Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-05-13, 00:41   #2821
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Presidenti rus Dimitri Medvediev doli nė prag me njė deklaratė tė ashpėr, nė tė cilėn i dha pėrgjigje planeve amerikane pėr vendosjen e sistemit tė mbrojtjes antiraket (MAR) nė Evropė. Ajo pėrmban planin e veprimeve tė mundshme tė pėrgjigjes tė Rusisė dhe treguesin e drejtpėrdrejtė tė propobilitetit tė tėrheqjes sė palės ruse nga Traktati №3 pėr shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO).

Ndoshta, pėr herė tė parė pėr gjithė kohėn e presidencės sė Dimitri Medvedievit, u bė njė deklaratė gjithėpėrfshirėse programative mbi masat pėr forcimin e potencialit ushtarak tė Rusisė nė lidhje me krijimin e sistemit amerikan tė MAR nė Evropė. Le tė pėrpiqemi ta zbėthejmė atė.

“E para. Me udhėzimin tim Ministria e Mbrojtjes e Rusisė do tė vėrė menjėherė nė shėrbim luftarak stacionin e radiolokacionit (radarin) tė sistemit tė paralajmėrimit tė hershėm tė sulmeve raketore nė qytetin Kaliningrad”.

Kjo detyrė ėshtė mė e lehtė pėr tu plotėsuar, sepse stacioni i radiolokacionit (radari) “Voronezh-DM” nė fshatin Pionierskoe tė rajonit tė Kaliningradit (objekti №2461) tashmė ėshtė ndėrtuar dhe aktualisht ndodhet nė fazėn eksperimentale tė vėnies nė veprim. Dhe kalimi i tij nė regjim dezhurni luftarak ėshtė i mundshėm bile qė tani. Ky radar destinohet tė “mbulojė” sektorin perėndimor, pas refuzimit tė Rusisė pėr tė marrė tė dhėnat nga radarėt ukrainas nė Mukaēevo dhe Sevastopol, i cili ėshtė i mbuluar vetėm pjesėsisht nga radari nė Bjellorusi, qė ndodhet nė afėrsi tė qytetit Baranoviēi. Pėrveē kėsaj, radari i ri do tė mundėsojė forcimin e monitorimit tė sektorit me pėrgjegjėsi mjaft tė lartė veriperėndimor tė vendit. Pikėrisht kėtu zona e vėzhgimit tė kėtij radari kryqėzohet me zonėn e radarit nė Baranoviēi dhe radarit tė ri nė afėrsi tė Shėn Petersburgut.

“E dyta. Nė kuadėr tė krijimit tė sistemit tė Mbrojtjes Ajrore dhe Kozmike tė Rusisė nė mėnyrė prioritare do tė pėrforcohet mbulimi i objekteve tė Forcave strategjike bėrthamore ruse”.

Mbulimi i Forcave strategjike bėrthamore ruse prej sulmeve tė mundshme “nga sipėr” po vjen duke u bėrė tani njė nga problemet mė urgjente - nė lidhje me punėn e vazhdueshme qė po bėhet nga SHBA pėr zbatimin e programit “Prompt Global Strike” - “Goditja e Rrufeshme Globale”. Nė kuadėr tė kėtij programi Shtetet e Bashkuara po krijojnė sisteme tė armatimeve jo-bėrthamore tė pėrpikėrisė sė lartė, tė afta tė godasin ēdo objektiv nė Tokė brenda 1 ore. Vėrtetė, duhet thėnė, se ėshtė ende larg momenti i realizimit nė jetė tė kėtij programi nė vėllim tė plotė, por testimi i modeleve eksperimentale tė armatimeve mjaft premtuese, duke pėrfshirė edhe aparatet fluturuese supersonike, po zhvillohet shumė aktivisht megjithatė.

Nga ana tjetėr, sistemet perspektive ruse tė mbrojtjes antiraket dhe mbrojtjes kundėrajrore po krijohen aktualisht nė Rusi me marrjen nė konsideratė tė domosdoshmėrisė pėr t’iu kundėrvėnė sulmeve tė tilla. Mundėsi tė caktuara pėr luftėn kundėr objektivave supersonike kanė edhe sistemet ekzistuese S-300, veēanėrisht tė tipit “Antei” S-300V. Sistemi S-400 i ka mė tė zgjeruara kėto mundėsi, kurse S-500, prodhimi serik i tė cilit duhet tė fillojė nė gjysmėn e dytė tė dekadės, do tė jetė i aftė tė godasė, ndėr tė tjera, edhe objektiva tė tilla tė komplikuara si mbushjet luftarake bėrthamore tė raketave ndėrkontinentale.

Komplekset e reja tė mbrojtjes antiraket dhe mbrojtjes kundėrajrore duhet tė formojnė disa, si tė thuash, “kala antiraketore”, tė cilat do tė mbulojnė jo vetėm forcat strategjke bėrthamore, por edhe qendrat e rėndėsishme ekonomike, edhe rajonet e dislokimit tė forcave tė destinacionit tė pėrgjithshėm ushtarak (konvencionale).

Bashkė me kėtė, duke folur pėr forcat strategjke bėrthamore, nuk mund tė pėrqendrohemi vetėm tek sistemet e MAR. Njė kėrcėnim mjaft serioz pėrbėjnė edhe veprimet e diversantėve dhe terroristėve: siē tregon praktika e stėrvitjeve ushtarake, komplekset e lėvizshme raketore janė shumė tė prekshme, tė cėnueshme kundrejt kundėrshtarėve tė tillė. Ndėrsa nė kushtet e destabilizimit tė pėrgjithshėm tė situatės pėrgjatė kufijve tė Rusisė, ky rrezik kėrcėnues do tė vijė duke u rritur vazhdimisht, dhe prandaj do tė kėrkojė njė reagim adekuat.

“E treta. Raketat strategjike balistike, tė cilat po vihen nė shėrbim tė Forcave raketore tė destinacionit strategjik dhe Flotės Ushtarake tė Rusisė, do tė pajisen me komplekse premtuese tė projektuara pėr kapėrcimin e mbrojtjes antiraket dhe mbushje tė reja bėrthamore me efektivitet tė lartė”.

Pajisjet e modernizuara ushtarake duhet tė bėhen ndėr avantazhet kryesore tė tė gjitha komplekseve strategjike raketore mė tė avancuara ruse: “Bulava” dhe “Sinieva” pėr Flotėn Ushtarake, “Topol-M”, “Jars” dhe raketat premtuese pėr Forcat raketore tė destinacionit strategjik.

Para sė gjithash, fjalė bėhet mbi mbushjet manovruese bėrthamore, tė afta “tė gėnjejnė” sistemet antiraketore, tė cilat janė projektuar pėr kapjen e mbushjeve (blloqeve) tradicionale qė bien sipas trajektores balistike. Kapja, edhe kėshtu pak e besueshme pėr shkak tė shpejtėsive gjigande dhe deficitit tė kohės, nė rastin me mbushjet manovruese bėhet praktikisht e pamundur. Ndėrkohė pritet rritja e ritmeve tė prodhimit tė mbushjeve manovruese tė raketave bėrthamore - aty nga mesi i dekadės deri nė 50-60 raketa nė vit - me qėllim tė moslejimit tė zvogėlimit tė numrit tė raketave qė ndodhen nė dezhurn luftarak.

“E katėrta. Pėrpara Forcave tė armatosura tė vendit unė shtrova detyrėn e pėrpunimit tė masave, tė cilat destinohen tė sigurojnė, nė rast nevoje, shkatėrrimin e mjeteve tė informacionit dhe kontrollit tė sistemit tė mbrojtjes antiraket. Kėto masa janė adekuate, efektive dhe me kosto tė ulėt”.

Kjo pikė e mesazhit televiziv tė Presidentit Medvediev drejtuar qytetarėve rusė mund tė konsiderohet si mė interesante. Ajo pėrfshin njė kompleks tė tėrė masash - qė nga lufta nė hapėsirėn kibernetike e deri tek asgjėsimi i satelitėve nė orbitė. Gjatė kėsaj duhet tė kihet parasysh fakti se mbrojtja amerikane antiraket, po ashtu si dhe tė gjitha elementet e tjera tė makinės ushtarake tė SHBA, ėshtė jashtėzakonisht serioze, shumė mė e fortė se mbrojtja jonė, sepse ėshtė e lidhur si me sistemet satelitore tė ndėrlidhjes (komunikimit), zbulimit dhe sistemit tė pėrcaktimit tė objektivit, ashtu dhe me rrjetet kompjuterike.

Goditja e planifikuar ashtu siē duhet dhe e llogaritur mirė nė kėtė pikė ėshtė e aftė tė rrezikojė seriozisht aftėsinė luftarake tė Forcave tė armatosura tė SHBA. Dhe vemendja e rritur ndaj kundėrmasave tė tilla ėshtė plotėsisht e justifikuar, veēanėrisht me marrjen parasysh tė pėrvojės sė pasur, tė akumuluar nga industria ruse e mbrojtjes gjatė pėrpunimit tė sistemeve anti-satelitore.

“E pesta. Nė qoftė se kėto masa do tė jenė tė pamjaftueshme, atėhere Federata Ruse do tė vendosė nė perėndim dhe nė jug tė vendit sistemet sulmuese bashkėkohore tė armatimeve qė sigurojnė shkatėrrimin me zjarr tė komponentėve tė sistemit evropian tė mbrojtjes antiraket. Njė hap i tillė do tė ishte vendosja e kompleksit raketor “Iskander” nė rajonin e veēantė tė Kaliningradit”.

Dislokimi i kompleksit “Iskander” pėrgjatė zonave kufitare tė vendit, nė pėrgjigje tė vendosjes sė sistemit amerikan tė MAR nė rajonin evropian, ėshtė masė e shpallur qė prej kohėsh nga Rusia, e cila nuk e ka humbur aspak aktualitetin e vet. 3 vjet mė parė, nė nėntor tė vitit 2008, Rusia deklaroi mbi gatishmėrinė e vet pėr tė vendosur kompleksin operativ taktik raketor “Iskander”, nė pėrgjigje tė vendosjes sė sistemit amerikan tė MAR nė Poloni.

Atėhere, pas heqjes dorė prej amerikanėve nga “varianti verior i mbrojtjes evropiane antiraket”, komplekset “Iskander” nuk u vendosėn gjithashtu nga Rusia. Por aktualisht po fillon tė bėhet fjalė sėrish pėr praninė e mundshme tė bazave amerikane tė MAR nė Poloni, gjė kjo qė dhe shkaktoi reagimin simetrik nga ana e Rusisė.

Gjatė kėsaj Polonia do tė bėhet pala kryesore e prekur - sepse nė rast shpėrthimi tė njė konflikti hipotetik midis Rusisė dhe NATO-s, bazat amerikane tė MAR nė kėtė vend pothuajse me siguri tė plotė do tė bėhen objektiva tė sulmeve bėrthamore qė nė orėt e para tė luftės. Ndėrkohė, duhet thėnė, se rrezja e veprimit tė komplekseve “Iskander”, e cila rezulton 500 kilometra, mundėson goditjen e objektivave nė gjithė territorin e Polonisė.

Kurse argumentin kryesor Medvediev e la, megjithatė, pėr “meze”:

“Nė rast tė zhvillimit tė ngjarjeve sipas skenarit mė tė keq, Rusia i rezervon vetes tė drejtėn pėr tė hequr dorė nga hapat e mėtejshėm nė sferėn e ēarmatimit dhe, respektivisht, atė tė kontrollit mbi armatimet. Pėrveē kėsaj, duke marrė parasysh ndėrlidhurinė e koklavitur, tė pandashme mes armatimeve strategjike ofensive dhe difensive, mund tė lindin shkaqet pėr daljen e vendit tonė nga Traktati pėr shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Kjo ėshtė parashikuar nė pėrmbajtjen e kėtij Traktati”.

Dhe fjalė bėhet kėtu jo vetėm mbi Traktatin №3 pėr shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Faktikisht kėtu flitet pėr heqjen dorė nga pjesėmarrja nė procesin e mėtejshėm negociator si dhe daljen nga traktatet tashmė ekzistuese, duke pėrfshirė edhe Traktatin mbi raketat me rreze tė mesme dhe tė shkurtėr veprimi dhe Traktatin pėr Forcat e Armatosura Konvencionale nė Evropė. Rusia vendosi moratorium ndaj zbatimit tė Traktatit pėr Forcat e Armatosura Konvencionale nė Evropė pas minimit faktik nga vendet e NATO-s tė procesit tė ratifikimit tė Traktatit tė rinovuar.

Pikėrisht me Traktatin pėr Forcat e Armatosura Konvencionale nė Evropė doli i lidhur demarshi i radhės i SHBA, tė cilat deklaruan mbi heqjen dorė nga zbatimi i detyrimeve tė veta sipas kėtij Traktatit pėr shkak tė mosrespektimit tė tij nga Rusia. Tashmė kanė filluar tė qarkullojnė mendime se njė hap i tillė i Shteteve tė Bashkuara destinohet pėr detyrimin e Moskės qė ti rikthehet zbatimit tė tij, por arsyet pėr njė kthim tė tillė nuk janė tė dukshme. Nė kushtet e mosbesimit nė rritje nė mes tė palėve, nuk ka kurrfarė gjasash qė Rusia tė kthehet nė Traktatin pėr Forcat e Armatosura Konvencionale nė Evropė.
Pėrkundrazi, “eskalimi i daljeve” nga traktatet ekzistuese ėshtė plotėsisht real: si minimum, Rusia shpalli mbi daljen e saj tė mundshme nga Traktatin №3 pėr shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive qė nė fazėn e pėrpilimit tė tij. Nėse do tė bėhet realitet kjo dalje e saj - nuk dihet. Por nuk ka gjasa qė pėr Shtetet e Bashkuara tė jetė sekret fakti se zhvillimi i sistemit tė mbrojtjes evropiane antiraket pothuajse me siguri tė plotė do tė provokojė Moskėn pikėrisht pėr njė hap tė tillė. Se nė ē’masė i duhet kjo gjė amerikanėve - vetė koha do ta tregojė.


Pėrkatėsisht temės
SHBA: MAR nuk drejtohet kundėr Rusisė
Pėrgjigja ndaj mbrojtjes antiraket: asimetrike dhe ekonomike
NATO po studion deklaratat e Presidentit tė Rusisė pėr MAR
Medvediev iu pėrgjigj mbrojtjes evropiane antiraket
Rusia nuk do tė pajtohet me dobėsimin e potencialit tė vet tė frenimit bėrthamor
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante