Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-11, 23:30   #2
lovely
SuperAdmunininistratore
 
Avatari i lovely
 
Anėtarėsuar: 04-12-07
Postime: 33,891
lovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėmlovely i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njė histori dashurie.

- Zotėri Hans, mė vjen keq por duhet tė zgjohesh qė tė marrėsh ilaqet - i thashė me njė zė tė butė. Nuk doja t`a trembja, e pashė qė po flinte njė gjumė tė thellė, edhe pse ishte vetėm njė pasdite vjeshte!

- Ke dy minuta kohė? - mė pyeti.
- Sigurisht - i thashė, dhe u ula nė njė kolltuk pranė shtratit tė tij.
- A beson nė dashuri ? - m`u drejtua me njė zė tė lartė dhe tė kjartė.
- Dashuri? Po - belbėzova. Ishte pyetja qė e prisja mė s`paku.

- Unė e gjeta dashurinė time nė gjysmė te jetės sime- vazhdoi ai.
Kam qenė inxhinier i maqinerisė nėpėr anije tė mėdha tė ndryshme, si dhe inspektor nė disa tjera, gjatė jetės sime. Rrinim larg shtėpisė me muaj tė tėrė.
Isha i martuar dhe kishim dy fėmijė. Familja ime ishte nė shtėpi, pasi qė fėmijėt ishin tė vegjėl.
Isha njeri i respektuar, serioz dhe fjala ime ishte urdhėr.

Unė haja drekėn gjithmonė nė orėn 11.30, dhe tė gjithė tė tjerėt hanin nė 12.00.

Njė ditė vura re njė grua e cila rastisi tė ishte gruaja e njė kolegut tim. Moshatare e imja kjo.
Nuk kam qenė kurr tip aventurieri, por ajo qe mė la pėrshtypje ishte mėnyra se si vishej kjo grua.

Pėrfunduam duke ngrėnė drekė s`bashku cdo ditė. Sa mė shumė qė bisedonim aq mė shumė e doja kėtė grua. Oh sa e bukur ishte.

Pas ca kohe filluam tė bisedonim edhe pėr ndjenjat tona. Mėsova se edhe ajo ndjenjte tė njėjtėn gjė.
Por kurr nuk shkuam mė larg, sepse unė isha i martuar dhe kisha dy fėmijė si drita, dhe pėr mua kjo nuk ishte gjė e vogėl. Edhe ajo ishte e martuar me kolegun tim, dhe gjithcka tjetėr ishte gabim.

Ishte torture ndaj vetes sime tė vazhdoja nė atė anije, kėshtu qė vendosa tė largohesha para afatit tė caktuar.

Sot jam 85 vjeqar, dhe kur ti mė zgjove nga gjumi, unė po haja drekė me tė nė po tė njėjtin vend. Akoma e ėndėrroj atė grua, dhe nuk do t`a harroj gjer sa tė vdes - shtoi me njė zė shumė tė vendosur.

Mė falėnderoi pėr dėgjimin, dhe u largova me vargjet e Pushkinit nė mendje;


Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
Sa dhente Zoti nje tjeter kaq ju dashte!
__________________
*I keep your heart.. I keep it in my heart!*
lovely Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė