Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-12-11, 22:05   #45
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Botimi i veprės sė Migjenit

Skender Luarasi

Botimi i veprės sė Migjenit

Kur kujtoj Migjenin, e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda t’ia botoj “Vargjet e Lira” mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė. Kur u riatdhesova, qėllimi im mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar qe njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj. Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij, rreth 100 faqesh, tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pėr t’a bėrė sa mė tė pasur desha tė vija edhe nė Jugosllavi: Nė Ulqin banonte njė kushėrira e parė e tij, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma... Por, pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.
Megjithėse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme kryesia apo interes personal sekretari i saj, Dh. Sh. Njė ditė vajta nė Komitet dhe e pyeta sekretarin nė kishin interes tė botonin jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e shėnuar tė10-vjetorit tė vdekjes. “Por...Shtatė novela tė panjohura? Vėrtet?’’ Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile. Lajmi pėr gjetjen e shtatė novelave (mė poshtė shpjegohet qė janė gjashtė novela tė plota e dy tė papėrfunduara qė u bashkuan nė njė. Shėn. i P. L) tė panjohura tė Migjenit bėri bujė dhe tė gjithė prisnin tė botoheshin sa mė parė por krijuan edhe nakar nė disa nga shkrimtarėt ziliqarė tė sė 30-ės! Dashamirėt u gėzuan ndėrkohė vura re se nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit (bashkė me dy nga tė rejat, tė pabotuara mė parė) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve ‘’Literatura jonė’’, me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata.
Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje, Kryesia e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gjovalin Lukės duke na futur nė sherr... Asaj kohe, ndėr tė plotfuqishmit nė radhėt e intelektualėve qe edhe sekretari i shoqatės Shqipėri-Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka, i cili sillej mirė me mua. Kudo qė tė haseshim, mė respektonte dhe shpesh mė ftonte tė merrja pjesė nė aktivitetet e asaj shoqate...
Nė beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte ēuar nė shtyp nėn redaktimin e Gj. Lukės. Protestova duke i dėrguar letrėn e mėposhtme Drejtorisė sė Arsimit e tė Kulturės nė Komitetin Qendror, ku drejtonte Fatmir Gjata. ( shih letrėn, mė poshtė, - shėn. Red.).

Letra
Drejtorisė s’Arsimit e tė Kulturės, Tiranė
Mbi botimin e veprave tė Migjenit
Nė gusht 1948 i dorėzova Komitetit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve: 1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1948; 2) Koleksionin e Novelave, gati pėr t’i shtypur; 3) Refrenin e Qytetit tė Veriut, tetė novela tė pabotuara, tė cilat i pata daktilografuar prej manuskriptit dhe bėrė gati pėr botim. Mė 1948, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, iu afrova Lidhjes pėr botimin e kėtyre veprave. Tani Lidhja i vuri vetė nė shtyp, pėr15-vjetorin e vdekjes sė Migjenit. Kjo ėshtė punė e mirė; po do tė ishte mė mirė sikur komisioni i Lidhjes, mė parė, tė merrej vesh me familjen e Migjenit dhe me atė qė ia vuri nė dispozicion materialin qė botohet. Kur radhėn e fundit e bisedova ēėshtjen me nėnkryetarin Sh. M., ky mė tregoi udhėn e gjyqit. Unė nuk dua tė shpie emrin e Migjenit nėpėr gjyqe, prandaj ju lutem juve tė ndėrhyni pranė Komitetit tė Lidhjes dhe t’a bėni t’i respektojė tė drejtat morale dhe materiale tė familjes sė Migjenit. Me nderime Tiranė, mė 11.VII.1953
(Skėnder Luarasi)
Adresa: Pranė Institutit tė Shkencave
(Shėnim: identitetet janė zėvendėsuar me iniciale nga red. P.Luarasi)

Por mė 1954 Gjovalin Luka u lejua qė ta botojė veprėn e Migjenit, me plot gabime dhe pa shėnuar asnjė fjalė mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve. Me kėtė botim tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, nuk mė indinjoi aq shumė pėrvetėsimi i punės sime sesa mungesat e shumta nė formė dhe gabimet ortografike, me shtrembėrimet ''e ēuditshme'' ndaj origjinalit. Bije fjala, novelės sė panjohur ''Studenti nė shtėpi'' qė mbaronte me frazėn ''ofendonjėse'': ''Prandaj, shoqni , hiqi bregashet'' i qe shtrembėruar kuptimi nė “hiqe maskėn”(!)


Ndaj protestova ashpėr.

Kritika e Skėnder Luarasit

Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve, kėto ditė botoi librin: “Migjeni – Vepra”, mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka; Tirazhi 4000 copė, shtypur nė Stabilimentin “Mihal Duri”, Tiranė. Ka njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen dhe njė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton lėndėn qė Skėnder Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit: 1)Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944; 2) Novelat e shkurtra, tė mbledhura prej Skėnder Luarasit nga revistat e ndryshme dhe tė botuara nė‘’Literatura Jonė‘’ nė Gusht 1948 dhe 3) Refreni i Qytetit tė Veriut, tetė novela (nga tė cilat dy tė pa mbaruara). (Kėto dy copėza u bashkuan nė njė ndaj flitet vende-vende nga S. Luarasi here pėr shtatė novela tė zbuluara dhe herė tetė. Shėn. i P.L) tė pa botuara gjer dje, dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit. Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave “Refreni i Qytetit tė Veriut” por i ka pėrzier dhe u ka vėnė nėntitullin ‘’Skica dhe tregime’’. Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t’a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mendjes se po. “Migjeni”, - thonė ata, - “si i ri qė qe, nuk qe dhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. E pra, tė metat e vogla qė ka duhen ndrequr. Kėtė pikėpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatonjė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe (f. 128-160), hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilėt do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t’i vėnė nė “Ndreqje gabimesh”. Po tė ēfarė natyre janė kėto ndryshime? Me ndihmėn e dorėshkrimit tė Migjenit, ato mė kryesoret po i kthejmė nė formėn origjinale tė tyre: “Studenti nė shtėpi”, novela e renditur e para nė dorėshkrimin e Migjenit, ėshtė xhalavitur mė keq nga tė gjitha. Nė 11 faqe pėrmbi 200 gabime. Nuk ėshtė punė pikėsimesh, ndonėse edhe pikėsimet kanė edhe ata vendin e tyre dhe lozin njė rol tė rėndėsishėm nė shprehjen e naltėsuar tė njė poeti. Porse, nė kėtė novelė, ajo qė ja heq tė gjithė forcėn kuptimit tė saj ėshtė ndryshimi qė ka pėsuar fjalia urdhėrore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe maskėn). Me sentencėn e fundit, poeti nuk dėnon shoqėrinė feudale e borgjeze vetėm pėr hipokrizinė e saj: poeti e padit pėr diēka natyrale, qė as nuk varet prej vullnetit tė mire ose tė keq tė klasės; e padit pazotėsinė e saj t’i japė njerėzimit gjėkafshė tė dobishme pėr tė ardhmen, se i kanė shterur aftėsitė pjellore; e padit pėr shterpėsinė e saj; dhe qė t’ia njohė bota kėtė impotencė, megjithėse e ofendon rėndė feudalizmin dhe borgjezinė shkodrane, i thotė: “Hiqi bregashet”.
“Tė ēelen arkapijat”, e dyta novelė nė dorėshkrimin e Migjenit, ka vetėm tre omisione fjalėsh dhe mė pak gabime se cilado nga tė tjerat e botuara. Nė faqe 152: dhe prandvera qė aqė pritej, erdhi dhe po kalon si njė udhtare (ushtar) pa randėsi.

“Historia e njenės nga ato”, e treta, nė origjinal ka dy omisione fjalėsh: njėra pas fjalisė: Sa tė bukur ike sytėi fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte sa tė bukur e ke kėtė (mungojnė) dhe tjetra, nė po kėtė faqe, pas fjalisė: Praj, more vagabond Njė kapardisje n’intimitetpo e cila fjali mund tė jetė lėnė jashtėpėr natyralizmin e fjalisė se nė literaturėn tonė s’ekemi kapėrxyer akoma kufinė e realizmit ndoshta. Nė faqen 158: si njė koprac, ajo grumbuloi (qėgrumbullon); f.159: me njė za nė mes tė vajit e tėshamjes (tė vajit dhe fshamjes) Ja disa trajta tė Migjenit qė janė ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar nė: ua, pėr personin e dytė shumės) qethesapi; Njė (nji), shpresė (shpnesė), do (do tė, kam me), ynė (i ynė, i jonė), netė (net), ditė (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjelltė), nė grykė (ndrykė), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shumė -si ndajfolje), munda (mujta), shokėt e mij (shokėt e mijė), pėrgatitur (pregatitur), tė soēme (tėsotshme), do tė dojnė (do tė donė), as i bje nė sy (ass’i bje nė sy), dilshin (i delshin) gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė “pėrdhunuar” nė botimin e tashėm, dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954, megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut, ndėr tėhuaj dhe pa asnjė rast tė merrej me letėrsinė gjer mė 1933. Prej kėtyre krahasimeve, mė duket, del e qartė se nuk ėshtė e vėrtetė qė “Migjeni, si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur”. Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin, Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohas, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. Natyrisht, ka pasur edhe Migjeni anėn e gabuar nė gjuhė, sidomos nė pėrdorimin esolicizmave; pėr shembull: i ati kishte fituar do rudha nė ball; pa farė turpit, tri vjet, i ati tė presin ndihmėn e tė birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n’agoni tė vdekjes; ēaste radha. Porse kėto gabime i kuptojmė lehtė kur mendojmė se Novelat nė fjalė poeti vetėm se i kishte hedhur nė koncept. Kur shkoi nė Itali i mori me vete qė me nge t’i rishikonte e t’i ndreqte. Se autori vetė e ka kėtė tė drejtė, tė drejtėn t’i rishqyrtojė dorėshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ja botojmė tė ndryshuara. Ne duhet t’a ruajmė e t’a nderojmė trashėgimin e tij pa rezervė qė ashtu edhe tė mundimtė gjurmojmė zhvillimin e Migjenit nė gjithė fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar. Pas kėtij shqyrtimi tė shpejtė tė “Novelave” tė cilat Migjeni i pati shėnuar me datėn “nė Shkodėr 31-I-1936” dhe nė botimin e tė cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit pėr t’i paraqitur publikut njė botim tė pėrshtatshėm tė poetit tonė tė adhuruar, dua tė shėnoj edhe nja dy mungesa tė pėrgjithshme nė kėtė “Vepėr”. Pėrveē njė botimi estetikisht tė lartė, tė mbėshtetur nė njė pėrpikmėri shkencore dhe nė njė ndarje metodike tė materialit, lexonjėsit shqiptarė prisnin edhe diēka tjetėr nė kėtė botim: njė tirazh mė tė madh, ndonjė fotografi tė re tė poetit djalosh, njė hyrje dhe njė skicė biografike tė tij. Sė paku t’ishin shėnuar nė rrėzė tė fotografisė datat kardinale tė poetit. Zoti Gjovalin Luka, qė mori pėrsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonjė asnjė fije mirėnjohjeje pėr mundimin e tė tjerėve, e ka pasur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi “Veprėn” e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė: ka pasur gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė bibliotekėn dhe nė arkivin e Institutit tė Shkencave; gjithė ato reēensione e kritika e referate e biseda e konferenca qė janė botuar pėr kujtimin e poetit; ka pasur nė dispozicion tė tij anthologjitė, dorėshkrimet, librarinė, korespondencėn, fotografitė e dorėshkrimet e Migjenit tė ekspozuara nė rastin e datave pėrkujtimore tė poetit. Por ē’u bė, u bė. Dhe mė mirė qė tirazhi ėshtė i unjt: 4000 ekzemplarė tė “Veprės” do tė ēduken nė katėr javė e sipėr. Dhe atėherė do tė ndjehet nevoja pėr njė edicion tė ri tė poetit, tė plotė, tė drejtė, tė denjė pėr Migjenin; ky edicion i pėrgatitur me kujdesin mė tė madh duhet tė pushtonjė njė Hyrje, Biografinė e Migjenit, korespondencėn e tij, ndonjė fac-simile dhe gjithė ato copra dorėshkrimi qė shpėtuan nga humbja dhe nuk janė vėnė nė shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e “kėngėtarit me gjakun kryengritės” qė na la pėr trashėgim “Vargje tė Lira”, duhet tė zėrė njė vend tė merituar nė historinė e pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri, kulturė e begati.
Skėnder Luarasi Tiranė, mė 2 prill 1954 (Kjo kritikė ėshtė dhėnė me shkurtime tė shembujve pėr ndreqje gabimi. Shėnim i P. L)

Ndėrkohė nė Drejtorinė e Kulturės e tė Arsimit nė Komitetin Qendror u shqyrtua pėrsėri ēėshtja e botimit tė veprės sė Migjenit, tė punuar nga unė dhe m’u njoh e drejta. Me gjithė kundėrshtimin e disa zyrtarėve tė lartė, mė 1956 u botua vepra e Migjenit qė i pata dorėzuar Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr botim qė mė 1948, me 223 faqe dhe tirazh 6000 kopje. (Por edhe nė kėtė botim u “krasitėn” nga censura rreth 12 faqe daktilografike nga jeta e Migjenit. Shėn. i P.L.)

Parathėnie e veprės ‘’Migjeni’’ tė Skėnder Luarasit , botim i vitit 1957 dhe 1961.

Me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit “Literatura jonė”, gusht 1948, botoi 16 copė nga novelėzat e tij, nga tė 22 novelat tė botuara nė shtyp gjer atėhere. Nė gusht 1953, me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, prapė “Literatura jonė” botoi dy nga tė tetė prozat e panjohura tė autorit, tė ruajtura prej familjes sė tij “Tė ēelen arkapijat” dhe “Studenti nė shtėpi”.
Mė 1954, Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve botoi librin “Migjeni – Vepra” - mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysėm faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit 1)Vargjet e Lira tė plotėsuara me kėngėt e censuruara, mė 1944 2) Novelzat dhe 3) Novelat e Qytetit tė Veriut (siē i ka quajtur Migjeni vetė nė kapakun e tyre) tė pabotuara gjer atėhere dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit... ( f.42-43).
Skėnder Luarasi Tiranė, mė 26 gusht 1956
U gėzova se e vėrteta u shpall dhe u pranua botėrisht pėr ata qė kishin sy e veshė e mendje tė kthjellėt.

Gjovalin Luka, kur nuk zotėronte mė pushtet mė kėrkoi ndjesė pėr aktin e padrejtė por u mirėkuptuam qė nuk ishte ai shkaktari kryesor. E vlerėsoja Gjovalinin ndaj e pėrjetova me dhimbje fatin e tij tragjik. Botimi i jetės dhe veprės sė Migjenit pati njė jehonė tė gjerė, qartėsoi e motivoi shumė mendje tė reja por nuk i kyēi gojėn “tė moēmes sė mykur”.
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė