Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:33   #30
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i jepte rėndėsi futjes sė tyre nė Islam. Kjo pėrmendet edhe nė Kuran: “A thua ti do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi prej tyre, nėse ata (idhujtarėt) nuk i besojnė kėtij ligjėrimi (Kuranit)?” (18:6) Ai shkoi menjėherė tek ata, sepse shpresonte qė ata do tė bėheshin myslimanė. Kur shkoi, ata i thanė: “Ti na ke thėnė se tė dėrguarit kanė shenjė, se Musai kishte shkopin, Themudi kishte devenė dhe Isai ngjallte tė vdekurit. Na e sill edhe ti ndonjė shenjė si tė dėrguarit e parė!” Idhujtarėt mendonin se nga vetitė e tė Dėrguarve tė Allahut ishte se ata kishin aftėsi tė bėnin ēudira e mrekulli, kur tė donin, ashtu siē kanė mundėsi tėrė njerėzit pėr tė kryer punėt e tyre tė zakonshme. Prandaj, i propozuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ua kthente atyre Safanė22 nė flori, t’ua bėnte malet fusha, ku tė rridhnin lumenj, ose tė ringjallte prindėrit e tyre qė tė dėshmonin se ai ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata thanė: “Nuk tė besojmė ty (o Muhamed), derisa tė na nxjerrėsh prej tokės burime. Ose (nuk tė besojmė derisa) tė kesh kopshte me hurma e me rrush e tė bėsh qė tė rrjedhin vazhdimisht lumenj nė to. Ose (nuk tė besojnė derisa) tė bjerė mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do tė na dėnojė Zoti), ose tė na i sjellėsh Allahun dhe engjėjt para nesh. Ose (nuk tė besojmė derisa) tė kesh njė shtėpi prej ari, ose tė ngjitesh lart nė qiell, po ne nuk tė besojmė pėr ngjitjen tėnde, derisa tė na sjellėsh libėr qė ta lexojmė.” Idhujtarėt thanė se do tė bėheshin myslimanė, nėse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) do t’ua sillte ato qė i kėrkuan atij. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata (idhujatarėt) u betuan me njė betim tė fortė nė Allahun se, nė qoftė se u vjen atyre ndonjė mrekulli, do ta besojnė…” (6:109) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut qė t’ua tregonte gjėrat qė kėrkuan. Atėherė, erdhi Xhebraili dhe e la Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė zgjidhte: ose Allahu t’ua jepte atyre gjithēka kėrkuan, por atė qė do ta mohonte Allahun pas kėsaj ta dėnonte si askėnd nė botė; ose, Allahu t’ua hapte atyre portėn e pendimit dhe tė mėshirės. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Xhebrailit: “Unė them qė Allahu ta lėrė hapur portėn e pendesės dhe tė mėshirės.” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mendoi kėshtu, Allahu i Madhėruar i zbriti ajetet, ku u jepet pėrgjigje idhujtarėve pėr propozimet e tyre: “Thuaj: “(O Muhamed): “Subhanallah (larg tė metave ėshtė Allahu), a mos jam unė tjetėr pėrveē se njeri i dėrguar?” (17:93)Kuptimi i ajetit ėshtė: Unė nuk kam mundėsi tė bėj gjėra tė jashtėzakonshme dhe mrekulli, sepse fuqinė pėr gjėra tė tilla e ka vetėm Allahu i Madhėruar, i Cili nuk ka asnjė shok ose ortak nė fuqinė e Vet. Unė jam njeri, ashtu siē jeni edhe ju e nuk kam mundėsi tė bėj mrekulli, ashtu siē nuk keni mundėsi as ju. Por, ajo qė mė dallon mua nga ju ėshtė se jam i Dėrguar i Allahut e mė zbret Zbulesa, kurse ju nuk jeni tė dėrguar dhe nuk ju zbret gjė. Pra, dijeni se ato qė kėrkuat nga unė, nuk janė nė dorėn time dhe as nė mundėsinė time, ato janė nė dorė tė Allahut; po tė dojė Ai, ua shfaq juve atė qė kėrkuat dhe mua mė forcon me to ndaj jush; po tė dojė Ai, ua vonon e nuk ua shfaq tani, sepse mund tė jetė mė mirė pėr ju. Allahu e pėrforcoi kėtė pėrgjigje nė suren “En'am”: “Thuaj: “Cėshtja e atyre mrekullive ėshtė tek Allahu. E ku e dini ju, ndoshta, kur (mrekullitė) tė vijnė, idhujtarėt nuk do t’i besojnė.” (6:109) Kjo do tė thotė se profetėt dhe tė dėrguarit e Allahut nuk janė ata qė sjellin gjėrat e jashtėzakonshme dhe mrekullitė, por ėshtė Allahu, Ai qė i sjell ato. Allahu i shfaq mrekullitė nė duart e profetėve dhe tė tė dėrguarve si respekt pėr ta dhe si pėrforcim pėr profetėsinė dhe mesazhin e tyre. Allahu u tregoi idhujtarėve se edhe po t’ua tregonte ato ēka kėrkuan, idhujtarėt pėrsėri nuk do ta besonin, megjithėse u betuan shumė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “E, edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjėjt, t’ju flisnin tė vdekurit, tė ngjallnim gjithēka pėrpara tyre, ata nuk do tė besonin, vetėm nė qoftė se donte Allahu, por shumica e tyre nuk e dinė (se besimi ėshtė dhuratė nga Allahu).” (6:111) Dhe: “Po sikur tė kishte ndonjė Kuran qė tė bėnte tė ecnin malet, tė plasej toka, tė flisnin tė vdekurit?” Jo, (ata nuk besojnė) se e tėrė ēėshtja i takon vetėm Allahut. A nuk e kanė tė qartė ata qė besuan se, sikur tė donte Allahu, do t’i drejtonte nė rrugė tė drejtė tė gjithė njerėzit.” (13:31) Nė ajete tė tilla Allahu i Madhėruar tregoi njė ligj nga ligjet e Veta: “Nė qoftė se njerėzit kėrkojnė ndonjė shenjė tė caktuar e pasi tė jepet ajo nuk i besojnė asaj, dėnohen pa u vonuar.” E, ligji i Allahut nuk ndryshon e nuk zėvendėsohet asnjėherė. Allahu e dinte se shumica e Kurejshėve do tė besonin mė vonė, prandaj nuk ua solli shenjat qė ata propozuan. Hėna ndahet mė dysh Kur Kurejshėt e panė se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk iu pėrgjigj me shenjat qė i propozuan, menduan se tė vazhdonin t’i kėrkonin shenja atij do tė ishte mjeti mė i mirė pėr ta mposhtur atė dhe pėr ta bėrė tė heshtte. Kėshtu do tė bindnin njerėzit se Muhamedi ishte shpifės dhe jo i dėrguar. Prandaj, ata ndėrmorėn njė hap tjetėr. Vendosėn qė t’i kėrkonin Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njė mrekulli qė ta vendoste ai vetė, duke shpresuar qė mrekullia tė mos ndodhte. Kėshtu njerėzit do tė shikonin paaftėsinė e tij dhe nuk do ta besonin. Erdhėn dhe i thanė: “A mund tė na tregosh ndonjė shenjė, qė ne tė kuptojmė se ti je i Dėrguari i Allahut?” Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėrkoi Zotit tė vet qė t’u tregonte atyre ndonjė shenjė. Allahu i Madhėruar ua ndau atyre Hėnėn nė dy pjesė: njėra pjesė u duk sipėr malit tė Ebu Kubejsit, ndėrsa tjetra mė poshtė; midis dy pjesėve tė Hėnės u duk mali Hira. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha atyre: “Dėshmoni!” Kurejshėt e shikuan krejt qartė kėtė mrekulli dhe pėr njė kohė tė gjatė mbetėn gojėhapur, por pėrsėri nuk besuan, madje, thanė: “Kjo ėshtė magjia e Ebu Kebishes. Vėrtet, Muhamedi na bėri magji neve.” Mirėpo u ēua njė burrė dhe tha: “Nė qoftė se Muhamedi u ka bėrė magji juve, ai nuk mund qė t’u bėjė magji tė gjithė njerėzve. Prandaj prisni, derisa t’ju vijnė udhėtarė.” Erdhėn udhėtarėt nė Mekė dhe Kurejshėt i pyetėn pėr hėnėn e ndarė mė dysh. Ata u pėrgjigjėn: “Po, e kemi parė.” Megjithėkėtė Kurejshėt vazhduan nė mosbesimin e tyre dhe shkuan pas dėshirave tė tyre. Ndarja e hėnės mė dysh erdhi si njė parapėrgatitje pėr njė shenjė edhe mė tė madhe. Ajo ishte Israja dhe Miraxhi. Shikimi i hėnės, qė ndahet nė dy pjesė me syrin e vėrtetė, e bėn edhe mė tė lehtė pėr mendjet pranimin e Israsė dhe tė Miraxhit. Sidoqoftė, Allahu e di mė mirė. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė