Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-13, 18:27   #39
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rishqyrtim i historisė shqiptare ?!

Osmanėt ishin pushtues nga fillimi deri nė fund



Publikuar: 13.06.2013

Tiranė, 13 qershor - Periudha e Perandorisė Otomane ka qenė pushtim nga fillimi deri nė fund. Kjo ėshtė bindja dhe qėndrimi i historianėve shqiptarė, transmetoi AS. Drejtori i Institutit tė Historisė, Beqir Meta dhe historiani Romeo Gurakuqi kanė kundėrshtuar historianėt turq duke argumentuar se faktet dėshmojnė qė shqiptarėt kanė qenė vazhdimisht tė shtypur dhe janė detyruar tė bėjnė luftė tė pėrgjakshme pėr 500 vjet.

"Turqit nė Ballkan dhe nė Shqipėri kanė ardhur si pushtues e do tė thoja se shqiptarėt kanė bėrė luftrat mė tė pėrgjakshme me kostot mė tė larta nė historinė e tyre si popull. Nuk mund tė pėrdoret qenia e disa nėpunėsve shqiptarė qė ishin njė minorancė. Nuk pėrfaqėsonin interesat e kombit shqiptar. Ata ishin thjesht nėpunės otomanė. Turqit sigurisht kanė qenė timoni drejtues, forca , pesha e kėsaj perandorie. Kėtė nuk e vė nė dyshim askush"- tha Meta.

"Shqipėria ka qenė pėr pesė shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė ndarja e njė shteti tė sė kaluarės me njė shtet aktual- sot. Bėhet fjalė pėr njė pushtim tė mirėfilltė"- tha Gurakuqi.

Sa i takon pretendimit tė historianėve apo Qeverisė Turke pėr rishikim tė historisė shqiptare mbi periudhėn e Perandorisė Otomane, studiuesit pranojnė se debatet shėrbejnė, por historia duhet tė thotė tė vėrtetėn.

"Qeveria turke nuk ka asnjė tė drejtė tė ndėrhyjė nė historiografinė e njė vendi tjetėr. Kanė gjithė tė drejtėn e zotit tė debatojnė me tė gjitha termat e parametrat. Pastaj sa tė sakta janė dhe sa tė pasakta do tė dali nga rezultatet e kėtij debate"- tha Meta.

"E vetmja ndėrhyrje qė mund tė jetė e pranueshme ėshtė zbatimi I kritereve shkencore. Do tė duhet tė jemi tė kujdesshėm nė heqjen e termave pezhorativė nė qoftė se do tė ekzistojnė"- tha Gurakuqi.

Pavarėsisht ndasive qė kanė historianėt shqiptarė pėr periudha tė ndryshme tė historisė pėrfshirė edhe atė Otomane, tė gjithė bien dakord se nė tekste ka nevojė pėr ndryshimin e disa terminologjive tė vjetruara qė pėrdoren ende.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė