[redaktoni] Trualli i ilirėve
Artikulli kryesor : Trualli i ilirėve nė kohėn e hekurit Sipas burimeve historike, nocioni ilir -
Iliri, ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm
krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak,
Plini Plak. Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu tė pėrbashkėt etno-kulturor.
Nė kohėn e historianit grek
Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit
Moravė. Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit. Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e
Kaonisė nė jug. Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep
Apiani i Aleksandrisė, i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi topografinė e ilirėve, shkruante: grekėrit quanin ilirė ata qė banonin mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi
Istėr. Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve.
Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve
Morava e
Vardari nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi
Sava nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e
Helladės sė vjetėr. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė tėra ilirėsh, midis tyre
mesapėt dhe
japigėt u vendosėn nė Itali pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė Italisė.
Nė
Azinė e Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish
dardane,
paionė, tė cilėt do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė
Akarnani e nė
Etoli. Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė dyndjes sė madhe
panono-ballkanike, e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqėnėse fatet e tyre historike, nė trojet e reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.
[redaktoni] Fiset me te rendesishme