Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 17:14   #64
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Pėrgjigjen akademikėt pėr historinė


Historianėt dhe akademikėt kosovarė si dhe ata nga Shqipėria, duke reaguar ndaj kėrkesave tė qeveritarėve turq pėr korrigjimin e teksteve tė historisė, e mbajtėn njė tryezė shkencore, pėrmes sė cilės apeluan te qeveritarėt tė mos pėrzihen nė ēėshtje qė nuk u takojnė.





Mė 30 shtator 2011 nė ora 17:35

Disa javė pas vizitės nė Kosovė tė Ministrit tė Arsimit si dhe atij tė Punėve tė Jashtme tė Turqisė dhe kėrkesės sė tyre pėr rishikim apo korrigjim tė teksteve tė historisė, reagojnė, pėrmes njė tryeze shkencore, historianėt dhe akademikėt kosovarė.

Nė ambientet e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, nė bashkėorganizim me Institutin e Historisė sė Kosovės, tė enjten, u mbajt tryeza shkencore me titull: "Trajtimi i Perandorisė Osmane dhe i raporteve turko-shqiptare nė tekstet e historisė".

Fjalėn e hapjes e mbajti Akademik Besim Bokshi, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. nė fjalėn e tij, Bokshi e pėrmendi miqėsinė dhe ndihmėn qė Turqia po ia jep popullit tė Kosovės, por theksoi se kjo miqėsi nuk mund tė lėndohet nga trajtimet e bėra shkencore pėr periudhat e rėnda tė historisė nėn sundimin e Perandorisė Osmane, pėr efektet e rėnda shtypėse qė i solli popullit shqiptar e pėr qėndresėn dhe kundėrshtimin krenues ndaj asaj shtypjeje nėpėr kryengritje tė shumta e flijime me lavdin e dėshirės pėr liri. Ai shtoi se kjo tryezė do tė nxjerrė nė pah se historiografia shqiptare kurrė nuk ka rrėshqitur nė pozicione shoviniste e fyese pėr popullin turk. Lidhur me ēėshtjen e korrigjimit tė teksteve tė historisė, Bokshi theksoi se kjo ēėshtje duhet tė trajtohet nga historianėt e jo nga politikanėt.

“Ēėshtja nuk ėshtė politike, qė ta trajtojnė politikanėt, as qeveritare qė tė trajtohet nga qeveritarėt. Po tė ishte ēėshtje, do tė ishte ēėshtje qė do tė zgjidhej vetėm nga trajtimi shkencor i historianėve”, tha Bokshi.

Ai tha po ashtu se asnjė zaptues nuk vjen pa deklaruar se vjen pėr tė sjellė tė mirėn dhe pėr tė krijuar rėnd.

Mbajtjen e kėsaj tryeze shkencore, Bokshi e arsyetoi me faktin se opinioni duhet tė njihet me pėrgjigjen e historiografisė shqiptare pėr relacionet e Perandorisė Osmane me shqiptarėt dhe pėrgjigjen ndaj kėrkesės pėr ndryshime tė teksteve tė historisė me shmangie nga trajtimi shkencor.

Jusuf Bajraktari, drejtor i Institutit tė Historisė sė Kosovės, i konsideroi tė pavėrteta vėrejtjet kinse tekstet tona shkollore tė historisė kanė qasje dhe paragrafė fyes ndaj popullit turk dhe Turqisė.

Ai tha se nė tekstet e historisė pėr shkollat e Kosovės nė gjuhėn shqipe tė periudhės 1881-1912 nuk ka terminologji joshkencore, fyese ose diskriminuese pėr asnjė popull dhe as pėr turqit e Perandorinė Osmane.

“Pėrmbajtjet lėndore si dhe vlerėsimet shkencore tė ngjarjeve dhe tė figurave janė nė harmoni me metodologjinė e mėsimdhėnies dhe me tė vėrtetėn historike, natyrisht duke lėnė tė hapur mundėsinė e begatimit me burime tė reja”, theksoi Bajraktari.

Ndėrkaq, historiani nga Shqipėria Pėllumb Xhufi, duke u marrė me figurėn e Skėnderbeut nė tekstet e historisė, e konsideroi brengosės faktin se nė historiografinė evropiane po shtrembėrohet figura dhe kontributi kombėtar i Skėnderbeut. Duke folur pėr librin ‘Skėnderbeu’ tė historianit zviceran Oliver Jens Schmitt, Xhufi tha se pėr heroin kombėtar Schmitt shkroi se bėri njė luftė hakmarrėse ndaj Sulltanit, gjė qė, sipas Xhufit, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ai mė pas u shpreh edhe kundėr atyre shqiptarėve tė cilėt, nėn ndikimin e fesė islame, deklarojnė se Skėnderbeu ka qenė tradhtar, por u shpreh edhe kundėr atyre qė, nėn ndikimin e fesė sė krishterė, deklarojnė se Skėnderbeu ka qenė atlet i krishterimit.

“Skėnderbeu ka qenė luftėtar pėr liri dhe pavarėsi tė shqiptarėve”, u shpreh Xhufi.
Duke folur pėr islamizimin e shqiptarėve nė Perandorinė Osmane, historiani Muhamet Mala u shpreh se problemi i islamizimit tė shqiptarėve nė shkencėn e historisė ende nuk e ka marrė trajtimin adekuat dhe ēėshtja lėvizė nga njė ekstrem nė tjetrin. Ai theksoi se nė njė anė qėndron ideja qė e shikon islamin si fenomen shpėtues pėr ēėshtjen tonė kombėtare apo ekstremi tjetėr qė e mohon tėrėsisht si proces me rėndėsi pėr avancimin tonė kombėtar. “Duke qenė nė mes tė kėtyre dy ideve diametralisht tė kundėrta, hartuesve tė teksteve iu mbetet detyrė e vėshtirė pėr pėrcaktimin e drejtė lidhur me kėtė ēėshtje. Andaj nė nivele tė teksteve shkollore islamizimi duhet tė pėrmendet si proces, i cili nė njė periudhė tė caktuar kohore, nė fillim individualisht e mandej nė masė, si pasojė e sundimit osman, u bė pjesė e identitetit tonė kombėtar”, tha Mala.

Historiani Frashėr Demaj tha se pavarėsisht vullnetit tonė, historia nuk mund tė ndryshohet e as tė tjetėrsohet. Sipas tij, historia mund tė plotėsohet e ndryshohet me fakte e jo me ‘vullnet politik’.

“Ministrat tė shfaqin vullnetin e tyre politik, por janė shkencėtarėt ata qė, bazuar nė kėrkime dhe argumente shkencore, duhet ta thonė fjalėn e tyre”, u shpreh Demaj. Sipas tij, historia nuk shkruhet me qejfe e pėr qejfe por me argumente tė bazuara e tė studiuara mirė e nė mėnyrė profesionale nga studiuesit e shkencave tė historisė.

Lidhur me kėtė ēėshtje referuan edhe historianė dhe akademikė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe Isa Bicaj, Fehmi Rexhepi, Ferid Duka, Beqir Meta, Emine Bakalli, Esat Stavileci, Izber Hoti etj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė