Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-04-10, 02:09   #21
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: "Dhimbje te Kujteses"!

"Dhimbje"!
```````````
Bota nuk eshte me e imja,(qe kur ti ike shoku im),gjitha mi vodhe,(buzeqeshjen-ngrohjen-dashurin),sa te veshtire ēe patem ti perballojm ndarjes,e ne nje kohe dhembjes,e cila veq sa vjen e shtohet ne mungesen tende!.

"Prandaj erdha ketu,per ti kujtuar dhe rikujtuar ditet me te sakrifices, (qe perjetuam bashk),Pikerisht,mu ne ish,luften e viteve te -1998-99-tes!!

Ishte-19-mbdhjet-Prilli!!!

``"Memoren se ē’na Thirri"``
``````````````````````````````````
19-PRILL-1999--(2005):
ISHTE KJO DATE QE DO MBETET PERHERA NE KUJTESEN TIME!
Kur u zbraz Rugova ime e Shtrenjt!
Nga e tere Popullata e 13-mbdhjet Fshatrave t'rugoves...!!!
Ku dhe me mira Njerez qe ishin te ardhur po nga Viset e tjera te Kosoves...
nga ni numer i konsiderushem e popullates,perfshire gra,thmi, pleq, dhe te rinje....Pikerishte,nga Rrafshi i Dugagjinit duke u bashkangjitur dhe shum familjare nga Qytetar/e te Pejes... me pretendim per tu strehuar ne ni zone me te sigurt sikur dhe ishte ne nje kohe zona e rugoves se larte...ku dhe quhen “Bjeshket e Nemura”!
ISHTE DIMER,E KUR ME NDIHMEN E DJELMOSHAVE RUGOVASES TE-ISHE,UQK-ES..
I evakonin mira njerez, per tua shpetuar jeterat nga bishat me agresive "serbo malazeze" qe ndodheshin te stacionuar neper pikat kufitare ngjitur me fshatrat e rugoves se larte dimri!!!
E kur nje popullate e tere kishte mesyre ato male se si per t’ti shpetuar rrezikut,qe po i kanosej e tere vendit te Kosoves!!!
Nga ushtri e shovenizmit serb,qe po shtronin dhune mbi popullaten e pambrojtur nga do qe haseshin!!!
Prandaj ne duhet qe mos t’harroim ato dite te tmerrit,
....Si dhe "SOT" shpejt u harruan!
Ato dite dhe muaj qe ishin me te kobshme per Kosoven dhe popullin e saj,pikerisht te viteve e 1998-99-tes…E kur gjenocidi serbomadh,debonte,vriste dhunonte, e masakronte,ne menyren makabare te asaj kohe,mbi popullaten e pambrojtur civile,nder pleq,gra,e thmi,ne pameshiren e as foshnjeve (akoma te palindura)...dhe me pas,duke i bartur eshtrat e tyre neper –Serbi-(per ti zhdukur gjurmet e veta antikriminale)!
Pa menduar se e drejta del ne drite nje dite,dhe ajo dual e kur mundi dhe gjaku i te renve,dhe pa te renve deshmor zbardhi fatin e mija vjeqare te Kosoves…E ajo ishte LIRIA-e cila sheronte dhe gezonte qdo zemer te qytetarit te Kosoves…
Dhe sot, duket se kemi harruar se ē’fare ka ndodhur?!
Valle,si mund te ndodhe nje gje e tille?!,e pas gjitha atyre tmerreve qe perjetuam,
Dhe medoim te hakmerremi ndoshta per te vetmen ni fjale goje,qe na qoin ne dem te njerit tjetrit...dhe aqe me shum ne dem te Liris....Per te cilen u derdh gjaku i bijve dhe bijave te Kosoves!!!
Dhe SOT ne LIRI, duket se po i kthejm dhembjen!
(plages) asaj plage qe s’do t’harrohet kurr nder mote!!!
Me kujtohet fare mire,qe gjate 2 viteve te ishe Luftes-1998-99-tes...E kur te gjithe ishim te bashkuar per ni qellim drejt fitores....(pa kthyer koken pas se ē'po ndodhte me fatin ton)?!
Por ne meshir te Zotit,dhe djemve tan qe po sakrifikoheshin,per hire te vendit dhe te Lirise….E kur permes plumbave,tankeve,dhe raketave,Ata mundoheshin per ti ardhur ne ndihem popullit te vet,pa dallime rajoneve,qyteteve,fshatrave,qofte dhe feve,..ku me ni fjale quheshin shqiptar/e....duke mos e kursyer jeten asnihere…
Pra Ishin ditet me te veshtira te asaj kohe,dhe si mund te harrohen valle?!
Por me bindje,(se vetem ata qe si ka prekur lufta),mund te jen si te tillet!
Kurse te atillet jemi ne qe kemi fakte mbi te perjetuaren,dhe dim ti flasim te vertetes...me kujtohet si sot,kur u ndava nga im shoq,dhe mora rrugen drejt maleve,pa ditur se ku po shkoi? Ishim (ne anketh),per njeri tjetrin..me vete kisha djalin e dyt,dhe 3 vajzat…kurse burri dhe djali i madh mbeten ne luft,(por jo bashk),ne fakt per djalin se dishim as ka ishte? Sepse linjet telefonike, (nuk bejshin),si shkak I te reshurave debore te atyre maleve te larta,madje dhe era qe frynte fuqishem!!!
Ishte dhe mjegull,saqe,ndonihere,nuk mund e dallonim njeriun prej lisit,turma njerzish po heshtin si ni pejsazh,(mbi qatin e pullazit) “As ni fjale su shpetonte prej goje,asnje!
Me vete po thoja,valle ē'po ndodhe me ne?ē'po ndodhe me fatin ton?!
“Athua, kush kaqe shum na paska namur? A do kthehemi donihere ne vatren ton?
Eh,Kosova jon…E shtrenjta Dardane!!!
Po te lem vete,si do vetesh pa ne,pa kullat,pa burrat,pa djepat!!!
Na mori (mordja)- sikur ni ze me peshperiste ne vesh,hesht,hesht mos e thuaj ate fjale? se ne kete tok prap ke per te'ardhur...!
Por shpresa ishte aqe e vogel,(sa qe nuk ipte as me te voglen shenje shpetimi)!Valle,si e atille,Per here te par ne jeten time,qe po mendoja nje gje te tille!,(dhe per nje qaste mu duk se po fantazoja me ndjenjen time) dhe fillova te bertas,(ngase me aqe pak force qe me kishte mbetur),duke ju drejtuar Zotit.O Zot ku je? Po kete t’merr a po e shefe? Valle,e nese ti O Zot je diku? na shpeto ja Sot ja kurr!!!Ehh,djali im, athua ku je, a je gjall?.po per babin a din?asnjeri sishte me tjetrin,e une? Une nga po shkoi tani? Me vete kisha dhe 3 vajzat dhe djalin qe kishte te 15 dhjetat,dhe here pas here me thonin nen mos qaj,se ata jen gjall,dhe ne do ia dalim nuk jemi vetun,eshte mire qe ti shpeshtoim hapat per ta nxem turmen e njerzve,se sa ndamas,do e kan ma lehte te na vrasin ushtria serbe,ua zgjata duart dhe i perqafova,te vogel ju fola,jut thashe jo mos u frigsoni,ju jeni engjull,asgje e keqe sdo bie mbi juve,se lutjet e nanes kan shkuar ne qiell tek Zoti.dhe Ai Zoti do jete pran jush, dhe pran gjithe femijve te nenave shqiptare....nje dite ka per t’nxe dielli dhe juve si gjithe femijet e botes....ishte dimer,hapat filluan te ngadalsohen nga debora e rend!
ndiheshim te pafuqishem,hec e hec,ni hap para,ni hap mbrapa, me vete thashe,e si eshte e mundur kjo? Qe po e lem vendin ton te zbrazet!!!
“Eehhh-Rugova ime e L-a-a-a-a-shtė!
Qendro,dhe mos u dorezo O Ti malesi e vjeter,o kulla te hekurta,o kroje te perziera me lote e gjakė, neper shekuj!!! Te betohem, qe prap me ty kam me u perpjek.O gjall a vdek..-(fjalen dhe lotin po i gerllitja bashk) E mendjen po vrisja per tim bir-djalin dhe burrin.. ne qdo kohe,.Per te cilet ishin ne rrjedha te UQK-es duke u perballur me nje ushtri te eger barbare, ki kohe qe se kisha pare djalin,dhe se dija, a eshte i gjall apo i vdekur?!
Arrijti Lajmi qe jan vrare disa nga ushtar te UQK-es.. ne vendet ku ata po benin rezistenc perball Ushtrise serbomalazeze!!!
Por Emrat akoma te papublikuar, mendja me shkoi tek im bir pikerisht,me vete thashe,(mbildh mendjen) se nuk je nan e vetme,dhe nenat tjera jen nena te djemve!!!

Por se kush mbante dhimbjen per t’vetin...
Flitej per ni Ushtri te ushtruar mire,madje dhe e rregullt Ne Krye me ish- Smajl Hajdaraj si Komadant i-UQK-es...Njiherit dhe Mus.Vesel Dembogaj-(ne fakt im shoq) si Epror qe po ushtronte UQK-en- te zones rugoves… E cila mbante Emrin: Brigada 136-Rugovė.
Qe perballeshin me ish Ushtrin Serbomalazeze te armotosur deri n’dham.
Valle, sa e tmerrshme ishte lufta,nje dukuri e brishte!!!
Sikur bota mos te ishte kaqe injorante,sdo beheshin kurr lufterat,e perse valle eshte dashur te krijohet nje bote kaqe mizore,e perse valle,njerzit nuk mundohen te jen me shpirta te paster,per mos t’bere gerdi ne njerez,e aqe me pak ne te miturit,e perse valle, duhet te marrin fajin e atyre qe jan asgje me pak, veqse djalli vet!!!
Por sikur te mbijetonte paqja…ne do ishim parajsa vet.

Refereu-autore- Hajla Rugovase!
__________________
O Ju qe sollet lirin,(flini te qet)O Ju qe trasuat udhen e pavaresise ne krye me Dr.Rugoven. Per te gjitheee…LAVDIIIII

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 13-04-10 nė 02:12
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė