Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-11, 08:31   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

156 milionė, s’kthehen kurrė


Fondi Monetar Ndėrkombėtar mund tė arrijė marrėveshje tė re me Qeverinė e Kosovės vetėm pas muajit shkurt tė vitit 2012. Por, 156 milionėt e humbur, si shkak i ndėrprerjes sė marrėveshjes SBA, nuk do tė kthehen kurrė. Kjo, pasi qė marrėveshja SBA pėrfundon nė fund tė kėtij viti. Mėsohet se institucionet vendėse janė duke iu pėrmbajtur me pėrpikėri rekomandimeve tė FMN’sė pėr projeksionet e reja buxhetore pėr vitin 2012.






Mė 16 shtator 2011 nė ora 09:03

Edhe nėse Qeveria e Kosovės arrin tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė re me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, nuk do tė mund t’i kthejė asnjėherė 156 milionė eurot e humbura nga programi i vitit tė kaluar me kėtė institucion.

Krejt kjo pasi qė ndėrprerja e marrėveshjes 18 mujore Stand By Arrangment pėrfundon nė fund tė kėtij viti. Dhe pas kėsaj, Qeveria e Kosovės nė tremujorin e parė tė vitit tė ardhshėm mund tė nėnshkruajė njė marrėveshje tė re, por qė nuk do tė nėnkuptojė kthimin e mjeteve tė humbura si shkak i ndėrprerjes sė marrėveshjes SBA.

Pėrderisa pritjet e Qeverisė ishin qė nė fund tė kėtij viti tė arrinte t’i zhbllokonte njė pjesė tė fondeve tė ngrira. Kėshtu patėn thėnė nė njė prononcim pėr Express zyrtarė tė Ministrisė sė Financave.

“... gjatė vizitės brenda muajit nėntor, kur do tė bėhet vlerėsimi pėr pjesėn e parė tė marrėveshjes, gjegjėsisht pėr tė arriturat deri mė 30 shtator 2011, ku ne si qeveri presim qė tė marrim njė vlerėsim pozitiv nga ana e FMN-sė, gjė qė do tė mundėsonte lirimin e njė pjesė tė ndihmės direkte buxhetore tė premtuar pėr kėtė viti”, pati thėnė zyrtarja pėr informim nė Ministrinė e Financave, Fatime Lumi.

Pėrveē se nuk do tė arrijė t’i kthej kėto fonde, Qeveria do tė vazhdojė tė jetė nė programin “e monitoruar nga stafi”, duke qenė nė njė disiplinė maksimale financiare dhe ruajtje tė stabilitetit makrofiskal. E respektimi i plotė i kėsaj marrėveshjeje ua hap rrugėn marrėveshjeve tė reja me Fondin.

Mė saktėsisht, nėse shikohet me kujdes nė detajet e marrėveshjes pėr program tė monitoruar nga stafi, nė muajin shkurt tė vitit tė ardhshėm do tė jepet vlerėsimi pėrfundimtar pėr stabilitetin fiskal nga stafi i FMN-sė pėr Kosovė.

“Pėr tė diskutuar performancėn buxhetore tė vitit 2011, stafi i FMN’sė do tė vijė sėrish nė javėn e parė tė shkurtit, ku mė pastaj kėtu edhe do tė jepen vlerėsimet pėr tė vazhduar apo jo mė tutje me njė marrėveshje tė re me Qeverinė e Kosovės”, ėshtė njė detaj tjetėr i marrėveshjes “monitor nga stafi”.

Mėsohet se institucionet vendėse janė duke iu pėrmbajtur me pėrpikėri rekomandimeve tė FMN-sė pėr projeksionet e reja buxhetore pėr vitin 2012. Nėse vazhdohet kėshtu, sipas marrėveshjes qė ka Qeveria e Kosovės tani pėr tani me kėtė institucion, delegacioni nga FMN-ja qė do tė vij nė nėntor do tė jap rekomandime pozitive.

Ndėrkaq, delegacioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar qė pėrfundoj vizitėn nė Kosovė tė mėrkurėn, kishte pėr objektivė informimin pėr performancėn financiare tė vendit dhe mė pastaj, tė gjitha kėto diskutime do tė vazhdohen nė takimet qė ministri i Financave, Bedri Hamza do t’i ketė nė takimin vjetor tė FMN’sė, nė Uashington.

Fondi Monetar Ndėrkombėtar deri nė vitin tjetėr, do ta monitorojė performancėn financiare tė Kosovės sa i pėrket ekzekutimin e buxhetit, ruajtjen e bilancit tregtar, stabilitetin e sektorit bankar dhe iniciativat e tjera qė kanė tė bėjnė me ligjet qė kanė kosto tė lartė financiare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė