Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-07-11, 15:48   #1
taraku-1
Banned
 
Anėtarėsuar: 20-06-11
Postime: 1,208
taraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėmtaraku-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prishtinė, ku do tė jetė xhamia e re?


Foto nga arkiva
Prishtinė, ku do tė jetė xhamia e re?



E shtune 2 Korrik 2011 9:24
Nė hyrje tė qendrės sė Prishtinės ndodhet katedralja e madhe Nėnė Tereza, ndėrsa vendi ku kėrkohet ndėrtimi i xhamisė i bie pėrballė katedrales.
Por ky vend, nė tė cilin ėshtė vėnė gurėthemeli nga disa besimtarė, kundėrshtohet nga komuna dhe njohėsit e urbanizmit.
Dhe kjo pėr dy arsye, e para se kjo ėshtė hapėsirė universitare dhe e dyta sepse ndėrtimi i xhamisė kėtu bie nė kundėrshtim me planin urbanistik tė Prishtinės.
Sidoqoftė, ndėrtimi i xhamisė nė hapėsirėn e universitetit nuk do tė ishte objekti i vetėm fetar kėtu, pak metra mė tutje ndodhet kisha ortodokse e cila ėshtė ndėrtuar nė vitin 1991, por qė as nuk ėshtė rrėnuar, ndėrsa pėr arsye politike fati i saj ėshtė i papėrcaktuar.
Kisha ortodokse pėr mė tepėr ėshtė ndėrtim pa leje por ka nė zotėrim 1 hektar tokė. Eksperti i urbanizmit Dukagjin Hasimja, dhe njėri nga hartuesit e planit urbanisitik pėr rregullimin e qendrės 2, tregon se nė vendin ku ndodhet UP-ja nuk ka vend edhe pėr njė objekt fetar.
Ndėrkaq pėr katedralen katolike ai thotė se ishte bėrė pjesė e planit nė mėnyrė tė imponuar, por nuk ishte e paraparė tė ndėrtohej me dimensione kaq tė mėdha.
“Ne e kemi propozuar me projekt qė tė ndėrtohet njė katedrale mė e vogėl, por nuk ėshtė planifikuar ndonjė objekt tjetėr fetar, pasi nuk ka logjikė qė ai tė ndėrtohet nė kampusin universitar”, deklaron Hasimja.
Askush mė nuk e vė nė dilemė se qendra e Prishtinės ka nevojė pėr ndėrtimin e xhamisė nė tė cilėn besimtarėt do tė kryenin ritualet e tyre fetare.
Por i gjithė debati tani ėshtė i pėrqendruar te vendndodhja e saj. Jo tė gjithė besimtarėt myslimanė nė Prishtinė mendojnė se kampusi universitar ėshtė zonė e pėrshtatshme pėr ndėrtimin e xhamisė.
“Do mė pėlqente tė kisha njė xhami nė qendėr pėr t’u lutur, por nuk mund tė ketė njė katedrale, pasi kėshtu legjitimohet kisha ortodokse qė ėshtė njė forcė e represionit”, shprehet Bashkim Kryeziu, student i Universitetit tė Prishtinės.
Teksa tė premten besimtarėt myslimanė do ta falin sėrish namazin nė rrugė, komuna e Prishtinės ka intensifikuar takimet pėr gjetjen e njė vendi tė pėrshtatshėm pėr ndėrtimin e objektit.
Bėhet fjalė pėr rrėnimin e njė cerdheje e qė ėshtė edhe kėrkesė e bashkėsisė islame. Nė njoftimin e komunės thuhet se ky lokacion ėshtė duke u shqyrtuar por komuna thuhet se ka para vetes edhe disa pika tė tjera nė qendėr. /tch/


taraku-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante