Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-07, 22:21   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

VETITË DIETIKE DHE FITOFARMACEUTIKE TË PEMËVE

ARRA

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, zhgualli (lëvorja e trungut), buka e arrës dhe lulet. Gjethet mblidhen në pranverë; lulet dhe sythat në Maj, lëvorja e jashtme jeshile në Korrik, gjethet pasi thahen, mbahen në kujdes që të ruajnë erën dhe shijen e tyre. Lulet e ndryshojnë disi pamjen dhe cilësinë gjatë ruajtjes. Lëvorja jeshile e arrive, pas tharjes, bëhet më e hollë, rrudhet dhe merr shije të ëmbël. Gjethet kanë erë të forte dhe aromatike, shije në të hidhur, rrënjët dhe lëvorja e jashtme jeshile e arrës, japin një ngjyrë jeshile, ndërsa zhgualli, përdoret për të ngjyrosur sende të leshta e të mëndafshta me ngjyrë gështenje.

Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta e arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 %. Përmban gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale si: fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta siçjanë vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lëndët ngjyrosëse. Përdoren gjerësisht edhe për të përgatitur ëmëlsira të ndryshme. Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve të arrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja (jashtëqitja). Përgatitet në këtë mënyrë:
  • Merren 2-4 gram gjethe të thrmuara dhe lihen për 12 orë në 150 gram verë të bardhë. Lëngu i fituar pihet njëherësh esëll.
Kundë diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Për këtë:
  • Merren 5-10 gram lule mashkullore dhe zihen në 200 ml ujë. Pihen sa herë paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjëlit.
Lëngu i gjetheve të ziera përdoret edhe në formë lavazhi kundër sëmundjeve inflamatore të rrugëve gjenitale. Gjithashtu, në formë klizme përdoret kundër diarresë e dizenterisë.
L ngu që përfitohet nga zierja e gjetheve të njoma dhe të freskëta, përdoret për larje në infeksionet e lëkurës. Rezultate të mira jep edhe në formë kataplazmash. Lëngu i gjetheve i zier shumë, lufton me sukses qeren, zgjeben, urthin dhe ekzemën. Për këtë:
  • 60 gram gjethe arre lihen të ziejnë për një orë, në gjysmë litri ujë. Me lëngun e fituar lyhen here pas here pjesët e sëmuara të lëkurës.
Ky lloj lëngu përdoret, gjithashtu për të bërë banja tonike; ato i japin organizmit freski e gjallëri.
Çaji i gjetheve të arrës rekomandohet për kurimin e plagëve të gojës, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve. Në këto raste:
  • Për lavazhet e gojës dhe të kanalit vaginal përdoren 10-15 gram gjethe në 100 ml ujë, duke shtuar edhe 6 gram acid boric. Për banjat e trupit dhe larjene plagëve merren 10- 15gram gjethe të thata në 200 ml. ujë (duke shtuar 6 gram acid borik për plagët.)
Vaji i arrës ka gjetur përdorim të gjerë për mjaft sëmundje. Ai ka veti antihelmintike (lufton shiritin dhe krimbat që parazitojnë në zorrë). Përfundimi është shumë i mirë kur kombinohet me kombinimin e hudhrës. Vaji i arrës përdoret me sukses për kurimin e kallove limvadeniteve, tiroideve dhe apceseve, bile edhe të atyre kronike. Për këtë qëllim vaji merret nga goja, ndërsa për sëmundjet e lekurës pëedoret nga jasht. Me vaj arre kurohen të gjitha plagët që mbledhin qelb.
Arrat janë ushqim shumë i mirë për fëmijët, ato luftojnë aneminë. Në popull njihen forma të përdorimit të arrive, thjesht ose të përziera me mjalt, për forcimin dhe rivendosjen e shëndetit të fëmijëve dhe të të rriturve.
Lëngu që merret nga përzierja e gjetheve dhe e lëvorës së jashtme të degëve të arrës, përdoret kundër rënies së flokëve, ato forcojnë rrëenjët e qimeve.
  • Merren 30-40g. gjethe dhe lëvore degësh të njoma, me një liter ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta me lëngun e vakur shpërlahet koka darkave.
Kjo larje ndikon gjithashtu në nxirjen e flokëve. Rezultate edhe më të mira jep këshilla e mëposhtme:
  • Përgatitet një çaj i kombinuar me gjethe arre dhe gështenje, duke marrë nga 15-20 gram të çdo lloji në një liter ujë, dhe pastaj shpërlahet koka darkave.
Lëvorja e degëve të arrës rekomandohet për heqjen e kallove. Për këtë qëllim këshillohet:
  • Merren 20-25gram lëvore e tharë ose 60-80 gram lëvore e njomë dhe vihen të zihen në 500 ml. për 40-50 minuta. Me lëngun e fituar u bëhen shpërlarje këmbëve me kallo për 20-30 minuta. Me brumin e lëvores së zier përgatiten kataplazma, që vendosen mbi kallo e lidhen me beze. Ky veprim përsëritet 2-3 herë ose më shumë, derisa kallot të bien vetiu pa i prerë me brisk dhe pa i djegur me kripëra ose acide.
Gjethet e njoma e të freskëta largojnë insektet dhe çimkat nga banesat. Një infuz i thjeshtë bën që të larohen milingonat. Në qoftë se me këtë infuz lyejmë kuajt, atyre nuk u afrohen mizat.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 11-07-07 nė 22:22
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė