Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-05-11, 16:14   #7
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Nuk kishte rrugėdalje. Duhej medoemos t’ju tregohej ēdo gjė, bile edhe ajo se te burimi pranė shpellės djaloshit i ishte afruar njė vashė e bukur me tė cilėn ishin larė sė bashku nė ujėrat e kthjellėt si loti. “Lėre, lėre kėtė se nuk ka tė bėjė me gjėrat qė na interesojnė” - tha njė nga fshatarėt dhe ua lehtėsoi punėn tė gjithė atyre qė i shtrėngonte frika mos pėrmendej emri i vashės sė tyre. Kjo kėrkesė ia lehtėsoi pozitėn edhe atij qė i ra nė hise tė rrėfente pėr ngjarjen qė kishin parė pranė burimit, jo pse do tė duhej ta zbulonte emrin e vashės, e cila pėrkėdhelte djaloshin e zhveshur cullak, por pse ishte e pahijshme tė shtjellonte detaje tė pista nė praninė e grave dhe fėmijėve. Nė tė vėrtetė, njė “ah” e lehtė qė i shpėtoi nga goja njė tė riu, dėshmonte se tė gjithė e kishin tė lehtė ta imagjinonin ē’kishte ndodhur te burimi dhe nė ēfarė pozite tė mundimshme ishin gjetur ata qė kishin ndjekur me shikim lojėn e trupave cullak tė dy tė rinjve. “Uh...!” - psherėtinė gra dhe burra tė bindur se djaloshi ishte njė budalla i mjerė tė cilin e kishin robėruar magji tė errėta dhe e detyronin tė bėjė punė tė ēuditshme. “Ajo nuk ka qenė vajzė e vėrtetė, por fantazmė qė i shoqėron ata trupi i tė cilėve ėshtė shndėrruar nė shtėpi tė xhindeve!” - tha hoxha. “Por, ne...” - deshi tė shpjegojė edhe diēka ai qė rrėfente pak mė parė, por gishti i hoxhės i drejtuar kah atij, tė gjithėve ua bėri me dije se nuk kishte ēka tė shpjegohej mė shumė. U kthyen nėpėr shtėpitė e tyre me njė ndjenjė lehtėsie, por tani edhe mė kureshtarė tė gjithė tė shihnin me sytė e vet atė qė rrėfenin ata dy-tre veta qė kishin ndjekur djaloshin nė pyll. Qė nga ajo ditė plot fshatarė kinse rastėsisht dilnin tė shėtisnin kodrinės pėrpjetė. Futeshin nė pyll dhe fshehurazi ndiqnin djaloshin hap pas hapi. Vashat e fshatit u hidhėroheshin nopranėve qė nuk e linin tė qetė djaloshin tė ecte nėpėr pyll. Nga dita nė ditė zvogėlohej numri i atyre qė lodheshin duke kėrkuar sqarim pse djaloshi aq shpesh fshihej nga shikimi i tė tjerėve nė thellėsitė e pyllit nė vend qė tė pastronte arat qė ia kishte mbuluar kullosa. Nuk i brente as kėrshėria e mėparshme qė tė shihnin se me ēka e mbushte strajcėn qė bartte mbi shpinė kur kthehej nga pylli. Sepse e kishin parė me sytė e vet duke e mbushur me pendė dhe e dinin se kur kthehej nga pylli duke kėrcyer nga gėzimi dhe i buzėqeshur kishte patur ditė tė begatshme; kishte gjetur pendė me ngjyra pėrrallore apo kishte rastisur nė ndonjė fėllėnzė qė moti tė ngordhur dhe tė tharė qė e kishte goditur ndonjė gjuetar, por nuk kishte mundur ta gjente as me ndihmėn e zagarėve tė stėrvitur pėr zbulimin e viktimės sė plagosur. Posa u kthye qetėsia nė fshat dhe gratė filluan tė bėjnė biseda nga mė tė rėndomtat, dikujt iu kujtua tė shtronte pyetjen pse i nevojiteshin ato pendė laramane. Pyetja e tillė zgjoi kėrshėrinė e mėparshme te banorėt e fshatit. Kjo pyetje sinjalizoi trazira tė brendshme te banorėt dhe bėri tė ditur se sekreti ende nuk ishte shpalosur deri nė fund. Nė ēastin kur burrat thuajse u binden se gratė dhe vajzat e tyre do tė harrojnė bukuroshin qė asnjėherė nuk mundje ta shohėsh nė shesh tė fshatit, por ose tė mbyllur nė shtėpi ose duke mbledhur pendė shpendėsh nėpėr pyll, filluan tė shtjellohen rrėfime lidhur me atė se pėr ēka i pėrdorte ai ato pendė shumėngjyrėshe. Edhe nė fshatrat e afėrta dėgjuan pėr djaloshin qė mblidhte pendė dhe njėsoj i xėgiste sekreti se pėr ēka i hynin ato nė punė. “Me siguri i pėrdor pėr tė mbushur jastėkėt dhe dyshekėt qė ta ketė gjumin sa mė tė rehatshėm!” - thoshin vashat faqekuqe dhe ėndėrronin shtratin e tij tė butė. Flitej se, vashat mė tė guximshme natėn e vizitonin fshehurazi dhe braktisnin shtėpinė e tij para se tė lindte dielli si tė pagoja. Nuk kishte zot qė mund t’i ēonte tė rrėfenin se ēka kishin parė dhe pėrjetuar. Pas vizitės sė parė i mundonte dėshira e zjarrtė qė sėrish tė ndiejnė ngrohtė¬sinė e shtratit tė tij. Asgjė nuk tregonin, as prindėrve dhe shtireshin se fare nuk e dinė qė vajzat e tyre natėn vizitonin fshehurazi djaloshin. Ata i shqetėsonte sėmu¬ndja, e cila i kapte me radhė gocat tė cilat njė herė vizitonin djaloshin e bukur; nė vend qė tė bėnin pajėn e nusėrisė, fshehurazi nga prindėrit, shėtisnin megjeve dhe kėrkonin fole shpendėsh pėr tė gjetur ndonjė pendė me ngjyra nga mė tė bukurat qė t’ia ēonin djaloshit, i cili nuk u hiqej mendsh. “Na i morri nė qafė ky pis i ēmendur vashat, dhe na e lodhi shpirtin me sjelljen e vet tė ēuditshme, e cila as tė pengon dhe as tė zė rrugėn, por ama nuk tė lė tė qetė dhe pa e lodhur kokėn me tė!” - thoshin fshatarėt duke shikuar dritėn e zbehtė nė dritaren e dhomės sė djaloshit edhe nė orėt e pasmes¬natės kur rastėsisht dilnin nė ēardak tė ēlodhen nga ndonjė ėndėrr e trishtueshme apo qė tė shohin yjet. “Atė duhet ta largojmė nga fshati!” - propozonin tė rinjtė duke vėshtruar me ēfarė qetėsie djaloshi nisej drejt pyllit dhe kthehej nė shtėpi para se tė lėshohej nata me strajcėn plot pendė dhe shpendė tė ngordhur. “Ai ėshtė magjistar, i cili pendėt i pėrdor pėr tė bėrė ilaēe me tė cilėt shėron zjarrin rinor tė vashave tė fshatit!” - thoshin plakat qė rrinin ulur pranė kroit duke mos lėnė pa pėrmendur se diēka tė tillė nuk mbanin mend as ato, as pleqtė e mėparshėm qė tani i kishte shkrirė dheu. “Thonė se pasi ua shkul pendėt shpendėve tė ngordhur, i var nė mur ku qelben dhe krimben!” - shtonte ndonjė plakė qė kishte imagjinatė mė tė zhvilluar. Shkurt, askush nuk kishte mundėsi t’i ndalte fjalėt e botės qė njėherė kishin marrė dhenė: ēdokund flitej pėr tė dhe thuajse as qė mund tė fillonte apo pėrfundonte ndonjė bisedė po nuk pėrmendej djaloshi, i cili as qė e dinte se ishte bėrė preokupim kryesor i tė gjithėve nė fshat. Djaloshi atė nuk e dinte as asaj dite kur mbylli me dry dyert e shtėpisė dhe me valixhet nė duar u nis rrugės sė fshatit. Sa u habitėn fshatarėt pėr shkak tė valixheve qė bartte nė duar po aq i befasoi kur panė se ai nuk u nis si rėndom drejt pyllit, por teposhtė kodrinės. Shkonte nė njė drejtim tė panjohur. Fshatarėt e vėshtronin nga pak edhe tė gėzuar, sepse ja, ndodhi qė edhe ai i mallkuar njė herė ta ndėrrojė drejtimin. Aq mė shumė u gėzuan kur panė se nė mbrėmje nuk u kthye dhe se dritaret e dhomave nė shtėpinė e tij nuk i ndriēoi drita. Kaluan ditė, muaj dhe vite, por djaloshi as erdhi nė fshat e as u dėgjua diēka pėr tė. Largimi i tij nga fshati i shqetėsoi vashat qė e kishin vizituar. Ato tė mjerat ēdo ditė qėndronin nė dritare duke shpresuar se do ta shihnin si ngjitet kodrinės drejt fshatit. Shpresonin se ai do tė kthehet, se nuk do t’i harronte netėt qė kishte kaluar me to. Derisa vashat i lodhte pagjumėsia dhe ėndrrat pėr bukuroshin me tė cilin kishin kaluar plot net tė kėndshme, fshatarėt e tjerė shpeshherė i afroheshin shtėpisė sė tij duke i lodhur kėrshėria tė shohin ēka fshihej nė ato dhoma me dyer tė kyēura. Disa thonin se djaloshi kishte braktisur shtėpinė meqenėse dhomat i kishte mbushur pėrplot me pendė dhe nuk kishte mė as ku tė flinte e lėre mė tė lėvizte. Kur dėgjonin pohimet e kėtilla, vashat qė kishin parė brendinė e shtėpisė sė djalit, por nuk guxonin tė tregonin, thoshin nė vete: “Sa budallenj qė jeni! Ato dhoma janė tė mbushura plot me piktura dhe bukuri pėrrallore! Jo vetėm qė i ka mbushur jastėkėt dhe dyshekun, por edhe muret i ka mbuluar me pendė tė larmishme!” Njė ditė, fshatarėt vendosėn t’i ēelin me dhunė dyert e dhomave tė djaloshit. Kur hynė brenda mbetėn si tė shtangur; muret ishin tė mbuluar me pendė dhe me plot piktura nga mė tė bukurat. Edhe perdet ishin tė bėra nga pendėt shumėngjyrėshe me kujdes tė radhitura dhe pėrbėnin njė mozaik pėrrallor. Dhomat ishin tė pastra dhe tė rregulluara si mė mirė. Askund nuk vėrehej ndonjė pendė e hedhur e jo mė diēka tjetėr. Nė njė raft qėndronin tė radhitura disa shishe tė mbushura me pluhur me ngjyra tė ndryshme. Atėherė ata kuptuan se djaloshi i bluante pendėt e shpendėve duke bėrė nga pluhuri i tyre ngjyra qė i pėrdorte pėr tė pikturuar. Disa enė, tė cilat gjithashtu qėndronin me kujdes tė radhitura nė raftet e dhomave ishin tė mbushura me lėng tė kuqėrremtė. Ajo ishte rrėshirė e shkrirė tė cilėn e pėrdorte pėr ta pėrzier me pluhurin e bėrė nga pendėt e bluajtura. Kėshtu bėnte ngjyra tė veēanta me tė cilat pikturonte. “Sa piktura tė bukura!” - mahniteshin fshatarėt duke zgurdulluar sytė nė peisazhet dhe hapėsirat pėrrallore qė kishte pikturuar djaloshi. Mbyllėn dyert e dhomave dhe u kthyen nėpėr shtėpitė e veta

vazhdon....
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė