Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-08, 23:32   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)

Ah ty o hawk , cdo histori tė nxenė rrugen , cdo figurė e krishterė , por se besoj qe dikush ushqehet me helmin tendė islam .
Paske kundershtuarė Markun sepse qenka katolik , dhe se simbas teje, shqiptaret janė qyqar dhe spaskan mundur tė i rezistojnė forces turke.
Por , po tė sjelli njė shkrim qe vetė turku shkuran per ketė luftė, ndersa autori ėshtė shqiptar i besimit musliman , por jo si ti.

Lexo mė poshtė,pėr hirė tė lexusit , jo tenden.


Rethimi i Shkodrės mė 1478
1968 - Selami Pulaha



Ata qė kishin pėr fe kryengritjen...


Ndonėse populli shqiptar me vdekjen e Skėnderbeut humbi nė ēastet mė kritike udhėheqėsin e vet mė tė shquar, prapėseprapė ai e vazhdoi, po me atė vrull e zjarr, luftėn pėr tė mbrojtur lirinė dhe pavarėsinė. Kjo solli si rezultat qė Shqipėria tė jetojė e lirė edhe pėr dhjetė vjet tė tjerė. Krahas Krujės, njė rezistencė tė vendosur po i bėnte sulmeve tė sulltanit edhe Shkodra.

Pas pushtimit tė Krujės mė 1476, sulltan Mehmeti II iu drejtua Shkodrės. Pėr mė tepėr se dy muaj turqit u pėrpoqėn qė tė pushtonin Shkodrėn, por nuk mundėn t'ia arrinin qėllimit. Nuk ishte pozicioni i vendit as edhe fortėsia e mureve tė kėshtjellės, njė pjesė tė tė cilėve ata i rrėzuan me goditjet e topave, por qėndresa, heroizmi, trimėria e shqiptarėve ishte faktori kryesor qė solli si pasojė disfatėn e ushtrisė turke, e cila i kalonte tė 100 mijė vetėt. Pas pėrpjekjeve tė dėshtuara, sulltan Mehmeti II u bind se nuk ishte e mundur qė tė mposhtte shqiptarėt me anėn e forcės sė armėve, prandaj ndėrroi taktikė. Pjesėn kryesore tė ushtrisė ai e dėrgoi pėr tė pushtuar Drishtin, Zhabjakun e Lezhėn, ndėrsa vetė me gardėn perandorake mbajti tė rrethuar Shkodrėn. Mbas pushtimit tė kėshtjellave tė sipėrpėrmendura, ai, pa ia arritur qėllimit, u detyrua tė largohet pėr nė Stamboll, duke lėnė njė pjesė tė madhe tė ushtrisė nėn komandėn e Ahmet bej Evrenozit pėr tė vazhduar rrethimin. Qėllimi i sulltanit ishte qė tė thyente qėndresėn e mbrojtėsve me anėn e urisė. Vetėm pas 6 muaj rrethimi, me paqen turko-veneciane tė vitit 1479, shkodranėt, tė mbetur tashmė pa asnjė ndihmė tė brendshme e tė jashtme, u detyruan tė dorėzonin kėshtjellėn me kusht qė tė liheshin tė lirė. Me rėnien e Krujės e tė Shkodrės, nuk u shua lufta pėr liri e popullit shqiptar, pas kėsaj ajo vazhdoi nė krahinat malore tė vendit.

Mbi luftėn heroike tė shqiptarėve gjatė vitit 1478, tė. cilėn e pėrshkruan gjerė e gjatė historiani i Skėnderbeut M. Barleti, japin tė dhėna edhe kronistėt e historianėt bashkėkohės osmanė. Edhe nėpėrmjet fjalėve tė tyre, tė cilat dalin nga goja e armiqve pushtues, lexuesi mund tė shohė trimėrinė dhe heroizmin qė treguan paraardhėsit tanė pėr tė mbrojtur lirinė e vet. Njė ndėr kėta historianė ėshtė edhe Ibu Kemali. Ky historian osman i shekullit XV — fillim i shek. XVI, duke vjellė sharje kundėr shqiptarėve, ėshtė i detyruar tė pohojė shpesh herė se shqiptarėt ishin njerėz trima, tė fortė si ēeliku dhe me natyrė si tė divit. Lufta heroike e kėmbėngulėse e shqiptarėve e ka detyruar kėtė autor osman qė t'i konsiderojė ata si njerėz qė kanė pėr fe kryengritjen, si tigra tė luftrave malore, etj.

Mė poshtė po japim nė pėrkthim shqip njė pjesė nga kapitulli mbi rrethimin e Shkodrės, nxjerrė nga vepra “Historia e dinastisė osmane”, nga autori i lartpėrmendur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė