Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:04   #7
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Fillimi i profetėsisė
Fillimi i profetėsisė dhe i shpalljes sė Zbulesės ėshtė muaji Ramazan, nata e Kadrit. Pėr kėtė Allahu i Madhėruar ka thėnė: “Muaji i Ramazanit, nė tė cilin zbriti Kurani.” Dhe: “Vėrtet, Ne e zbritėm atė natėn e Kadrit.” (97:1) Hadithet e vėrteta, autentike na njoftojnė, gjithashtu se ngjarja ka ndodhur natėn e sė hėnės, para agimit. Me qenė se nata e Kadrit bie nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė Ramazanit nė numėr tek, dhe shkencėrisht ėshtė vėrtetėsuar se dita e hėnė e Ramazanit tė atij viti ka qenė data 21, del se profetėsia e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka filluar natėn e 21-tė tė muajit Ramazan. Kjo datė bie mė 10 gusht tė vitit 610 tė erės sonė. Sipas vitit hėnor nė atė kohė ai ishte 40 vjeē, 6 muaj dhe 12 ditė. Sipas vitit diellor i bie tė ishte 39 vjeē, 3 muaj dhe 22 ditė. Pra, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė krye tė 40 vjetėve sipas vitit diellor, kur i ka ardhur profetėsia. Ndėrprerja e Zbulesės dhe kthimi i saj Pas zbritjes sė parė tė Zbulesės nė Shpellėn Hira, pati njė ndėrprerje. Kjo ndėrprerje vazhdoi disa ditė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mėrzit dhe u hidhėrua. Mirėpo, e mira qe pikėrisht nė kėtė ndėrprerje, sepse iu hoq frika Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!); ai u bė i vendosur nė ēėshtjen e tij dhe u pėrgatit tė mbajė mbi vete diēka tjetėr si ajo qė kishte zbritur. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qe kthyer nga Uaraka ibn Neufeli dhe pati shkuar pėrsėri te Shpella Hira pėr tė vazhduar adhurimin ndaj Allahut dhe pėr tė plotėsuar ditėt qė kishin mbetur prej muajit tė Ramazanit. Mbaroi muaji i Ramazanit dhe ai plotėsoi adhurimet nė shpellė. Nė mėngjesin e parė tė muajit Sheual zbriti nga shpella pėr nė Mekė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kur hyra nė luginėn e Mekės dikush mė thirri. Hodha sytė nė tė djathtė, por nuk pashė njeri. Hodha sytė edhe nė tė majtė, por nuk pashė njeri. Hodha sytė pėrpara, por nuk pashė njeri, as prapa meje nuk pashė njeri. Atėherė, ngrita kokėn lart dhe pashė diēka! Engjėlli qė mė pat ardhur nė shpellėn Hira, ishte ulur nė njė karrige midis qiellit dhe Tokės. U tremba aq shumė, sa rashė pėr tokė. Shkova te Hatixhja. Mė mbuloni, mė mbuloni, mė mbuloni dhe mė hidhni ujė tė ftohtė,- i thashė. Mė mbuluan dhe mė hodhėn ujė tė ftohtė. Atėherė, ka zbritur: “O, ti i mbuluar. Ngrihu dhe paralajmėroi (njerėzit pėr dėnimin)! Dhe Zotin tėnd madhėroje! Dhe rrobat e tua pastroji! Dhe tė neveritshmes largoju!” Kjo ka ndodhur para se tė bėhej detyrim namazi. Pas kėtij ēasti Zbulesa ka ardhur pa ndėrprerje. Kėta ajete janė fillimi i mesazhit tė tij dhe janė shpallur pak mė vonė shpalljes sė parė, e cila ishte edhe fillimi i Profetėsisė sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėta ajete pėrfshijnė dy lloj detyrimesh: -Lloji i parė ėshtė detyrimi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė shpallur mesazhin dhe pėr tė paralajmėruar njerėzit. Kėtė e thotė fjala e Allahut: “Ngrihu dhe paralajmėroi (njerėzit pėr dėnimin)!” Ajeti do tė thotė: Paralajmėroi njerėzit pėr dėnimin nga Allahu nėse ata nuk largohen nga mashtrimi e humbja, tė mos adhurojnė idhujt, por vetėm Allahun, tė mos i vėnė shok Atij, as nė Veten e Tij, as nė cilėsitė e Tij dhe as nė tė drejtat e Tij. Lloji i dytė ėshtė detyrimi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qė tė zbatojė urdhrat e Allahut tė Madhėruar, t’i zbatojė ato plotėsisht nė veten e tij, pėr tė fituar kėnaqėsinė e Allahut dhe pėr tė qenė shembull pėr ēdo njeri qė i beson Allahut. Kėto shprehen nė ajetet: “Dhe Zotin tėnd madhėro!” qė do tė thotė: “Vetėm Allahun madhėro dhe mos i shoqėro Atij askėnd dhe asgjė.” “Dhe rrobat e tua pastro!”, qė do tė thotė: pastroji rrobat dhe trupin tėnd, sepse nuk i ka hije atij njeriu qė madhėron Allahun e qėndron para Tij, tė jetė i papastėr. “Dhe sė neveritshmes largoju!”, do tė thotė largohu nga ajo qė shkakton zemėrimin e Allahut dhe dėnimin e Tij. E kjo arrihet duke iu bindur Allahut dhe duke mos e kundėrshtuar Atė. “Dhe mos prit pėr atė qė jep (tė tė shpėrblejnė mė) shumė.”, do tė thotė mos bėj mirėsi, pėr tė marrė mė shumė se e mira qė ke bėrė. Ajeti i fundit tregon dėmet qė do t’i vinin nga populli i vet, kur tė ndahej nga feja e tyre e t’u bėnte thirrje vetėm nė rrugėn e Allahut, siē thotė Allahu: “Dhe pėr hir tė Zotit tėnd, duro!” Thirrja Pėr tė vėnė nė jetė ajetet e zbritura, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) filloi menjėherė t’i ftojė njerėzit nė fenė e Allahut tė Madhėruar. Nė atė kohė njerėzit ishin tė pafe. Ata adhuronin shenjtorėt e idhujt. Pėr kėtė nuk kishin asnjė argument, veēse kishin parė prindėrit e tyre qė i adhuronin. Morali i tyre ishte vetėm mendjemadhėsia dhe kryelartėsia. Rruga e tyre e vetme pėr zgjidhjen e problemeve ishte vetėm me shpatė. Prandaj Allahu i Madhėruar e urdhėroi Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė fillonte thirrjen nė Islam fshehurazi, duke iu drejtuar vetėm atij qė e njihte pėr njeri tė mirė dhe qė e donte tė vėrtetėn, vetėm atij njeriu, qė i besonte e tek i cili ishte i qetė. Allahu e urdhėroi atė tė fillonte mė sė pari me familjen e vet, me tė afėrmit e vet dhe pastaj me miqtė e shokėt e vet, mė pas me tė tjerėt. </SPAN>

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė