Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 01:48   #22
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja shqiptare e Prizrenit

C. Mirditasit-repart i ushtrive tė Lidhjes Shqiptare
Mė 3 prill 1880 u krijua nė Shkodėr Komiteti i Mbrojtjes me Hodo Beg Sokolin nė krye. Rrethet patriotike tė Shkodrės duke patur parasysh vendosmėrinė dhe potencialin ushtarak tė Mirditės thirrėn P. B. Dodėn tė merrte pjesė nė kėtė Komitet duke i premtuar atij se do ta njihnin si Kapidan mbi Mirditėn, Pukėn e Lezhėn. Po ashtu ai u zgjodh dhe nėnkryetar i atij Komiteti. Kushtrimi i lėshuar nga Komiteti i Mbrojtjes pėr tė mbrojtur Hot, Grudė e Kelmend u ndie fort nė Mirditė. Ato ditė pranvere tė viti 1880 nė ē’do shtėpi mirditore bisedohej pėr tė rrokur armėt me i dalė zot vatanit. Gjendja e kryengritjes ishte krijuar nė tė gjithė Shqipėrinė Veriore. Kuvendi i Shpalit i 27 prillit 1880 vendosi tė dėrgoheshin pėr tek forcat mbrojtėse tė Hotit, tė Grudės e Kelmendit 2500 burra. Kontigjenti i parė prej 800 burrash u nis mė 28 prill. Ata ishin nga bajraku i Spaēit, Oroshit e Kushnenit dhe, mė 1 maj u nisėn dhe 800 tė tjerė. Ata, pasi u bashkuan e bėnė njė pushim tė shkurtėr nė Kallmet, mė 4 maj 1880 tė veshur me kostumet e bukura tė krahinės e tė armatosur tė gjithė me pushkė tė moēme, tė prirė nga flamuri kombėtar, hynė nė mėnyrė demonstrative nė Shkodėr, sikur tė mos kishte asnjė pushtues nė atė qytet. Pasi pushuan dy ditė nė Shkodėr, mė 6 maj u nisėn nga Kastrati e kaluan me lundra nga skela Hani i Hotit dhe prej andej hynė nė Tuz. Me mbėrritjen e mirditasve forcat kryengritėse u bėnė rreth 12 mijė vetė. Mirdita nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit dha ndihmesėn e saj, jo vetėm duke ngritur zėrin e protestės kundėr Portės sė Lartė qė nxori trojet tona nė pazaret e shovinistėve fqinjė, por edhe duke dėrguar pėrfaqsuesit e saj nė Prizren e nė Komitetin e Shkodrės dhe duke vėnė forcat e saj luftarake nė dispozicion tė Komitetit tė Mbrojtjes sė Shkodrės. Nė vitet e Lidhjes u ngrit mė lart ndėrgjegjja luftarake e mirditasve, duke iu bėrė krah forcave patriotike nė luftėn pėr autonominė e Shqipėrisė sa diplomatėt e Fuqive tė Mėdha ato vite raportonin: “…Shpirti i krenarisė kombėtare dhe i pavarėsisė tek mirditasit ngrihet mė lart nga cilėsitė luftarake, shumė tė theksuara tė tyre…”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė