Titulli: Mjete qetėsuese dhe gjumėndjellėse dhe rreziqet!
Benzodiazepinat:
Janė medikamente me recetė tė detyrueshme tė cilat mund tė jepen pėr trajtime afatshkurtra tė gjendjeve tė karakterizuara nga tendosja, acarimi dhe ankthi si dhe nė rastin e shqetėsimeve psikosomatike. Ato ndikojnė si frikėheqės, qetėsues, acarim- dhe agresionzbutės si dhe gjumėndjellės.
Benzodiazepinat disponojnė njė potencial tė konsiderueshėm varėsie, si fizike,
ashtu dhe psikike. Fitimi i shprehisė mundėsohet qysh pas dy deri tre javėsh.
Varėsia, ndėrkaq, shpesh nuk njihet si e tillė dhe do tė zgjasė edhe pėr shumė
vjet.
Sipas dozės dhe ndjeshmėrisė, si efekte tė padėshirueshme mund tė shfaqen
lodhja, dhimbjet e kokės, dėshpėrimi, dobėsimi muskulor, mpirja dhe ndjenja e
marramendjes.
Varėsisht nga mosha, doza, dhe para sė gjithash, nga kohėzgjatja e pėrdorimit,
pas ndėrprerjes sė Benzodiazepinave paraqiten simptoma tė fuqishme tė shkėputjes (abstinencės). Pėr kėtė arsye ndėrprerja duhet shoqėruar gjithmonė nga mjeku.
__________________
Just happy...
|