit. Njė gjuhė e ngarkuar ėshtė veēanėrisht e volitshme pėr arritjen e qėllimeve tė caktuara. Duket se pėrdorimi i fjalėve tė pahijshme nxit dhe shfrytėzon urrejtjen kundėr grupeve fetare apo raciale dhe etnike.Disa propagandues luajnė me krenarinė.

Shpesh dėgjojmė pėr fraza tė tilla si: "Ēdo njeri i zgjuar e di seā€¦" apo "E po njė person me aq pak shkollė sa ke ti s‘mundet tėā€¦". Thirrjet e gabuara qė i bėhen krenarisė bėhen me qėllim pėr tė shkaktuar te tė tjerėt frikė dhe pėr t‘i bėrė tė mendojnė se janė budallenj. Profesionistėt e artit tė bindjes janė shumė tė mirėnjohur pėr kėto.

Parullat dhe simbolet

Parullat janė shpallje tinėzare qė zakonisht pėrdoren pėr tė shprehur pozita apo qėllime. Pėr shkak tė dinakėrisė sė tyre, ėshtė e lehtė qė tė jesh nė njė mendje me to.Demagogėt janė mjeshtėr nė pėrdorimin e parullave tė shkruara dhe tė folura, ndėrsa njerėzit nuk arrijnė tė dallojnė synimin e vėrtetė qė qėndron pas demagogjive tė tyre.

Sido qė demagogėt pėrdorin mjeshtėrisht tema tė tilla si atdheu, familja, ndershmėria morale etj., gjetiu e kanė synimin.Kėshtu qė arti i propagandės mund tė paralizojė mendimet, pengon tė menduarin e qartė dhe aftėsinė shquese dhe i kushtėzon njerėzit tė veprojnė si turmė e ēorganizuar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė