Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:28   #33
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Ismail Qemali arrinte ne perfundimin se rruga e vetme, per shpetimin e kombit shqiptar nga lakmite e te huajve, do te ishte lufta per autonomine e Shqiperise. "Shpresa e jone, jeta e jone, - shkruante ai, - lipset te jete: Veteurdhrimi i Shqiperise, nen hijen e Perandorise Osmane". Ai parashtroi ne kete dokument programin e vet politik per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, te cilen e shihte ne themelimin e nje shteti autonom shqiptar. Per kete duhej te bashkoheshin te gjitha viset ku flitej gjuha shqipe, te banuara nga popullsia shqiptare, ne nje vilajet te vetem, i cili do te mbante emrin Shqiperi, "Vilajeti Shqiptar" ("Arnautlluk Vilajeti") dhe do te kishte si kryeqytet Ohrin ose Elbasanin. Ne kufijte e Shqiperise autonome do te perfshiheshin nga vilajeti i Janines sanxhaket e qendres (i Janines), te Prevezes, te Gjirokastres dhe te Beratit; nga vilajeti i Shkodres sanxhaku i Shkodres me Malesine dhe sanxhaku i Durresit; nga vilajeti i Manastirit sanxhaku i qendres (i Manastirit), kazaja e Grebenese nga sanxhaku i Selfixhese, sanxhaket Dibres, te Korces dhe te Elbasanit; nga vilajeti i Kosoves sanxhaket e Shkupit, te Prishtines, te Pejes dhe te Prizrenit.
Shqiperia autonome do te qeverisej nga nje guvernator i derguar nga Stambolli, prane te cilit do te vepronte, po si organ ekzekutiv, Keshilli i Pleqve. Mesimi ne te gjitha shkollat do te zhvillohej ne gjuhen shqipe. Shqipja do te perdorej, bashke me turqishten, edhe ne shkollat e larta. Gjithe nepunesit civile e ushtarake do te ishin shqiptare nga kombesia. Ushtria, qe do te perbehej nga shqiptaret, do te sherbente brenda kufijve te Shqiperise. Ashtu si Sami Frasheri, edhe Ismail Qemali mendonte qe organizimi shteteror i Shqiperise autonome te ishte i tille qe, kur Perandoria Osmane te shthurej, Shqiperia te qendronte ne kembe dhe te dilte prej saj si shtet i pavarur.
Ismail Qemali parashtroi ne kete thirrje programin me te plote dhe me te pershtatshem per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, rreth te cilit shpresonte te bashkonte jo vetem krahun radikal te levizjes politiko-kulturore, forcat atdhetare qe drejtonin klubet dhe shoqerite shqiptare, por edhe kryengritesit e Kosoves e te Veriut te Shqiperise, te cilet luftonin kunder ekspeditave ushtarake te Xhavit Pashes dhe kunder qeverise xhonturke qe i kishte organizuar ato.
Nderkaq vijoi ne Kosove qendresa kunderosmane, vater e se ciles u be Ferizaj me rrethinat e tij. Levizja kryengritese ne Ferizaj ishte e lidhur me veprimtarine e nje komiteti te fshehte, qe filloi te vepronte ne kete rreth ne veren e vitit 1909. Me nismen e tij, me 20-22 gusht u mbajt ne Ferizaj nje manifestim i gjere i shqiptareve te armatosur, ku, pervec popullsise se ketij qyteti dhe te rrethinave te tij, moren pjese edhe banore te rretheve te Gjilanit e te Prishtines, qe protestuan kunder taksave te reja, qe vuri ne ate kohe qeveria xhonturke. Me 22 gusht numri i demonstruesve u shtua duke arritur ne 3 000 veta. Po ne kete dite, forcat ushtarake osmane, te derguara nga Shkupi e Selaniku, goditen shqiptaret e tubuar ne Ferizaj dhe vrane 12 prej tyre e plagosen disa te tjere. Konflikte te armatosura ndermjet shqiptareve e ushtrise pati edhe ne rrugen Ferizaj-Gjilan.
Ne ditet e fundit te gushtit levizja u perhap ne rrethin e Pejes, midis Gucise e Beranes. Per te ndeshkuar popullsine e kesaj ane u derguan ato dite nga Peja, Shkupi, Prizreni e Selaniku forca te tjera ushtarake, qe goditen kryengritesit ne hapesiren midis Gucise e Beranes. Ne te njejten kohe vijuan perpjekjet edhe me kryengritesit e Rugoves.
Ne fund te gushtit dhe ne fillim te shtatorit levizja perfshiu Lumen e Podrimen, ne sanxhakun e Prizrenit. Lumjanet, ashtu si shumica e popullsise se sanxhakut te Prizrenit, paten luftuar per shpalljen e kushtetutes turke, ne korrik te vitit 1908. Qendresa e tyre e armatosur nuk drejtohej kunder kushtetutes, por kunder politikes se xhonturqve, te cilet shkelen premtimet qe u kishin bere shqiptareve gjate revolucionit per te kufizuar taksat, per t'u dhene te drejtat kombetare, madje edhe autonomine, dhe kerkonin t'u hiqnin banoreve te ketyre krahinave edhe ato privilegje qe i gezonin prej shekujsh sipas venomeve te tyre, te njohura edhe nga sulltanet osmane.
Me 3 e 4 shtator rreth 700-800 kryengrites lumjane, te udhehequr nga Ramadan Zaskoku, u pergatiten te hynin ne Prizren per t'i paraqitur mytesarifit kerkesat e tyre. Megjithate, per te shmangur konfliktin e armatosur me garnizonin e Prizrenit, qe u pergatit te rezistonte, kryengritesit pranuan te shperndaheshin dhe te dergonin ne Prizren nje komision prej 20-30 vetash, i cili do te paraqiste kerkesat e tyre paqesore, qe duhej t'u percilleshin edhe deputeteve shqiptare te parlamentit.
Por Stambolli ndermori nje fushate te re ushtarake kunder shqiptareve. Me 6 shtator 1909 Xhavit Pasha, ne krye te 8 batalioneve te kembesorise dhe 2 baterive te artilerise malore, u nis nga Mitrovica per ne Prizren. Gjate rruges nga Ferizaj per ne Prizren ushtria turke sulmoi e shkaterroi krejtesisht katundin Duhl dhe rrenoi gjithashtu 60 shtepi te katundit Bllace. Nga Prizreni Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve, u hodh ne Lume, ku dogji e shkaterroi fshatra te tera, duke i lene lumjanet pa shtepi e katandi. Per t'u shpetuar masakrave popullsia e Lumes u terhoq ne Has e ne zona te tjera malore, pertej Drinit te Bardhe.
Por, i goditur nga kryengritesit lumjane ne perendim te Prizrenit, Xhavit Pasha, pasi shkaterroi me topa Bllacen e fshatrat e tjera te Lumes, u terhoq perseri ne Prizren, ku tashme qene perqendruar rreth 3 500 ushtare, me dy bateri malore.
Per te dale nga gjendja e veshtire, pashai turk dergoi ne Lume nga Shkupi deputetin shqiptar Nexhip bej Draga, nje nga drejtuesit e klubit te atij qyteti, i njohur per ndjenjat atdhetare. Nexhip Draga, ashtu si shume intelektuale te tjere shqiptare, e quante te parakohshme qendresen e armatosur kunder regjimit xhonturk, prandaj hyri ne bisedime me lumjanet dhe i bindi te mos u kundershtonin ushtrive te Xhavit Pashes. Me 11 shtator Xhavit Pasha, ne krye te 5 batalioneve dhe te nje baterie malore, u dynd ne Lume. Lumjanet nuk e fshehen pakenaqesine e tyre, megjithate ruajten per nje kohe qetesine. Ushtria e tij zuri katundin Bicaj, qendren e kajmekamllekut te Lumes, ku filloi te carmatoste banoret. Me 15 shtator, kur u drejtua per ne Kolesian, u sulmua gjate rruges nga kryengritesit, qe vrane e plagosen disa ushtare dhe e detyruan ate te kthehej perseri ne Bicaj, ku beri raprezalje te medha. Sipas informatave te Xhavit Pashes, kryengritesit lane ne kete perpjekje 100 te vrare, ndersa Bicaj u shkaterrua nga goditjet e artilerise, qe rrafshoi me token 37 kulla.
Me 16 shtator, kur ushtria osmane vazhdoi ekspediten drejt jugut te Bicajt, u godit ne pyjet e Kolesianit nga kryengritesit, qe pas nje perleshjeje te shkurter u terhoqen ne zonen malore. Edhe ketu Xhavit Pasha shkaterroi krejtesisht fshatin Kolesian, duke perfshire edhe kullen e udheheqesit te lumjaneve, Islam Spahiut, si edhe katundet perreth, Nange, Bushat, Gabrice, Mamez, Pobreg etj. Gjate ketyre perleshjeve u plagos edhe drejtuesi tjeter i kryengritesve, Ramadan Zaskoku. Gjithe kryengritesit, qe ishin arrestuar gjate luftimeve dhe qene mbyllur ne kazermat e Bicajt, u pushkatuan pa gjyq, kurse njerezit u varferuan deri ne ate shkalle sa, sikurse pohojne pjesemarresit turq te kesaj ekspedite, "u mbeti vetem shpirti, te cilin e jepnin pa dhimbje".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė