Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-08, 17:14   #11
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imuniteti aktiv dhe ai pasiv

IMUNOGLOBULINAT – STRUKTURA DHE FUNKSIONI

I. DEFINICIONI

Imunoglobulinat (Ig)


Janė molekula glikoproteinike tė prodhuara nga plazma-qelizat (plazmocitet) si pėrgjegje ndaj njė imunogjeni qė veprojnė si kundėrtrupa. Emėrtimi imunoglobulinė rrjedh nga konstatimi i migrimit tė tyre bashkė me proteinat globulare kur serumi, i cili pėrmban kundėrtrupa vendoset nė njė fushė elektrike (fig.1)
Figura 1 Ndarja elektroforetike e proteinave tė serumit


II. FUNKSIONET E PĖRGJITHSHME TĖ IMUNOGLOBULINAVE

A. Lidhja e antigjenit

Imunoglobulinat lidhen nė mėnyrė specifike nė njė ose disa antigjene pėrafėrsisht tė njejta. Lidhja e antigjenit nga ana e kundėrtrupave ėshtė funksion parėsor i kundėrtrupave dhe mund tė rezultojė me mbrojtjen e strehuesit. Valenca e kundėrtrupave i referohet numrit tė determinanteve antigjenike qė mund tė lidh njė kundėrtrup i vetėm. Valenca minimale e kundėrtrupave ėshtė dy, por nė disa raste ajo ėshtė edhe mė e madhe.

B. Funksionet efektore

Shpeshherė lidhja e njė kundėrtrupi pėr antigjen nuk ka efekte tė drejtėpėrdrejta biologjike. Pėrkundėr kėsaj, efektet e rėndėsishme biologjike janė pasojė e “funksioneve efektore” dytėsore tė kundėrtrupave. Imunoglobulinat ndėrmjetėsojnė njė mori funksionesh efektore. Zakonisht, aftėsia pėr tė bartur njė rol tė veēantė efektor kėrkon lidhjen e kundėrtrupit pėr antigjenin e tij. Secila nga imunoglobulinat nuk mund tė ndėrmjetėsojė tė gjitha funksionet efektore. Funksionet e tilla efektore pėrfshijnė:

1. Fiksimin e komplementit. Kjo rezulton me lizėn apo shkatėrrimin e membranės qelizore dhe lirimin e molekulave biologjikisht aktive (shiko kapitullin e dytė)

2. Lidhjen nė lloje tė ndryshme qelizash- Qelizat fagocitare, limfocitet, pllakėzat e gjakut (trombocitet), mastocitet dhe bazofilet posedojnė receptorė qė lidhin imunoglobulinat. Njė lidhje e tillė mund tė aktivizojė qelizat pėr tė kryer funksione tė caktuara. Disa imunoglobulina lidhen gjithashtu me receptorėt nė trofoblastin placentar e cila rezulton me kalimin e kundėrtrupave nėpėr placentė. Si rezultat i gjithė kėtyre ndodhive, kundėrtrupat e transferuar me origjinė nga nėna (maternale) sigurojnė imunitet te fetusi dhe te i porsalinduri.

Figura 2A. Struktura bazike e imunoglobulinave


Figura 2B.Mbėshtetur nga Division of Undergraduate Education of the National Science Foundation.


Figura 2C Shiriti i kundėrtrupit tė parė intakt i kristalizuar (IgG2A). Harris, L. J., Larson, S. B., Hasel, K. W., Day, J., Greenwood, A., McPherson, A. Nature 1992, 360, 369-372.


Figura 2D
Kundėrtrupi rrotullues.


III. STRUKTURA THEMELORE E IMUNOGLOBULINAVE

Struktura themelore e imunoglubulinave ėshtė e ilustruar nė figurėn 2. Megjithėse imunoglobulinat e ndryshme mund tė dallojnė nė aspektin strukturor, tė gjitha janė tė ndėrtuara nga njėsitė e njėjta bazike.

A. Zingjirėt e lehtė dhe tė rėndė

Tė gjitha imunoglobulinat kanė strukturė tė ndėrtuar nga katėr zingjirė si njėsi tė tyre themelore. Ato pėrbėhen nga dy zingjirė identikė tė lehtė (23kD) dhe dy zingjirė identikė tė rėndė (50-70kD)

B. Lidhjet disulfide

1. Lidhjet disulfide ndėrzingjirore - zingjirėt e rėndė dhe tė lehtė dhe dy zingjirėt e rėndė mbahen sė bashku pėrmes lidhjeve disulfide ndėrzingjirore dhe pėrmes ndėrveprimeve jokovalente. Numri i kėtyre lidhjeve ndėrzingjirore disulfide ndryshon nė kuadėr tė molekulave tė ndryshme tė imunoglobulinave.

2. Lidhjet disulfide brendazingjirore - brenda secilit zingjir polipeptidik ekzistojnė gjithashtu lidhjet brendazingjirore disulfide.

C. Regjionet variabile (V) dhe konstante(C)

Pas krahasimit tė bėrė nė rėnditjen e aminoacideve nė llojet e ndryshme tė zingjirėve tė rėndė e tė lehtė, ėshtė bėrė e qartė se qė tė dy zingjirėt mund tė ndahen nė dy regjione varėsishtė nga variabiliteti nė rėnditjen e aminoacideve. Kėto janė:

1. Zingjiri i lehtė-VL (110 aminoacide) dhe CL (110 aminoacide)

2. Zingjiri i rėndė-VH ( 110 aminoacide) dhe CH (110 aminoacide)

D. Regjioni nyjėtues

Ky ėshtė njė regjion nė tė cilin krahėt e molekulės sė kundėrtrupit formojnė strukturė nė formė tė shkronjes Y. Emėrtohet si regjion nyjėtues ngase ekziston njė lloj fleksibiliteti i molekulės ne kėtė pikė.

E. Domenet

Pamjet tredimensionale tė molekulės sė imunoglobulinės tregojnė qė kjo molekulė nuk ėshtė plotėsisht e drejtė siē ėshtė paraqitur nė fig. 2A. Pėrkundėr kėsaj, ajo ėshtė e palosur nė regjione globulare ku secila nga kėto pėrmban njė lidhje disulfide brendazingjirore (fig 2B-D). Kėto regjione emėrtohen si domene.

1. Domenet e zingjirit tė lehtė- VL dhe CL

2. Domenet e zingjirit tė rėndė-VH, CH1-CH3 ( ose CH4)

F. Oligosakaridet

Karbohidratet janė tė lidhura nė domenin CH2 nė shumicėn e imunoglobulinave. Sidoqoftė, nė raste tė caktuara karbohidratet mund tė gjenden tė lidhura edhe ne lokacione tė tjera.

Figura 3. Struktura e regjionit variabil





Pėrktheu: EKREM MALOKU, MD
1.Asistent mėsimor i Fiziatrisė, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Mjekėsisė, Prishtinė
2. Hulumtues shkencor nė Departamentin e Neuroshkencės, Universiteti Illinois nė Ēikago, SHBA
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė