Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-09, 21:39   #4
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim A ėshtė Bibla kontradiktore?

A ėshtė Bibla kontradiktore?

Shpesh, Biblėn e akuzojnė si kontradiktore. Nė pėrgjithėsi, ata qė e bėjnė kėtė akuzė, as qė e kanė lexuar ndonjėherė Biblėn, por thjesht pėrsėritin ē'kanė dėgjuar. Megjithatė, disa mendojnė se kanė gjetur kontradikta tė vėrteta, tė cilat i pėshtjellojnė.

NĖSE ėshtė vėrtet Fjala e Perėndisė, Bibla duhet tė ketė harmoni tė brendshme, pra, tė mos jetė kontradiktore. Pse, atėherė, duket qė disa pjesė janė kontradiktore me disa tė tjera? Pėr t’u pėrgjigjur, duhet tė mos harrojmė se, megjithėse ėshtė Fjala e Perėndisė, Bibla u shkrua nga disa burra pėrgjatė disa shekujve. Ata vinin nga mjedise tė ndryshme, kishin dhunti tė ndryshme dhe shkruanin me stile tė ndryshme, e tė gjitha kėto ndryshime i pasqyruan nė atė qė shkruan.

Pėr mė tepėr, kur dy ose mė shumė shkrimtarė trajtojnė tė njėjtėn ngjarje, njėri mund tė japė hollėsi qė tjetri nuk i pėrmend. Veē kėsaj, shkrimtarėt e paraqitin materialin nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Dikush mund tė ndjekė radhėn kronologjike, kurse njė tjetėr mund t'i paraqitė faktet nė njė mėnyrė tjetėr. Nė kėtė kapitull do tė flasim pėr disa tė ashtuquajtura kontradikta tė Biblės dhe do tė shohim shpjegimin e tyre, duke marrė parasysh ato qė pėrmendėm mė lart.


Dėshmitarė tė pavarur nga njėri-tjetri

Disa «kontradikta» shfaqen kur krahasohen dy ose mė shumė tregime qė paraqitin tė njėjtėn ngjarje. Pėr shembull, te Mateu 8:5 lexojmė se, kur Jezui hyri nė Kapernaum, «iu afrua njė centurion, i cili me pėrgjėrim» i kėrkoi t'i shėronte shėrbyesin. Por, te Luka 7:3 lexojmė se ky centurion «dėrgoi tek ai [Jezui] disa pleq tė judenjve qė t'i kėrkonin tė vinte e t'i shpėtonte skllavin». Tani, foli vetė centurioni me Jezuin, apo dėrgoi pleqtė?


S'ka dyshim se ai dėrgoi pleqtė e judenjve. Pse, atėherė, Mateu thotė se centurioni iu pėrgjėrua vetė Jezuit? Sepse ai ia beri kėtė kėrkesė Jezuit nėpėrmjet pleqve, tė cilėt, nė kėtė rast, luajtėn rolin e zėdhėnėsve tė tij.


Njė shembull tė ngjashėm e gjejmė te 2 Kronikave 3:1, ku lexojmė: «Pėrfundimisht, Solomoni filloi tė ndėrtonte shtėpinė e Jehovait nė Jerusalem.» Mė pas lexojmė: «Kėshtu Solomoni mbaroi shtėpinė e Jehovait.» (2 Kronikave 7:11) A e ndėrtoi vetė Solomoni tempullin, qė nga guri i parė deri tek i fundit? Patjetėr qė jo. Me ndėrtimin nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, u mor njė numėr i madh zanatēinjsh e argatėsh, kurse Solomoni organizonte punėn dhe pėrgjigjej pėr tė. Ja pse Bibla thotė se shtėpinė e ndėrtoi ai. Po ashtu, Ungjilli i Mateut na thotė se ai qė i kėrkoi Jezuit t'i shėronte shėrbėtorin, ishte komandanti ushtarak, kurse Luka saktėsoi se kėtė ai e bėri nėpėrmjet pleqve tė judenjve.


Ja edhe njė shembull tjetėr i ngjashėm. Te Mateu 20:20, 21 lexojmė: «Gruaja e Zebedeut iu afrua [Jezuit] bashkė me dy djemtė e saj, i bėri nderime dhe kėrkoi diēka nga ai.» Ajo i kėrkoi Jezuit qė bijtė e saj tė zinin postet mė tė mira kur ai tė bėhej Mbret. Tė njėjtėn ndodhi, Marku e tregon kėshtu: «Jakovi dhe Gjoni, dy bijtė e Zebedeut, iu afruan [Jezuit] dhe i thanė: 'Mėsues, duam tė bėsh pėr ne atė qė do tė tė kėrkojmė'» (Marku 10:35-37) Tani, kush ia bėri kėrkesėn Jezuit: bijtė e Zebedeut apo e ėma e tyre?


Ėshtė e qartė se kėrkesėn e bėnė dy bijtė e Zebedeut, siē thotė edhe Marku, por kėtė e bėnė nėpėrmjet sė ėmės, qė foli nė vend tė tyre. Kėtė e mbėshtet edhe Mateu qė thotė se, kur apostujve tė tjerė u ra nė vesh ē'kishte bėrė nėna e bijve tė Zebedeut, ata nuk u indinjuan me nėnėn, por «me dy vėllezėrit».—Mateu 20:24.

A tė ka ndodhur ndonjėherė tė dėgjosh njė ngjarje tė treguar nga dy njerėz qė e kanė parė me sytė e tyre? Nėse po, a s'ke vėrejtur qė secili ka nxjerrė nė pah hollėsitė qė i kanė bėrė mėshumė pėrshtypje? Njėri mund tė ketė pėrmendur gjėra qė tjetri i ka lėnė pa pėrmendur. Megjithatė, tė dy kanė thėnė tė vėrtetėn. Ėshtė e njėjta gjė me tregimet e katėr Ungjijve, qė pėrshkruajnė shėrbimin e Jezuit, si edhe me ngjarje tė tjera historike tė Biblės tė treguara nga disa shkrimtarė. Tė gjithė paraqitėn tė dhėna tė sakta, edhe nėse dikush dha hollėsi qė njė tjetėr nuk i pėrmendi. Duke i parė tė gjitha tregimet, mund tė kuptojmė mė mirė ēfarė ndodhi. Kėto variante dėshmojnė se tregimet janė tė pavarur nga njėri-tjetri, dhe se harmonia e pėrgjithshme e tyre tregon qė janė tė vėrteta.


Tė lexohet konteksti

Ato qė nė pamje tė parė duken si mospėrputhje, shpesh mund tė shpjegohen nėse i hedhim njė sy kontekstit. Pėr shembull, tė shohim njė pyetje qė lind shpesh pėr gruan e Kainit. Te Zanafilla 4:1, 2 lexojmė: «Ajo [Eva] lindi Kainin dhe tha: 'Solla nė jetė njė burrė me ndihmėn e Jehovait.' Mė vonė lindi vėllanė e tij, Abelin.» Tė gjithė e dinė se Kaini vrau Abelin, por mė pas tregimi thotė se Kaini kishte grua dhe fėmijė. (Zanafilla 4:17) Ku e gjeti Kaini gruan, nėse Adami dhe Eva kishin vetėm kėta dy djem?


Nė tė vėrtetė Adami dhe Eva patėn mė shumė se dy fėmijė, dhe kjo i jep pėrgjigje pyetjes. Madje, konteksti tregon se ata patėn njė familje tė madhe. Te Zanafilla 5:3 lexojmė se Adamit i lindi edhe njė djalė tjetėr, tė cilit ia vuri emrin Set, dhe nė vargun tjetėr lexojmė se «i lindėn bij e bija». (Zanafilla 5:4) Kėshtu, Kaini mund tė jetė martuar me njė nga motrat ose mbesat e tij. Nė atė periudhė tė hershme tė historisė, kur njerėzimi ishte shumė afėr pėrsosmėrisė, duket qė njė martesė e tillė nuk paraqiste rreziqe pėr lindjen e fėmijėve, si mund tė ndodhė sot.


Shqyrtimi i kontekstit sqaron edhe atė qė disa e kanė quajtur mospėrputhje mes apostullit Pavėl dhe Jakovit. Tek Efesianėve 2:8,9, Pavli tha se tė krishterėt shpėtojnė falė besimit, jo falė veprave. Ai thotė: «Ju keni shpėtuar nėpėrmjet besimit . . . . Jo . . . nga veprat.» Kurse Jakovi thekson rėndėsinė e veprave. Ai shkruan: «Ashtu si trupi pa frymė ėshtė i vdekur, edhe besimi pa vepra ėshtė i vdekur.» (Jakovi 2:26) Si mund tė pajtohen kėto dy pohime?


Po tė shqyrtojmė kontekstin e kėtyre fjalėve, kuptojmė se kėto dy pohime plotėsojnė njėri-tjetrin. Apostulli Pavėl flet pėr pėrpjekjet e judenjve pėr tė zbatuar Ligjin e Moisiut, pasi ata besonin se, po ta zbatonin Ligjin deri nė hollėsi, do tė ishin tė drejtė. Pavli tregoi se kjo ishte e pamundur. Veprat nuk na bėjnė kurrė tė drejtė aq sa tė meritojmė shpėtimin, sepse kemi lindur mėkatarė. Mund tė shpėtojmė vetėm nėse besojmė te flijimi shpėrblyes i Jezuit.—Romakėve 5:18.


Kurse Jakovi shton kėtė pikė tė rėndėsishme: besimi nė vetvete nuk ka asnjė vlerė nėse nuk tregohet me vepra. Kush thotė se beson teJezui, duhet ta tregojė me atė qė bėn. Besimi pa vepra ėshtė i vdekur dhe nuk na ēon drejt shpėtimit.


Pavli ishte plotėsisht dakord me fjalėt e Jakovit, pasi shpesh pėrmend veprat qė duhet tė bėjnė tė krishterėt pėr tė treguar besimin e tyre. Pėr shembull, ai u shkroi romakėve: «Me zemėr njeriu tregon besim, qė tė ēon nė drejtėsi, por me gojė bėn publikisht shpalljen, qė tė ēon nė shpėtim.» Qė tė shpėtojmė, duhet patjetėr tė 'bėjmė publikisht shpalljen', domethėnė, t'ua tregojmė besimin tonė tė tjerėve. (Romakėve 10:10; shih edhe 1 Korintasve 15:58; Efesianėve 5:15, 21-33; 6:15; 1 Timoteut 4:16; 2 Timoteut 4:5; Hebrenjve 10:23-25) Megjithatė, asnjė vepėr, e aq mė pak zbatimi me pėrpikėri i Ligjit tė Moisiut, nuk i jep tė drejtėn njė tė krishteri tė fitojė jetėn e pėrhershme. Ajo ėshtė 'dhurata qė u jep Perėndia' tė gjithė atyre qė tregojnė besim.—Romakėve 6:23; Gjoni 3:16.

[...vazhdon]
__________________
«Bari thahet, lulja vyshket, por fjala e Perėndisė tonė mbetet pėrgjithmonė.»―Isaia 40:8

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga coptic : 31-05-09 nė 21:47
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė