Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-06, 16:35   #5
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Nga vjen druri - bredhi i krishtlindjeve?
Njė nga zakonet mė tė pėrhapura tė krishtlindjeve sot ėshtė sjellja nė shtėpi e pemės tė krishtlindjeve dhe zbukurimi i tij. Nga vjen ky zakon? Coffin, nė "Libri i Folklorit tė Krishtlindjeve", na tregon:
"Shumica e njerėzve kanė dėgjuar qė pema e krishtlindjeve ka zėnė fill nė Tannenbaum dhe nė njėfarė lloji tė mbeturinės sė adhurimit gjerman tė bimėve. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Mirėpo, zakoni i pėrdorimit tė bredhit dhe drurėve me gjelbėrim tė pėrjetshėm, nė mėnyrė ceremoniale, qe vendosur nė Saturnalinė romake, madje edhe mė herėt nė Egjipt" [f.209].
Shkruan Alexander Hislop nė "Dy Babilonitė":
"Pema e krishtlindjeve, tash aq i rėndomtė nė mjediset tona, ka qenė i zakonshėm nė Romėn pagane dhe Egjiptin pagan. Nė Egjipt, ky ka qenė druri i palmės; nė Romė, ky ka qenė bredhi – druri i palmės qė paraqiste Mesinė pagane, si Bal-Temer; bredhi qė i referohej atij si Bal-Berith. Nėna e Adonisit, zotit-diell dhe hyjnisė madhėshtore tė ndėrmjetshme, thuhet tė ketė qenė shndėrruar nė njė pemė nė mėnyrė mistike dhe atėherė, nė kėtė gjendje, tė ketė lindur tė birin e saj hyjnor. Nėse nėna ka qenė njė pemė, i biri duhet tė ketė qenė pranuar si njeri-degė. Kjo plotėsisht shpjegon vendosjen e cungut nė zjarr, nė natėn krishtlindjeve, dhe shfaqjen e pemės-bredhit tė krishtlindjeve nė mėngjesin e nesėrm" [faqe 97].
Adhurimi i drurit ka qenė i zakonshėm tek tė lashtėt. Nė "Festivalet, Ditėt e Shenjta, dhe Ditėt e Shenjtėve" qėndron:
"Pema e krishtlindjeve... pėrsėrit idenė e adhurimit tė drurit... topat e shkėlqyeshėm qė simbolizojnė diellin... tė gjitha festivalet e paganėve tė solsticit dimėror janė thithur nė Ditėn e krishtlindjeve... pėrdorimi i ashes dhe veshtullės nė ceremonitė e druidėve (Shėnim: Rend priftėrinjsh nė Galinė dhe Britaninė e lashtė, tė cilėt shfaqen nė legjendat Uelsiane dhe Irlandeze si profetė dhe magjistarė.) ... pema e krishtlindjeve pėr nder tė bredhit tė shenjtė tė Odinit..." [f.236].
Shkruan Collins nė "Folklori i Krishtlindjeve":
"Ideja e dekorimit tė shtėpive nė festa ėshtė e pėrbotshme dhe me shekuj e vjetėr... Pra, dafina e Saturnalisė, ashja gjermane, veshtulla kelte, dhe kaēuba meksikane, tė gjitha identifikohen me kėtė ceremoni shumėgjuhėshe..."
"Shumė nga bimėt qė pėrdoren nė krishtlindje janė simbole tė pjellorisė. Me siguri ēdo dru me gjelbėrim tė pėrjetshėm (bredhi, bėrsheni), me aftėsitė e veta pėr tė kthyer gjelbėrim nė muajt jopjellor, ėshtė e pėrshtatshme, por shumė mė interesante janė ashja, dredhka, dhe veshtulla. Ashja, me gjethet e saja qė shpojnė, lulet e bardha, dhe kokrrat e kuqe simbolizon dėshirėn e fortė tė riprodhimit mashkullor. Nė fakt, nė kėngėt gazmore angleze... ashja ėshtė mashkulli dhe dredhka ėshtė femra. Me gjasė tė krishterėt e kanė huazuar kėtė pėrdorim tė bimėve sė bashku me zakonet e tjera tė Saturnalisė romake." [f.22-23].
Dredhka, mashkulli i ashjes, nė ritet e lashta greke ka marrė emrin e vet nga vajza qė vallėzonte para Dionisit me aq hare dhe shfrenim, sa qė ka rėnė e vdekur para kėmbėve tė tij. Dionisi, natyrisht, ka qenė versioni grek i perėndisė sė verės dhe zbavitjes, njė formė tjetėr e Bakusit, Temuzit, apo Nimrudit!
Veshtulla, qė nga kohėrat e hershme, ėshtė konsideruar si e shenjtė dhe e mistershme, simbol i diellit, dhuruesit tė jetės, si njė afrodiziak, dhe mbrojtės kundėr sėmundjeve dhe helmit. Kjo bimė posaēėrisht qe e shenjtė pėr keltėt druidė, tė cilėt e sakrifikonin nė lutjet ndaj zotave. Paganėt i janė referuar veshtullės si "dega e artė". Dy festat e mėdha, kur paganėt mblidhnin veshtullat, kanė qenė dita nė mes tė verės, solstici i verės, dhe 25 dhjetori, solstici i dimrit. Qe supozuar qė veshtulla posedonte fuqi pėr zbulimin e thesareve nė tokė, dhe qe shndėrruar nė njė "thupėr parashikuese". Po ashtu ėshtė konsideruar si "ndenjėse e jetės" e lisit tė shenjtė, dhe si njė burim i zjarrit tė diellit. Tė puthėsh nėn veshtullėn ėshtė njė mbijetesė e shthurjes seksuale tė Saturnalisė dhe sjelljes sė pamoralshme e tė pistė, gjė e cila ka qenė e rėndomtė nė Saturnali.

Marrur nga www.fjalaebukur.com e cila e ka marur prej www.mburoja.net

Pershendetje nga Kumanova Legjendare
Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė