Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-12, 13:37   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Sot seancė solemne e Kuvendit tė Kosovės


Nė orėt e pasdites mbahet seanca solemne e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, me rastin e pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, transmeton Koha.

Nė seancė do tė marrin pjesė presidentja Jahjaga kryeministri Thaci, zėvendėskancelari gjerman Shpindeleger, zėvendėsi i ndihmės tė skeretarit tė Shtetit Riker , ish-Presidenti finlandez Ahtisari, ish-0ambasadorėt Uizner e Ishinger.


BE e ndarė nė politikėn ndaj Kosovės


Ndarja nė Bashkimin Evropian pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės dobėson politikėn e BE-sė nė rajon. Kryesuesja e radhės e BE-sė Qiproja , e cila ėshtė gjithashtu kundėrshtare e njohjes, po qėndron e tėrhequr.

Kur Kosova shpalli nė fillim tė vitit 2008 pavarėsinė Bashkimi Evropian u vu para njė dileme: A ta njihte ish-provincėn serbe si shtet tė pavarur apo jo? Shumica e vendeve tė BE-sė, pėrfshi edhe Gjermaninė, e njohu pak mė vonė Kosovėn. Por deri sot qeveritė e Greqisė, Rumanisė, Sllovakisė, Spanjės dhe Qipros janė tė njė mendimi tjetėr, pra nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės.

Ndarja nė Bashkimin Evropian pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės dobėson politikėn e BE-sė nė rajon. Ulrike Lunacek, eurodeputetja e tė Gjelbėrve austriakė nė Parlamentin Evropian dhe raportuese pėr Kosovėn, u bėn thirrje "pesė shteteve kokėforta qė ta njohin atė, sepse kjo do t'i bėjė pėrpjekjet e BE-sė edhe mė efektive." Megjithatė kjo njė herė pėr njė herė nuk pritet tė ndodhė. Kryesuesja e radhės e BE-sė Qiproja , e cila ėshtė gjithashtu kundėrshtare e njohjes, po qėndron e tėrhequr. Sipas zėvendėsministrit qipriot pėr Evropėn Andreas Mavroyiannis "BE-ja kėrkon njė qasje neutrale ndaj statusit".

Por nė qoftė se BE-ja nuk ėshtė e njė mendjeje nė kėtė ēėshtje, atėherė BE-ja nuk mund tė presė nga Serbia qė tė heqė dorė zyrtarisht nga Kosova si pjesė e territorit tė saj. Presidenti i ri serb Tomisllav Nikoliq tha pas bisedimeve nė qershor me Presidentin e Kėshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso, i kėnaqur: "Mua mė kanė siguruar se BE nuk do tė na kėrkojė tė njohim Kosovėn".

Por kjo nuk do tė thotė se Bashkimi Evropian nuk pret asgjė nė ēėshtjen e Kosovės dhe tė Serbisė, nėse vendi dėshiron t'i afrohet qėllimit tė tij pėr t'u anėtarėsuar nė BE - pėrkundrazi. Serbia mori kėtė vit statusin e kandidatit dhe pret pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim. Edhe gjatė vizitės sė presidentit Nikoliq nė qershor Barroso i tha qartė "se normalizimi i marrėdhėnieve tė Serbisė me Kosovėn mbetet njė kėrkesė absolutishte kyēe pėr Komisionin, qė t'u rekomandojė shteteve tona anėtare hapjen e negociatave pėr anėtarėsim." Konkretisht, BE pret prej tė dyja palėve sidomos kthimin e vendkalimeve kufitare nė vendkalime normale, thuhte nė njė vėshrtim tė DW.

Kosova nuk e ka marrė deri tani statusin e kandidatit. Dhe nuk mund ta marrė pėr aq kohė sa tė gjithė anėtarėt e BE ta kenė njohur Kosovėn si shtet. Por nė thelb rruga e Kosovės pėr nė Evropė, ėshtė e hapur thotė Komisioni. Prandaj Komisioni kėrkon nga Kosova qė tė pėrmirėsojė marrėdhėniet e saj me Serbinė dhe tė respektojė pakicėn e saj serbe, pavarėsisht nga ēėshtja e pazgjidhur e statusit. Presidenti Van Rompuy u shpreh pėr "rrugėn evropiane tė kompromisit, dialogut dhe konsensusit", prej sė cilės tė dyja palėt vetėm se mund tė fitojnė. Por nė perspektivė afatgjatė duhet trajtuar edhe ēėshtja e statusit sugjeroi tė martėn Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian. "Nė fund tė njė rruge tė gjatė duhet tė jetė njohja e ndėrsjellė e Serbisė dhe Kosovės" tha Schulz nė prani tė kryeministrit serb Ivica Daēiq.

Ēfarė ndryshon me tė vėrtetė tani qė Zyra Civile Ndėrkombėtare nė Prishtinė mbyll dyert e saj? Jo shumė, beson Marko Prelec, ekspert pėr Ballkanin nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave nė Bruksel. "Kosova ėshtė ende e paqėndrueshme, veēanėrisht pėr sa i pėrket sundimit tė ligjit dhe marrėdhėnieve me serbėt nė veri tė vendit dhe nė Serbi." Po ashtu pėr momentin nuk pritet ndonjė ndryshim as sa i pėrket mosnjohjes sė Kosovės nga pesė vendet e BE-sė dhe as anėtarėsimit tė saj nė OKB. Prelec mendon se ēdo tėrheqje e pranisė ndėrkombėtare do tė thotė mė shumė rrezik pėr serbėt nė Kosovė. "Kjo ėshtė ende njė zonė e rrezikshme, ku prania ndėrkombėtare do tė jetė e nevojshme edhe pėr shumė vjet." BE dhe NATO mendojnė nė tė njėjtėn mėnyrė. Sie KFOR-i edhe misioni i policisė dhe i drejtėsisė EULEX do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė.


SHBA mbėshtesin pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur

Qeveria amerikane nė disa deklarime tė saj pėrmes zyrtarėve tė lartė ka mbėshtetur vendimin pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ky hap ėshtė konsideruar si njė maturim i Kosovės pėr tė vazhduar rrugėn e saj tė mėvetėsishme dhe njėkohėsisht njė votėbesim i komunitetit ndėrkombėtarė pėr Kosovėn dhe institucionet e saj shtetėrore e demokratike, raporton RTK.

“SHBA mendojnė se Kosova ėshtė e gatshme pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Kosova ka bėrė shumė pėrparime nė katėr vjetėt e pavarėsisė sė saj. Tani ne duam tė vazhdojmė tė punojmė me ta dhe kjo nėnkupton mbrojtjen absolute tė tė drejtave tė gjithė qytetarėve,” deklaroi nė korrik tė kėtij viti, ndihmėsekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon.

SHBA gjithashtu kanė nėnvizuar se ‘mbėshtesin aspiratat evropiane tė Kosovės,’ ndėrkaq nė kėtė rrugėtim integrues Washingtoni vė theksin edhe nė integrimet e brendshme nė Kosovė, nė gjithė hapėsirėn e territorit tė saj. Shtetet e Bashkuara kanė mbėshtetur ‘shtrirjen e dorės nga ana e autoriteteve nė Prishtinė qytetarėve tė Kosovės nė veri’ qė ėshtė quajtur ‘njė veprim thelbėsorė pėr siguruar tė gjithė qytetarėt e vendit se ata janė tė sigurt nė shtetin e Kosovės.’

Mbėshtetja e fundit nga zyrtarėt amerikanė pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur erdhi nė seancėn e 21 gushtit mbi Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, me ē’rast Rosemary DiCarlo, njėra nga ambasaoret amerikane nė Kombet e Bashkuara nė fjalėn e saj tha se Washingtoni mbėshteste plotėsisht Grupin Drejtues Ndėrkombėtar qė ka njohur pėrparimet e arritura nė Kosovė.

Duke pėrcjellė urimet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nga selia e organizatės botėrore, ambasadorja DiCarlo tha se ‘vendimi pėr t''i dhėnė fund pavarėsisė sė mbikqyrur ėshtė njė votėbesim ndaj pėrkushtimit tė Kosovės dhe aftėsisė pėr tė ndėrtuar njė shtet shumetnik dhe demokratik.’

Japonia mbėshtet Kosovėn nė rrugėn drejt krijimit tė njė shteti demokratik


Shefi i diplomacisė kosovare, Enver Hoxhaj, ka pritur sot zėvendėsministrin Parlamentar tė Punėve tė Jashtme tė Japonisė, Kazuyuki Hamada. Me kėtė rast ministri e falėnderoi, Japoninė pėr ndihmėn e dhėnė Kosovės, transmeton Koha.

Ministri i Punėve tė Jashtme Enver Hoxhaj falėnderoi, Japoninė pėr ndihmėn e saj, dhėnė Kosovės.

“Japonia e ka ndihmuar fuqishėm implementimin e pakos sė Ahtisarit, pako kjo e cila ka transformuar Kosovėn nė njė shtet shumetnik e demokratik”, ėshtė shprehur Hoxhaj.

“Sot nė kėtė ditė historike e bėmė shkėmbimin e notave verbale pėr hyrjen nė fuqi tė njė marrėveshje e cila ka pikė synim qė ta mbėshtes Filarmoninė e Kosovės me instrumente muzikore. Ėshtė pjesė e politikės sė jashtme qė kulturat, vlerat dhe identiteti i Kosovės tė jetė i mbėshtetur nga partnerėt dhe miqtė tanė sikurse ėshtė Japonia”, theksoi ai.

Zėvendėsministri Parlamentar tė Punėve tė Jashtme tė Japonisė, Kazuyuki Hamada, tha se ndjehet i nderur qė po mbėshtet Kosovėn nė kėtė ngjarje historike, nė rrugėn e saj drejt krijimit tė njė shteti demokratik e paqėsor.

“Secili shtet ka agjendėn dhe misionin e vet, Kosova dhe Japonia gjeografikisht janė larg por, nė shumė mėnyra dy popujt tanė ndajnė gjėra tė pėrbashkėta, dedikimin e promovimit tė vlerave paqėsore”, theksoi ai.

Japonia do tė vazhdojė tė mbėshtes kosovarėt nė fushėn e kulturės meqė muzika dhe arti kanė njė rol universal pėr tė ardhmen, tha Hamada.


Reecker: Kapitull i ri pėr Kosovėn


Zėvendės ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se me pėrmbylljen e mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, nuk i jepet fund interesimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, por pėrkundrazi, me tė shtohet pėrqendrimi ndaj Kosovės. Pas takimit me kryeministrin, Hashim Thaēi ai ka theksuar se pėr Kosovėn po nis njė kapitull i ri me mundėsi tė rėndėsishme, raporton KTV-ja.

Reeker ka theksuar se e ardhmja e Kosovės dhe e Serbisė ėshtė nė Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndėrmjet tė dyja vendeve ėshtė esencial. “Mezi po pres qė tė raportoj, ngase nga kėtu do tė udhėtoj nė Bruksel dhe do tė vazhdojė tė angazhohem pėr dialogun qė na pret atje” ka thėnė Reeker.

Ndėrsa kryeministri Thaēi deklaroi se pėrfundimi i mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė njė ngjarje e madhe pėr popullin e Kosovės. Thaēi foli pėr sfidat e ardhshme tė shtetit tė Kosovės, duke i quajtur ato jo tė lehta, ndonėse u zotua pėr angazhimin institucional nė pėrballjen me kėto sfida. “Ne diskutuam me ambasadorin Reeker pėr progresin e arritur nė Kosovė, pėr ngjarjen madhore pėr qytetarėt e vendit, pėr kėtė rrugėtimin tė pėrbashkėt pėr implementimin e plotė tė pakos sė Marti Atisarit, pėr pėrkushtimin tonė pėr shtirjen e autoritetit nė ēdo pjesė tė Kosovės”, tha kryeministri Thaēi.


Ministri turk thotė: Suksesi Kosovės, ėshtė edhe i Turqisė


Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga, priti sot njė delegacion nga Turqia, i kryesuar nga ministri i financave, z. Mehmet Şimşek, transmeton Koha.

Takimi i sotėm, tha Presidentja, ka simbolikėn e vet, pasi qė po zhvillohet nė njė ditė shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, nė ditėn e pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka dėshmuar se ėshtė kontribuues i paqes dhe stabilitetit nė rajon dhe mė gjerė. Ajo theksoi se edhe pas pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė mbesin sfida, pėr tejkalimin e tė cilave Republika e Kosovės ka nevojė pėr mbėshtetjen e mėtutjeshme tė miqve tė saj, e sidomos tė Turqisė, e cila me dekada ka pėrkrahur Kosovėn nė tė gjitha momentet kyēe, duke ofruar ndihmė, jo vetėm politike, por edhe ekonomike e ushtarake.

Ministri i Financave tė Turqisė, z. Mehmet Şimşek, duke pėrgėzuar presidenten Jahjaga pėr tė arriturat nė Kosovė, nėnvizoi se suksesi i Kosovės ėshtė edhe sukses i Turqisė, duke pasur parasysh marrėdhėniet shumė tė mira dhe bashkėpunimin midis dy vendeve.

Ministri i Financave tė Turqisė, z. Mehmet Şimşek, konfirmoi se Turqia do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen mbėshtetjen e fuqishme pėr Kosovėn, nė veēanti nė sferėn e lobimit tek shtetet e Lindjes sė Mesme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė