Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 15:39   #35
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Koalicioni antimaqedon
Nė qoftė se mė 213 dhe 212 Filipi i kishte duart e lira nė Iliri, mė vonė punėt ndryshuan. Me marrjen e Syrakuzės dhe tė Kapuas (212-211), romakėt filluan tė shijojnė frytet e para tė epėrsisė sė armėve tė tyre mbi Hanibalin. Pas kėsaj ata riaktivizuan politikėn e tyre nė lindje: mė 211 pėrfunduan njė aleancė me etolėt, nė tė cilėn tėrhoqėn mė vonė edhe disa shtete tė tjera greke, Atalin e Pergamit si dhe shtetin ilir, tė pėrfaqėsuar nga Skerdilaidi dhe i biri i tij Pleurati. Duke shfrytėzuar me kujdes armiqėsitė e popujve tė ndryshėm ndaj politikės pushtuese tė Filipit, romakėt arritėn kėshtu tė krijojnė nė Ballkan njė koalicion tė fuqishėm antimaqedon, qė ua lehtėsoi shumė peshėn e luftės pėrtej Adriatikut.
Filipi u njoftua pėr aleancėn nė Pela ku ishte duke dimėruar. Duke ditur se gjendja e krijuar nė Greqi do ta tėrhiqte plotėsisht andej, ai vendosi tė siguronte mė parė shpinėn e mbretėrisė nga rreziku ilir; ndėrmori papritur njė ekspeditė kundėr tokave tė Orikut dhe Apolonisė dhe shkretoi viset fqinje tė Ilirisė me Maqedoninė, me qėllim qė tė linte pas frikė dhe terror. Nė pranverė iu kthye Greqisė, por aleatėt ia kishin marrė iniciativėn dhe duke e goditur nė shumė anė e detyruan tė vihet nė pozita mbrojtėse.
Nė 209 Filipi i mbante ende tokat e pushtuara nė Iliri, sepse nė bisedimet pėr paqe, qė u zhvilluan midis tij dhe etolėve nė Falaia dhe pastaj nė Aigon, mbretit iu kėrkua t’u kthejė romakėve Atintaninė dhe Skerdilaidit ardiejtė, pra pushtimet e tij mė veriore. Bisedimet dėshtuan dhe problemi nė kėtė rrugė nuk gjeti zgjidhje. Por, po kėtė vit, Skerdilaidin e gjejmė nė Etoli duke luftuar kundėr maqedonėve dhe njė vit mė vonė, mė 208, midis panikut qė kishte kapur aleatėt e Maqedonisė nė Greqi, Filipit i erdhi lajmi shqetėsues nga mbretėria: “Skerdilaidi dhe Pleurati ishin vėnė nė marshim”. Hollėsitė rreth kėtij sulmi ilir dhe rezultatet e tij nuk dihen, por fakti qė ky marshim kishte ngjallur shqetėsime nė Maqedoni tregon se sundimtarėt ilirė kishin zbritur thellė nė jug dhe si pasojė i kishin dėbuar forcat maqedone tė paktėn nga pushtimet e tyre veriore, Lisi dhe tokat e ardiejve.
Ndryshe nga kėto pėrfundime, vitet 207 dhe 206 shėnojnė njė rėnie tė luftės kundėr mbretit maqedon. Romakėt qė deri atėherė kishin luftuar kundėr Filipit me forca tė pakta, u tėrhoqėn nga fusha e betejės, duke menduar se ia kishin arritur qėllimit tė tyre pėr tė larguar Filipin nga ndėrhyrja nė perėndim. Shembullin e tyre e ndoqi dhe Atali, i thirrur nė atdhe pėr nevoja tė mbretėrisė. Pesha e luftės mbeti kėshtu mbi aleatėt ballkanikė. Duke shfrytėzuar kėtė gjendje, Filipi pėrqendroi goditjen mbi etolėt dhe mė 206 i detyroi ata tė bėjnė paqe tė veēantė.
Nė kėto rrethana romakėt u detyruan tė dėrgojnė me tė shpejtė forca nė Iliri. Nė pranverė tė vitit 205 zbritėn nė Dyrrah me 10 000 kėmbėsorė dhe 1 000 kalorės me 35 anije. Sapo mėsuan ardhjen e romakėve, parthinėt dhe popuj tė tjerė fqinjė u ngritėn kundėr maqedonėve. Duke pushtuar pa vėshtirėsi tokat e tyre, romakėt arritėn nė Dimale, tė cilin e rrethuan. Ndėrkohė ata dėrguan njė pjesė tė forcave tė tyre me 15 anije nė Etoli me shpresė se mund tė prishnin paqen.
Kėtu nė Apoloni tė dyja palėt, nėn ndikimin e disa rrethanave, shprehėn dėshirėn pėr tė mos e vazhduar mė tej luftėn. Gjendja nė Itali kishte ndryshuar; Hanibali kishte pėsuar humbje tė rėnda nė Itali dhe aleanca me tė kishte humbur ēdo kuptim pėr Filipin. Edhe romakėt e ndienin veten tė lodhur nga lufta e gjatė me Kartagjenėn. Tė dyja palėt ishin tė prirura pėr njė paqe ose tė paktėn pėr njė armėpushim tė gjatė. Epirotėt u vunė nė rolin e ndėrmjetėsit dhe Foinike, kryeqyteti i tyre, u bė qendėr e bisedimeve. Paqja u vendos dhe sipas kushteve tė marrėveshjes, romakėve u njihej e drejta mbi parthinėt e Dimalen dhe dy qytete tė vogla pranė tij, kurse Filipi mbante Atintaninė dhe, kuptohet, Dasaretinė. Midis aleatėve tė Romės ėshtė pėrfshirė edhe sundimtari i shtetit ilir, Pleurati, i cili tani pėrmendet pa tė atin, Skerdilaidin. Nė marrėveshje nuk thuhet shprehimisht cilat qenė tė drejtat qė i njiheshin atij. Paqja, pa dyshim, i jepte fund gjendjes sė luftės midis mbretit ilir dhe Maqedonisė ndėrsa ēėshtje territoriale, tė pazgjidhura midis tyre, me sa duket, nuk kishte. Fakti qė nė bisedimet e Foinikes nuk bėhet fjalė mė pėr Lisin dhe ardianėt tregon se ēėshtja kishte gjetur zgjidhje qė mė parė, mbase qė nė vitet 209 ose 208.

Lufta e dytė maqedono-romake. Dėshtimi i Filipit V
Paqja e Foinikes, ashtu sikurse u pėrfundua, i la hapur kontradiktat midis Romės dhe Maqedonisė. Pozita qė ruajti Maqedonia nė Iliri nuk ishte aspak e favorshme pėr Republikėn, por ajo e bėnte kėtė hap vetėm e vetėm qė tė ēlirohej dhe tė pėrqendronte forcat pėr betejat e ardhme vendimtare me Hanibalin. Filipi nga ana e tij e kishte kuptuar se pėr tė nuk kishte rrugė tjetėr, veēse tė forconte pozitat nė Ballkan dhe nė Lindje, ku ai parashikonte ndeshjen e ardhme me Romėn.
Kėtė drejtim morėn, nė fakt, edhe ngjarjet nė vitet qė pasuan. Ndėrsa Roma ishte duke pėrfunduar luftėn me Hanibalin, Filipi ndėrmori njė varg veprimesh diplomatike dhe ushtarake nė Lindje: pėrfundoi njė aleancė me Atalin III tė Sirisė, zgjeroi pushtimet nė Egje, duke u shtrirė deri nė Helespont, shtoi presionin mbi Greqinė dhe u mori disa toka etolėve, goditi nė veri dardanėt dhe nė kundėrshtim me traktatin e Foinikes bėri pushtime tė vogla nė Iliri qė i lejuan t’u shkėpuste romakėve parthinėt.
Ndėrkaq nė vitin 201 romakėt e thyen pėrfundimisht Hanibalin dhe e detyruan Kartagjenėn tė pėrfundonte paqen. Fitimtarėt, qė edhe mė parė nuk e kishin duruar Filipin, nuk mund tė lejonin tani qė t’u cenoheshin interesat e tyre nė Iliri dhe nė pėrgjithėsi nuk mund ta shihnin me sy tė mirė forcimin e pozitave tė tij nė Lindje.
Goditjen vendosėn t’ia japin nga Iliria. Nė vjeshtė tė vitit 200 dy legjione zbritėn nė Apoloni dhe ngritėn lėmin nė afėrsi tė lumit Aps. Kėtej filloi sulmi kundėr pozitave tė Filipit nė Dasareti. U dėrgua menjėherė njė ekspeditė kundėr Antipatreas, sepse ky qytet i rėndėsishėm ishte pika mė e pėrparuar e Filipit nė Iliri dhe zinte njė pozitė kyēe nė rrugėn qė kalonte pėrmes luginės sė Devollit pėr nė Maqedoni. Me njė sulm tė shpejtė forcat romake zunė tri kėshtjella nė rrethet e qytetit (Karagun, Geruntin dhe Orgesin) dhe sakaq u gjendėn para mureve tė tij. Komandanti romak u mundua tė hyjė nė Antipatrea me anėn e marrėveshjes, por paria, duke pasur besim te madhėsia e qytetit, te muret dhe pozita e tij e mbrojtur kundėrshtoi tė dorėzohet. Atėherė romakėve iu desh ta merrnin me sulm, gjė qė u kushtoi shumė shtrenjtė. Pėr kėtė arėsye komandanti romak u soll nė mėnyrė barbare. Ai urdhėroi masakrimin e popullsisė prej 16 vjeē e lart dhe pasi plaēkiti qytetin, e dogji dhe i shkatėrroi muret mbrojtėse tė tij. Pas kėsaj romakėt pushtuan edhe dy qytete mė tė vogla nė thellėsi: Kodrionin dhe Knidin dhe pasi lanė njė garnizon nė Kodrion u kthyen nė lėmin e tyre nė Aps. Kjo ekspeditė e pėrmirėsoi shumė pozitėn e romakėve; ata kishin asgjėsuar njė bastion tė Filipit siē ishte Antipatrea, kurse me vendosjen e garnizonit nė Kodrion kishin shtyrė nė thellėsi pikėn e kontaktit me armikun dhe kishin hapur rrugėn pėr operacionet e ardhshme.
Gjatė dimrit konsulli romak u kujdes tė siguronte aleatė. Thirri nė lėmin e tij nė Aps mbretėrit e vendeve fqinje me Maqeoninė, midis tė cilėve Pleuratin e Ilirisė, Baton e Dardanisė dhe Aleksandrin e Athamanisė dhe u mori atyre premtimet pėr ndihmė nė luftėn kundėr Filipit. Por pėrpjekjet pėr tė tėrhequr etolėt pėrsėri nė luftė dėshtuan, kurse Epiri i mbeti besnik Filipit.
Mbreti i Maqedonisė po pėrgatitej nė mėnyrė tė ethshme pėr fushatėn e stinės sė ardhshme tė vitit 199. I siguruar nga qėndrimi i Epirit dhe i Lidhjes etole nė jug ai i pėrqendroi forcat nė veri. Me qėllim qė tė mėnjanonte rrezikun e njė depėrtimi dardan nė Maqedoni, dėrgoi forca pėr tė mbyllur grykėn e Pelagonisė. Me forcat kryesore u vendos diku nė afėrsi tė malit Lynkus duke pritur njė sulm tė konsullit dhe tė Pleuratit, qė mendonte se do t’i vinte pėrmes luginės sė Genusit nė drejtim tė Lyhnidit. Por u gabua. Konsulli nuk e ndryshoi drejtimin e tij. Duke rimarrė operacionin u sht
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė