Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-05, 10:48   #5
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim forum shqiptar e jo fetar

Pershendetje!


Mendimi i lire duhet te respektohet, e te mos trazohet me dogma e urdhera, e diktate e ndalime!

Ky forum eshte forum shqiptar, e jo fetar, ashtu sikurse Dardania nuk i takon vetem nje feje, por tri feve ma te medha te njerezimit - e forumet e vecanta fetare kane te drejten e tyre te vejne diktate, urdhera, hapje-mbyllje te temave kur nuk jane ne kuader te rregullores se asaj feje!

Ketu ne forum shqiptar jane te gjithe te barabarte dhe te gjithe kane te drejten e shprehjes se mendimit te lire, qofte ne tema serioze, qofte ne tema te lira e argetuese!

shpresoj se u morem vesh!


****


NDODHI TE VERTETA



Ne oborrin e nje xhamie, qe ishte rrite bari si kullose, mbase dera e oborrit kishte mbetur e hapur, nje lope kishte hyre dhe po kulloste bar dhe posa e pa hoxha filloi ta trembi per ta qitur jasht oborrit te xhamise, se nuk eshte e hijshme te rrij lopa aty e te kullote bar. Kur papritmas, e sheh ne rruge F. C. qe ishte me lope tjera ne nje lendine aty afer, ku kullotnin lopet e tij dhe pikerisht ajo lopa e tij ishte ajo ne oborr te xhamise. Hoxha e thirri:
- O F. po qysh more e ke lane lopen me hy e me kullote bar ne oborr te xhamise? Kurse, F. ia ktheu hoxhes:
- O hoxhe ajo eshte lope, se a po vij une ne oborr te xhamise, a me ke pare ndonjehere mua ty! Dhe ia plasen gazit qe te dyte edhe e tregonte vet hoxha neper tubime gazmendi (dasma e darka te lames - jo diten n'dreke:), ku kritikohej mosperfshirja masive e njerezve ne falje.


***

Njeri si fetar i forte qe ishte, me inicialet F. P., mori djalin e vet per te paren here ne kishe, se ishte rritur e bere te hynte ne rend me besimtaret tjere. Kur hyne ne kishe, i ati po ia tregon te birit udhezimet kryesore, se si duhet te veproje dhe po i thote me ze te ulte, si ne peshperitje:
- Shiko biro, kjo eshte kisha brenda. Atje ne balle eshte statuja e Krishtit, kurse kjo figura ne fund tek dera, eshte Luciferri. Djali kur e pa statujen ne balle perpara, e dinte se e kishte pare shumekund, por kur e pa kete figuren tek dera, me brire e te kerleshur si ne sulm, te forte e te dredhuar
disi nisi e po i hyn ne qejf djalit dhe i tha babait te vet:
- Babe, une po rrij ketu tek dera e ti shko atje perpara ne balle, sepse qeky qenka dicka qe po me pelqen mua - qenka dicka qe po me epka zemer e trimeri, e po me bejka te forte si ai vet! Babai, nga hidherimi e nxori te birin jasht kishes dhe i tha:
- Ik e shko ne shtepi, e mos te shoh ma ketu!


***


Tregonte imami yne, nje anegdote:

Nje njeri paska qene shume fetar i forte dhe nuk paska lane asnje vakt pa fale namaz, gjithkah ku ka qellua dhe ma se shumeti qenka fale ne nje pllake, rrase te madhe guri - ku aq shume qenka fale namaz, sa qe edhe ne rrase te gurit i paska lane shenjat e gjunjve dhe i paska bere pllaquka me gjunj. Keshtu ai fetari i madh, na qenka bindur se ai e ka te rezervuar vendin per ne xhenet edhe niset nje dite kah bjeshka, me qellim me fole me zotin dhe per ta pyetur, se ne cilin xhenet e ka vendin. Duke ngjitet atyre klisurave perpjete bjeshkes, takohet ne nje njeri tjeter dhe pershendeten nderveti:
- O a munde o burre, po a je burre i forte e si je? Kah ia ke mesye keshtu?
- Ogurolla!
- Allahrazolla! - Ia ktheu ky burri fetar i madh qe e kishte shpuar gurin duke u falur.
- Qe dola e po ngjitna ne bjeshke, se po dua te flas me zotin, e ta pyeti se ne cilin xhenet (parajse) e kam vendin.
- Ne cilin xhenet ke me shkua? Don ta pyetish zotin ti?
- Eh, besa e zotit, edhe une dua me ardhe me ty edhe me e pyet zotin edhe une per veti...
- Po cka po don me e pyet zotin ti per veti?
- Po dua ta pyes zotin edhe une, ne cilin xhehnem (ferr) kam me shkua, se ne krejt jeten time nuk kam lane gje te lige pa bere. Kam vjedhe, mashtrua, e gjithcka te lige bera ne kete jete! - Ani hajde, pra ia ktheu burri i mire, ngutu e te ecim me shpejt!
Kur dolen ne nje gurishte te madhe shkembinjesh, ky njeriu qe mendonte se eshte i mire, u ndal e foli dicka ndermjetveti dhe kur papritmas nje ze i madh u ndegjua nga qielli:
- He ku po shkoni, e cfare po kerkoni o binniadem? - Ai qe e kishte shpuar rrasen e gurit duke u falur namaz, i tha zotit:
- Madheri, a ben te me tregosh, se ne cilin xhenet (parajse) e kam vendin, se po dua ta dije persegjallit, e te gezohna bile? E Zoti e pyeti tjetrin:
- Po ti biniadem, cka kerkon? - Ky burri i keq, i tha:
- O Zoti im, a po me tregon se ne cilin xhehnem (ferr) e kam vendin se po dua ta dije persegjallit, se e dij se e kam merituar? Zoti iu drejtua atij te parit, fetarit te madh:
- Ti, a e paske sigurua pa urdherin tim se paske me shkua ne xhenet a?
- Po vallah, se Ti e din se e kam shpuar edhe rrasen e gurit duke u falur!
- Eh bukuri pra! Mbase ti e paske sigurua vet xhenetin, atehere ti e ke vendin ne xhehnemin (ferrin) ma te thelle - kurse ti qe po e dijtke se je njeri i keq dhe i lige dhe e paske te ditur se vendin e ke ne xhehnem - ti je ne xhenet!

Dhe ia plasi gazit oda!


***

Njefar, R. B. e pyeti hoxhen ne ode burrash, mbase hoxha po flitte per pastrimin e trupit, kur burri flene me gruan e tij (se jo me ndonje tjeter:), se si duhet me u be paq, me u pastrua mire sipas fese (se jo mos me u pastrua me muaj te tere:):
- Hoxhe, po e zeme se une e kam mbushe nje qerre me perime dhe po dua ta qoj ne pazar, kurse gjate rruges, rreshqet nje trangull (kastravec) nga qerrja dhe bie ne rrugen e perbaltur dhe ndyehet kastraveci. A duhet ta marr ate kastravec e ta pastroj vecant edhe ta qes perseri ne qerre - apo duhet me e la e pastrua krejt qerren me perimet qe jane ne te?

Perseri oda ia plasi gazit!:)
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė