Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:36   #19
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Ēėshtja e selis ku kanė zėnė fill Shqiptarėt ka dalė nė shesh rastėsisht ndėr fusha tė ndryshme studimi dhe prandaj nuk ėsht rrahur aq sa duhej prej shkencėtarvet. Nė kėto kushte pėrfundimet nuk duhen koinsideruar tė sakta, pse pikat e nisjes kanė qėnė tė kuifizuara. «Nė heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si tė thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): nė qoftė se pėrjashtohet invadimi sllav, nė Mesjetėn e lashtė e tė ré nuk ka lajme pėr asnjė tjetėr migracjon qė tė ketė mundur tė ndryshojė strukturėn ethnike e gjuhėsore tė Shqipėris dhe tė cungojė kėshtu vazhdimin e evolucjonit tė shqipes prej ilirishtes. Ky pėrfundim nuk ėsht pikėrisht njė circolo vizioso, siē mendon H. Hirt, do me thėnė qė shqipja ėsht zėvėndėsja e ilirishtes vetėm pse Shqiptarėt ndodhen nė selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhėsore t'ilirishtes nė fushėn toponomastike kanė nisur tė gjejnė nė shqipen elemente pėrgjegjse edhe pėr etimologjinė edhe pėr fonetikėn e tyre.» 6)

Mė poshtė, njė soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po tė mendohet qė fisi shqiptar vetėm nė kėtė krahinė (nė Shqipėrin e sotėshme) ėsht nė mardhėnje me helenizimin e vjetėr tė Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinės danubiane e tė Dalmatis, me sllavizimin e Thrakės, rrjeth vetvetiu se kjo bėrthėmė (populli Shqiptar) mbetet nė vėndin ku gjėndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund tė pritet, nė qoftė se ka lidhje kaq tė ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, tė cilat ishin sipėrfaqe qė shtriheshin pėr bri njėra tjetrės nė kohėn romake.» 7)

Mė nė funt, pėrgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njėra anė, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetėr, toponimet e pėrbashkėta dhe qėnja e fiseve — si pėr shėmbull Peonėt — qė thirren herė ilire herė thrakase, tė bėjnė tė besosh se Thrakėt dhe Ilirėt pėrfaqsojnė dy emra tė njė ethnos-i tė vetėm tė ndarė dysh vetėm politikisht e gjeografikisht. 8)

_____________
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull'autoctonia ilirica degli Albanesi», Rivista d'Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc...», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc...»,, faqe 118.
8) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», Rivista d'Albania, . viti 1942, faqe 31.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė