Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-11, 23:01   #23
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Qeveria

kemi nji qeveri qe nuk e don popullin qe e ka votuar

ose ma mir me than e kemi nji qeveri qe nuk perfaqson kombin shqiptar qe pushtetin e mban me deputet qe nuk marrin pjes ne parlament ose vende te rezervura


merrne me memnd ,tash ne vekiliks dul sekreti tjter se HASHIM THAQI para nderkombtarve ka shpreh shqetsimin e trij se kryeministri shqaptar mund te ket ndikim tek shqiptart e kosoves


kurse kurr nuk ju paska shpreh paknaqsin se serrbia po e qeveris 25% te teritorit te kosoves


-------------------------------------------------------------------------------------------

Thaēi nuk shqetėsohet nga zbulimet e Wikileaksit






Publikuar: 14.07.2011 - 08:49Prishtinė, 14 korrik- Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nuk ėshtė brengosur nga publikimi i raportit tė “Wikileaksit”, i cili para pak ditėsh e zbuloi faktin se ai u kishte thėnė diplomatėve amerikanė qė “i frikėsohet ndikimit tė Sali Berishės nė Kosovė”. Thotė se raportet me homologun nga Tirana si ato personale, ashtu edhe institucionale i ka tė shkėlqyera. Nė intervistėn dhėnė “Kohės Ditore”, shefi i Qeverisė nuk shqetėsohet se “Wikileaks” mund tė zbulojė kabllo tė tjera diplomatike, tė cilat e implikojnė atė nė lidhjet e kontratave pėr ndėrtimin e autostradės Vėrmicė-Merdar, apo nė dhėnien me koncesion tė Aeroportit tė Prishtinės. Thaēi thotė se kontrata e autostradės nuk ėshtė vendosur mbi kritere politike, por mbi kritere ekonomike dhe se shefi i ICO-s, Pieter Feith, do tė duhej pyetur pse nuk e ka parė asnjėherė kėtė kontratė. I pari i Ekzekutivit mohon qė mė 2 korrik tė jetė arritur ndonjė marrėveshje mes palės vendėse dhe asaj serbe. Krejt ēka ka dalė nga takimet katėrmujore tė palėve, sipas tij, janė konkluzionet e Robert Cooperit. Megjithatė, ai e pranon se palėt kanė marrė zotimet pėr t’i respektuar pikat e atyre konkluzioneve.

Ndryshe nga kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili ka vlerėsuar se pala kosovare ka hequr dorė nga disa prej elementeve tė shtetėsisė, Thaēi shprehet i bindur se asnjėra nga konkluzionet e Cooperit nuk e prekin sovranitetin e Kosovės. Pavarėsisht dallimeve nė qėndrime, Thaēi thotė tė ketė raporte shumė tė mira me Krasniqin dhe se ka raste kur takohet me tė tri- katėr herė nė ditė.

Kryeministri ėshtė shprehur i gatshėm qė tė kėrkojė sqarimin e imunitetit tė deputetėve te Gjykata Kushtetuese nėse njė gjė tė tillė ia obligon Kuvendi i Kosovės. Nė tė kundėrtėn, thotė se nuk i pėrzihet Kuvendit nė vendimet e tij.

Thaēi e pranon se ėshtė telefonuar nga drejtori ekzekutiv i PTK-sė Shyqri Haxha para se ky i fundit ta nėnshkruante kontratėn pėr “Dardafonin”, pėr tė cilėn tash ėshtė ngritur njė aktakuzė nga EULEX-i, por mohon t’i ketė bėrė ndonjė presion atij.

KD: Zoti kryeministėr, para pak ditėsh “Wikileaks” na befasoi me zbulimin e njė kablloje diplomatike qė Ambasada amerikane nė Prishtinė ia kishte dėrguar State Departamentit, e nė tė cilėn ju e shfaqni shqetėsimin pėr ndėrhyrjen e kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nė stabilitetin e brendshėm tė vendit? Pse gjithė ajo frikė nga Berisha?



Thaēi: Unė nuk i komentoj opinionet e tilla, ashtu siē nuk i komenton as Washingtoni, e as kryeqytet e tjera. Por dua tė theksoj se raportet edhe personale, edhe institucionale me kryeministrin Berisha janė tė shkėlqyera.

(Vazhdimin e parė tė intervistės, lexojeni sot nė gazetėn “Koha Ditore”)
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė