Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 16:26   #209
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Epoka e Rugoves: 1989-2006


Shkelzen Maliqi

Vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova shenon fundin e nje epoke. Dhe, kuptohet, fillimin e nje epoke te re. Do te deshironim te gjithe, edhe kundershtaret e tij, qe ai te jetonte te pakten edhe disa muaj kur pritet se do te realizohet endrra e tij - pavaresia e Kosoves. Per Rugoven gjithnje flitej se ka pasur fat. Ka qene prej atyre te zgjedhurve qe lindin me yll ne balle. Vetem ne fund sikur nuk ia deshi fati. Ndonese ylli i tij vazhdon te shndrite dhe u tregon udhen atyre qe vazhdojne vepren e perbashket.

Ne politike Rugova ka hyre si meteor nga fundi i viteve '80. Me pare nuk ka shfaqur publikisht qendrime politike, por ka qelluar kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves ne periudhen e shuarjes te te gjitha institucioneve te autonomise brenda nje sistemi komunist qe edhe ashtu po shembej. Politizimi i skajshem i shkrimtareve dhe intelektualeve ne Serbi kishte ndikuar edhe ne politizimin e shkrimtareve dhe intelektualeve kosovare. Rugova ka udhehequr "delegacionin" e pare te intelektualeve kosovare ne bisedat e deshtuara me "koleget" serbe, kur shkrimtari Komneniq kercenoi shqiptaret me fjalet: "Zoterinj, ne jemi ne lufte!".

Kur filloi represioni i eger serb dhe te gjithe ishin te heshtur ose te censuruar, Rugova u be i vetmi ze qe degjohej gjithandej botes dhe perfaqesonte Kosoven. Ne nje moment, edhe Rugova do ta thote fjalen e kercenimit. Ne "Der Spiegel" te Gjermanise botohet intervista e tij ku ai thote se nese Serbia vazhdon me politiken represive dhe shfarosjen e shqiptareve, ata do te pergjigjen me arme. Ky profetizim i sakte ka qene edhe momenti kur Rugova e ka kapercyer ylberin dhe prej shkrimtarit eshte bere lider historik i kombit.

Por, edhe pse shnderrimi dhe fati i tij ka qene i lidhur me keto dy deklarime simbolike te luftes, Rugova ka hyre ne histori me shume si kundershtar i luftes. Edhe meritat e tija me te medha politike dhe kombetare lidhen me udheheqjen e rezistences paqesore ne vitet 1989-1997. Sidomos gjashte vitet e para te kesaj periudhe kane qene kontributi kryesor i Rugoves dhe rugovizmit, sepse Kosova ne kete periudhe ka dhene nje shembull, ne shume aspekte unik edhe ne permasa boterore, per kundershtimin me mjete paqesore te represionit brutal dhe total te nje shteti, cfare ka qene Serbia e Milloshevicit, i armatosur deri ne dhembe dhe qe nuk ka fshehur ambiciet e peruljes dhe shfarosjes se shqiptareve te Kosoves.

Deri ne vitin 1995, me gjithe mangesite e organizmit dhe te udheheqjes, ky tip i rezistences paqesore ka dhene kontribut tejet te cmueshem per teorine dhe praktiken e asaj qe ne analet nderkombetare njihej si rezistence gandiste. Rezistenca rugoviste, qe ka qene edhe pjelle e mencurise se bashkepunetoreve (p.sh., e profesor Fehmi Aganit) dhe te instinktit vetembrojtes kolektiv, e ka shpetuar Kosoven nga katrahurat dhe katastrofat ne periudhen kur bashkesia nderkombetare, por edhe vete kosovaret nuk kane qene te pergatitur per lufte te armatosur. Po keshtu, keto vite te rezistences paqesore kane mbushur dosjet e trasha te diplomacise dhe komiteteve per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut me te dhena per shkeljen e te drejtave te shqiptareve dhe mbylljen e te gjitha rrugeve paqesore per sigurimin e jetes dinjitoze per kosovaret. Vetem ne kete sfond te kontributit madhor te Rugoves dhe te levizjes te fillimit te viteve '90, ka qene e mundur qe te kuptohet, madje edhe mirepritet ne qarqet vendimmarrese, ajo qe e kishte profetizuar me heret edhe vete Rugova, se shqiptaret nuk do te dorezohen si qengja te pabezane para makinerise serbe, por do te luftojne per clirimin e tyre edhe me arme.

Kryengritja e armatosur nuk ka qene periudha me e lavdishme e misionit te Rugoves. Carja e LDK-s ne dy krahe, ku militantet kontestonin rolin e prijesit per Rugoven, si dhe vleresimet e tija se raporti i forcave eshte ende i disfavorshem per kryengritje, kane ndikuar qe te krijohet nje carje serioze ne levizjen politike clirimtare. Duke qene me shume vizionar dhe misionar se politikan dhe analist i marredhenieve gjeostrategjike, Rugova merr nje kurs te gabuar dhe distancohet publikisht nga UCK-ja. Por, ky vleresim tani mund te vleresohet si nje gabim njerezor, te cilin edhe ashtu e kane ndare shumica e kosovareve.

Shume njerez nuk kane mundur te imagjinojne suksesin spektakular te UCK-se, se nje formacion fillimisht shume i vogel, do te mund te mobilizonte per disa muaj aq shume kryengrites, dhe cka eshte me e rendesishme, se do ta vinte ne alarmime kercenuese, e pastaj edhe ne aksion, makinerine me te fuqishme te te gjitha koherave ne kete planet, NATO-n.

Por, cudia qe ka ndodhur me intervenimin e NATO-s dhe debimin e administrates dhe forcave serbe nga Kosova, nuk ka qene ekskluzivisht vetem merite e UCK-se. Fuqite e medha kane vendosur qe te ndermarrin intervenimin ne formen e nje nderhyrjeje paqesore, jo vetem qe ta perkrahin kryengritjen, por edhe levizjen paqesore dhe Rugoven, qe kishte dhene aq shume prova se shqiptaret kane synime dhe shpirt demokratik.

Edhe pse gjate luftes Rugova dhe formacioni i tij jane dukur te humbur dhe pa perspektive, ringjallja e ndikimit te vete Rugoves dhe te LDK-se, qe i kane fituar te gjitha zgjedhjet, ka qene nje vazhdimesi legjitime, e perkrahur edhe nga faktoret nderkombetare, e atij potenciali demokratik qe ne Kosove eshte zhvilluar edhe gjate rezistences paqesore, por edhe ne kuader te formacioneve qe kane organizuar kryengritjen e armatosur.

Periudha e pasluftes kur Rugova zgjedhet Kryetari i pare i Kosoves, perkunder carjeve dhe improvizimeve, megjithate do te mbetet e shenuar si periudhe e instalimit te institucioneve te demokracise ne Kosove dhe meritat per kete i takojne edhe Rugoves. Por, kontributi i tij me i madh mbetet ai vizioni i perhershem, i formuluar qarte dhe ne menyre te thukte, per Kosoven e pavarur dhe faktor stabiliteti ne rajon.

Epoka e Rugoves do te mbaroje me shpalljen e pavaresise.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė