Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 14:49   #18
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

KDI: Papjekuri sistematike e institucioneve tė shtetit






Pėrveē mungesės sė disa ligjeve anti-korrupsion, Kosova karakterizohet edhe me institucione qė performojnė shumė dobėt, u tha tė enjten nė konferencėn “Kėrkesat e BE-sė kundėr korrupsionit: Matja e progresit nė Kosovė”, organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovės (KDI).


Nė hapje tė tryezės, koordinatori i Projektit CIMAP, Esat Mazreku, ka thėnė se tė gjeturat kryesore nė rastin e Kosovės tregojnė pėr njė papjekuri sistematike tė institucioneve themelore tė shtetit.

Ndėrsa, ish ministrja e Administratės Publike, Melihate Tėrmkolli u shpreh se ky raport sė paku do tė vė nė shesh mangėsitė e kėtij sektori.

“Problemet kryesore tė administratės publike janė: politizimi i saj, mos zbatimi i ligjeve sidomos i atij pėr shėrbyesit civil, mos zbatimi i reformave qė dalin nga projekti i rishikimit funksional pėr administratėn, pėr tė cilėn edhe pse janė harxhuar 4 milionė euro, ky projekt ka mbetur ende vetėm nė letėr”, ka thėnė Tėrmkolli, ndėrkohė ka shtuar se pėr njė luftė efikase kundėr korrupsionit, nevojitet vetėm vullnet politik.

Nė anėn tjeter, Dastid Pallaska, njohės i fushės sė drejtėsisė theksoi se Kosova ka mjaft ligje pėr luftimin e korrupsionit, por sipas tij, mungojnė aktet nėnligjore dhe rregulloret e ndryshme pėr tė pas njė luftė mė efektive. “

Ndėrkaq, Mazreku ka renditur po ashtu edhe njė sėrė rekomandimesh tė cilat sipas tij do tė ndihmonin nė pėrmirėsimin e gjendjes, ku ndėr tė tjera pėrfshihen: sigurimi i qasjes ne dokumente publike, monitorimi dhe verifikimi i deklarimit tė pasurive, vendosja dhe zbatimi i kodeve tė mirėsjelljes, zbatimi dhe pėrforcimi, pėr gjyqtarėt dhe shėrbyesit civilė, si dhe miratimi i kodit tė mirėsjelljes pėr deputetėt e parlamentit, eliminimi i ndėrhyrjeve politike, identifikimi i hershėm i keqpėrdorimeve etj.

Projekti CIMAP ėshtė dizajnuar nė atė mėnyrė qė tė mundėsojė pasqyrimin e gjendjes sė pėrpjekjeve anti-korrupsion tė Kosovės nė procesin e pėrmbushjes sė standardeve tė BE-sė, dhe atė nė tri institucionet kryesore, siē janė administrata publike, gjyqėsori dhe legjislativi.

Ky projekt ėshtė zhvilluar nė bashkėpunim me Sekretariatin e Transparency International dhe ėshtė shtrirė nė 4 shtete: Kosovė Shqipėri Maqedoni dhe Turqi. Nė Kosovė, projekti ėshtė pėrkrahur nga Komisioni Evropian , Ambasada Britanike dhe ajo Norvegjeze nė Prishtinė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė