Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-03-06, 09:20   #17
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E Merkure, 29 Mars 2006
RRITET NUMRI I VAJZAVE SHQIPTARE QE DROGOHEN .

Gjate ketij viti jane shenuar 3 4 raste vdekjeje te personave qe kane marre overdoze, apo te ndikuar nga droga kane vdekur ne menyra te tjera.
Nje shifer e raportuar prej 6 per qind e vajzave shqiptare qe marrin droge, eshte disa here me e madhe nese merren parasysh disa faktore te tjere. Shefi i Repartit te Toksikologjise, dr. Zihni Sulaj, ne nje prononcim te dhene per gazeten “KJ” pohon: “Te dhenat zyrtare flasin per 6 per qind te vajzave shqiptare qe drogohen ne vendin tone, por shifra duhet te jete me e larte. Po te marresh parasysh se vajzat nuk vijne te paraqiten ne klinike pasi i vret opinioni, dhe ne kete menyre mundohen ta kalojne vete, ne shume raste edhe duke perfunduar ne menyre tragjike.

Por e rendesishme eshte te theksohet se numri i tyre sa vjen dhe po rritet. E, kjo jo vetem per femrat, por edhe numri i meshkujve qe jane perdorues droge, le shume per te deshiruar. Jane moshat e reja te cilat gjithnje po vijne e po rriten. Ka 13 14 vjecare te cilet jane perdorues te rregullt te droges dhe ata e nisin menjehere me droga te forta”. Sipas dr. Sulajt, perdorimi i droges eshte ulur kembekryq ne te gjitha rrethet e vendit. “Vetem ne rrethin e Gramshit, rreth 40 per qind e te rinjve jane perdorues te rregullt te droges, nderkohe qe hartes se qyteteve qe perdorin droge, i jane shtuar dhe disa rrethe te cilat me pare nuk kane pasur probleme.

Shifrat flasin per perdorues droge dhe ne Gjirokaster, Sarande, Korce, qe me pare nuk jane permendur fare”. Nderkohe qe eshte folur shume ne lidhje me drogen dhe rrezikun qe shkakton ajo, serish vendit tone i mundon nje strategji e plote ne kete drejtim. I vetmi sherbim qe ekziston ne vendin tone eshte ai ne Spitalin Ushtarak, por totalisht i pamjaftueshem kur behet fjale per numrin e madh te perdoruesve te droges qe paraqiten ne ate klinike. Mbi bazen e klinikes se toksikologjise, prej tre vitesh eshte hartuar nje projekt, por qe duket eshte mbuluar nga pluhuri neper sirtare, ose dhe mund te jete hedhur ne ndonje kosh plehrash. “Vetem 12 shtreter kemi ne dispozicion per te droguarit dhe per helmime”, thote dr.Sulaj.

Mesohet se stafit te repartit te Toksikologjise do t’i shtohen dhe kater mjeke te rinj, te cilet po pergatiten nen drejtimin e dr. Sulajt dhe ne kete menyre do te krijohet nje ekip mjekesh profesioniste ne lidhje me keto probleme.

Manjola Zeka
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė