Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-05, 17:30   #8
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

'Me te lidhe dikush, te zgjidhe dikush, e me e lidhe vetveten mbetesh tamruk - thot populli. Njeriu qe mashtron vetveten do te thot e rrene, genjen vetveten. Nganjehere eshte edhe mire, se i jep vetit shprese - shprese me rrena. Thua - hajt ebu, se po rrij edhe pak se kam fitim, po punoj ketu se kam fitim. Apo, veē sa t'i bej do pare do te kthehem menjehere...e rrene vetveten. Apo, kur mundohesh te jeshe origjinal dhe perdore shprehje e kopje te tjereve duke i pervehtesuar pa te drejte - e rrene vetveten edhe mundohesh t'i rrejsh tjeret, derisa te del duēi.
Moti pleqnari Adem Aga thoshte: mos hiq keq me rrejte ma shume - veē fol cka te ndijsh (edhe une e kam ndij, ndigjua:). Poashtu im at i ndjere thoshte se 'ky regjim eshte regjim gabel (per komunizmin), sepse thoshte: me rrena e kane formua, vinte njeri tek dera e oborrit e me thirrte - eja edhe ti se krejt katundi e kane pranua partine, une nuk dijsha me lexua edhe ata e dinin mire se nuk dija - e kur shikoja ne liste askush nuk kushte nenshkruar e thoshin se - vetem ti ke mbetur pa nenshkruar. Regjim me rrena. A eshte vertet, rrena shpirti i politikes? Ēka kane dallim: rrena e mashtrimi? Mashtrimi eshte forcimi i genjeshtres, koloriti bindes, me ta mbushe mendjen per dicka qe nuk eshte e vertete. Ne komunizem e shpiken edhe nje nenligji, se kush thot ne gjyq: po rrene - denohet, e kush thot: po genjen - ka te drejte ne shprehje. Kjo behej vetemsa per t'i qitur ne kurthe shqiptaret, se ata nuk dinin e pritonin te thonin: po genjen, por shkurt shqip: po rrene ( klup e n'denim)!

pse rrene njeriu:
1. prej qejfit
2. prej zorit
3. prej friges
4. prej padijes
5. prej interesit
6. prej skamjes, varferise
7. prej pirit (dikush e ka me piri rrenen)
8. prej dhimbjes
9. armiqesise
10. prej hakmarrjes etj.

Po dikush rrene hijshem, aq bukur sa thot tjetri: ma shume i dua rrenet e filanit, se sa te vertetat e fistekut... eshte i lindur, talent me rrejte, genjye.

Me rendesi eshte shpallja e rrencit, genjeshtarit, se nuk i beson ma askush edhe po tha te verteten, pa e verifikuar! Pak rrene gjithkush.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė